Studentet.info
Lajme : Universiteti i Tiranes
Kyqur 17-01-2007 18:00:00 (2575 Lexime)


Universitetet, lėndėt pėr tė fituar Mjekėsinė dhe Filologjikun

TIRANĖ, 18 JANAR- Sėrish shkollat e mesme tė pėrgjithshme mbeten mė tė preferuara pėr universitetet, ndėrkohė qė lėndėt me zgjedhje do tė pėrcaktohen nė varėsi tė degėve. Pėr tė fituar njė tė drejtė studimi nė Fakultetin e Mjekėsisė nė Tiranė, duhet qė tė njohėsh shumė mirė Fizikėn, Kiminė dhe Biologjinė. Lėndė, qė sipas dekanit tė Fakultetit, Kristo Pano, janė mė tė preferuara, duke iu afruar sė tepėrmi profilit tė vetė fakultetit.

Edhe pse ende pa njė miratim zyrtar, Pano shprehet se pranimet e kėtij viti do tė pėrzgjedhin sėrish mė tė mirėt nė kėto lėndė. "Ne do t'i vendosim kriteret e pranimit nė mbledhjen e Kėshillit tė Fakultetit, por unė jam i mendimit qė do tė ruajmė pothuaj tė njėjtat kritere",- tha dje Pano, duke sqaruar se kandidatėt duhet tė pėrgatiten mirė, pėr t'u pėrballur nė garėn e Mjekėsisė.


Sa pėr llojin e shkollave tė mesme nė vend, nuk do tė ketė tolerime. Shkolla e mesme e pėrgjithshme e profilit natyror, do tė jetė me koeficientin maksimal. "Nuk do tė kemi dyshime pėr kėtė, sepse ėshtė ajo qė na duhet ne si fakultetet. Kjo, nisur edhe nga baza e njohurive tė pėrgjithshme dhe ajo qė marrin nxėnėsit nė lėndėt kryesore tė profilit tonė",- thotė Pano. Pas kėsaj, kandidatėt e shkollave tė tjera duhet t'i bėjnė mirė hesapet. Sepse nėse vijnė nga shkolla tė tjera dhe i hyjnė garės pėr Fakultetin e Mjekėsisė, do tė llogariten me koeficientė mė tė ulėt, qė do tė thotė, edhe mė pak pikė nė total.
Filologjiku

Lėndėt shoqėrore dhe gjimnazet. Edhe pėr Fakultetin e Histori-Filologjisė nė Tiranė, pranimet e studentėve do tė varen nga notat nė lėndėt shoqėrore dhe pikė maksimale, nėse vijnė nga shkollat e mesme tė pėrgjithshme. "Pėrjashtim do tė bėjė dega e Gjuhė-Letėrsisė, e cila me koeficient maksimal, do tė vlerėsojė edhe nxėnėsit qė kanė mbaruar shkollat e mesme pedagogjike"- thotė Ilira Ēaushi. Pas njė debati tė zhvilluar edhe me fakultetet e njėjtė nė rrethe, ėshtė rėnė dakord pėr unifikimin e skemės dhe vendosjen e kritereve tė njėjta. Kėshtu, nėse e ke ndarė mendjen tė ndjekėsh Filologjikun, duhet tė japėsh si provim me zgjedhje njė nga lėndėt shoqėrore, Histori + Gjeografi; Njohuri pėr Shoqėrinė + Njohuri pėr Ekonominė + Filozofi; Anglisht ose Frėngjisht. Sipas dekanes Ēaushi, kėto lėndė do tė kenė koeficientin 1.3, tė tjerat koeficient 1.

Ekonomiku, pa koeficientė

Pa dallim koeficientesh, sipas dekanit Dhori Kule, do tė jenė pranimet nė Fakultetin Ekonomik. Kundėr propozimeve tė MASH dhe grupit tė Maturės Shtetėrore, Kule argumenton pse nuk duhet tė ketė dallime me koeficientė. "Koeficientėt ishin tė vlefshėm vetėm pėr 30% tė kandidatėve tė vjetshėm, sepse pranimet e tjera ishin tė lira, ēka do tė thotė pa llogaritje pikėsh e koeficientėsh",- thotė Kule, nisur nga pėrvoja e vitit tė shkuar. Sipas tij, liberalizimi i pranimeve, i eliminon vetiu koeficientėt. "Nė 77 degė qė janė gjithsej, nė 40 u realizua pranimi pa koeficientė. Pra, nga pikėpamja numerike, koeficientėve u ka rėnė vlera",- sqaron ai. Duke u ndaluar mandej te cilėsia, nėse do tė ishte zbatuar propozimi i Ekonomikut pėr aplikimin e njė koeficienti, sipas Kules, do tė ishin 250 fitues tė tjerė, nė vend tė atyre qė fituan. Mesatarja e studentėve tė pranuar do tė ishte mė e lartė dhe po ashtu edhe nota nė Matematikė. "Rezultantja do tė ishte njė prurje shumė mė cilėsore se ajo e kėtij viti",- thotė Kule, duke qenė i prerė deri nė fund. Vetėm njė koeficient, edhe pėr shkollat edhe pėr lėndėt. I pyetur se si do tė bėhet seleksionimi, ai sqaron se nuk do tė kenė dallime lėndėsh. Do tė vlerėsojmė mbi bazėn e notave, mesatare dhe provime, pasi jemi njė gėrshetim mes shoqėrores dhe natyrores.

Nga: Bruna PRIFTI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio