Studentet.info
Lajme : Farmacistėve tė diplomuar tė USHT-sė nuk u jepen licencat e punės
Kyqur 20-01-2007 7:50:00 (1560 Lexime)

OFM-ja ruan vetėm interesat e maqedonasve

SHKUP, 19 JANAR - Nuk kanė tė sosur problemet e kuadrove tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės (USHT), tė cilėt legalizimi I Universitetit tė Tetovės (UT) nė janar tė 2005-ės, i gjeti nė mes ose nė prag tė diplomimit. Pas problemeve tė shumta pėr gjetjen e formulės me tė cilėn do tė bėhej verifikimi I kėtyre studimeve dhe pastaj zvarritjeve pėr akreditimin e Programit Studimor tė Farmacisė (PSF), mbi 20 tė diplomuar ballafaqohen me problemin e mosnjohjes sė diplomave tė tyre.

Oda Farmaceutike e Maqedonisė (OFM) u ka kthyer pėrgjigje negative tė gjithė tė diplomuarve nė USHT, qė kanė kėrkuar tė japin provimin profesional, i cili do t'u mundėsonte marrjen e licencave pėr veprimtari tė pavarur profesionale farmaceutike


Nė letrat OFM-ja arsyeton refuzimin pėr organizimin e provimeve profesionale dhe dhėnien e licencave pėr farmacistėt e U(SH)T-sė. Sipas tyre, kandidatėt nuk mund ta bėjnė kėtė, sepse studimet e kryera nuk korrespondojnė me studimet e akredituara tė PSF-sė.

"Shihet qartė se Oda i bėn kėto obstruksione vetėm sepse jemi shqiptarė", thotė Valbona Aliti, njėra prej tė diplomuarve farmacistė nė U(SH)T. Harmonizimi i programeve studimore (sistemi pesėvjeēar me programet e UT -sė dhe sistemi tre plus dy me programin e USHT-sė), sipas saj janė vetėm pretekste tė OFM-sė, pėr tė penguar veprimtarinė profesionale tė kuadrit shqiptar. Derisa PSF-ja ishte nė fazėn e akreditimit nė USHT, Komisioni pėr njohjen e studimeve tė farmacisė (UT) kėrkoi nga tė diplomuarit tė japin pesė provime diferenciale, me qėllim qė studimet e tyre tė korrespondonin me studimet e farmacisė nė Universitetin "Shėn Kirli dhe Metodi" tė Shkupit. Mirėpo, OFMja,sikurse vėren Aliti, nuk ka pėrfillur jo vetėm faktin qė nė certifikatate notave qėndrojnė tė gjitha lėndėt e studimeve qė ka Fakulteti I Farmacisė nė Universitetit tė Shkupit, por as Komisionin e Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės, qė ka bėrė verifikimin e studimeve tė farmacisė nė U(SH)T.

"Diplomat e verifikuara paraprakisht nga Komisioni mund tė paraqiten nė Odė pėr procedurė tė mėtutjeshme, respektivisht pėr mbajtje tė provimit profesional dhe dhėnien e licencave pėr punė dhe kryerje tė pavarur tė veprimtarisė profesionale", thuhet nė shkresėn e datės 4 prill 2006, me tė cilėn ishministri Aziz Pollozhani i ėshtė drejtuar Odės Farmaceutike tė Maqedonisė. Nė po kėtė shkresė, Pollozhani ka sqaruar OFM-nė se Komisioni pėr verifikimin e studimeve tė farmacisė, tė regjistruara para themelimit tė USHT-sė, ėshtė formuar nė bazė tė vendimit qė ka sjellė Kėshilli pėr Akreditimin dhe nė bazė tė arrėveshjes sė arritur mes USHT-sė dhe Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės. Pėrfaqėsues tė Kėshillit tė farmacistėve tė diplomuar nė U(SH)T, vlerėsojnė se "obstruksionet e OFM-sė kanė prapavija acionaliste dhe tė interesit financiar".
OFM-ja ėshtė shndėrruar nė "monopol" tė Universitetit tė Shkupit, thonė ato, duke e shpjeguar kėtė me tendencėn pėr tė mos njohur studime ė tjera tė farmacisė pėrveē atyre qė kryen nė "Shėn Kirili dhe Metodi". Me kėtė "monopol" njėkohėsisht mbahen tė paprekura interesat e kuadrove tė Shkupit, kryesisht maqedonas, pėr tė pasur "primatin" e punėsimit dhe hapjes sė farmacive private.

Pėr tė dyja rastet, farmacistėt e diplomuar duhet tė kenė dhėnė provimin professional dhe tė posedojnė licencė, qė sipas ligjeve aktuale ėshtė e autorizuar Oda Farmaceutike e Maqedonisė. Shpėtimi kėrkohet ose nė marrjen e kėtyre kompetencave ose nė themelimin e njė Ode paralele tė farmacistėve shqiptarė.

Nga: Laura PAPRANIKU




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio