Studentet.info
Lajme : Delegacioni i Fakultetit Juridik i USHT-sė
Kyqur 25-01-2007 10:00:00 (3681 Lexime)


Delegacioni i Fakultetit Juridik i USHT-sė takim me deputet tė ccgjerman

Bundestag - GJERMANI , 25 JANAR- Nje grup punues i Fakultetit Juridik te Universitetit Shteteror te Tetoves (USHT), te cilin e udheheq dekani i ketij fakulteti, Doc. dr. Mersim Maksuti, dhe asistentet Mr. Fatmire Lumani dhe Arta Bilalli, dy javet e fundit te ketij muaji po realizojne nje vizite pune ne “Free” Universitetin e Berlinit dhe ne Parlamentin gjerman (Deutscher Budenstag).

nje nga takimet me te rendesishme te kesaj vizite ka qene ajo ne Parlamentin Gjerman ne Berlin, me deputetin e ketij parlamenti, njeheresh edhe nenkryetar i Partise Social Demokrate, Walter Kolbow.


Ne kete takim, midis tjerash anetari i Parlamentit gjerman i njoftoi mysafiret nga Fakulteti Juridik i USHT-se me rregullat dhe praktiken e funksionimit te Parlamentit gjerman, ne menyre te vecante u diskutua per demokracine parlamentare te sistemit te qeverisjes ne Gjermani, raportet midis pozites dhe opozites, si dhe per rolin konstruktiv qe luan opozita ne kete parlament. Ne kete vije dekani i Fakultetit Juridik i beri nje ftese deputetit gjerman per nje vizite ne USHT.

Nje tjeter takim mjaft interesant ishte me dekanin e Fakultetit Juridik te Universitetit te Berlinit, Prof. dr. Klaus Rogall dhe Prorektorin per ceshtje arsimore te ketij Universiteti, Dr. Andreas Fijal. Ne kete takim, mysafiret u njoftuan per funksionimin praktik te Universitetit te Berlinit, ndersa ne vecanti te Fakultetit Juridik. Nje nder ceshtjet me te rendesishme qe u shqyrtuan, ishte ceshtja e implementimit te Procesit te Bolonjes ne kete universitet, qe perfshine ECTS-ne (Kredit transfer sistemin), menyren e ligjerimit dhe te shpjegimit nepermjet metodologjise se re, sistemin e evaulimit te studenteve dhe stafit akademik, si dhe shume ceshtje te tjera qe kane te bejne me funksionimin e ketij fakulteti.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio