Studentet.info
Lajme : Studentet ne Protesta per Muzeun
Kyqur 26-01-2007 8:44:46 (1322 Lexime)

Protesta pėr muzeun: Universiteti i Tiranės, deri nė bojkot tė sezonit

TIRANĖ, 26 JANAR - Pėrshkallėzim protestash, deri nė bojkot tė mėsimit. Madje edhe sezoni i provimeve do tė rrezikohet, nėse brenda disa ditėsh, qeveria nuk jep njė reagim tė vetin nė mbėshtetje tė kėrkesės sė Universitetit tė Tiranės, pėr ēėshtjen e Muzeut tė Shkencave tė Natyrės. Kjo do tė jetė rruga qė do tė ndjekė Universiteti, ndėrkohė qė rektori i tij, Shezai Rrokaj ka deklaruar dje se kėsaj ēėshtjeje do t'i shkohet deri nė fund, pasi e drejta ėshtė me shkollėn.

"Ne do tė ndjekim tė gjitha rrugėt ligjore, pėr tė mbrojtur tė pacenuar atė qė, nė fakt i pėrket tė gjithėve e jo vetėm universitetit. Muzeu ėshtė i shkollės e duhet t'i kthehet asaj",- tha Rrokaj, dje, gjatė protestės nė oborrin e muzeut. Vend ku ishin mbledhur bashkė rektorė, pedagogė e studentė, nga fakultetet tė ndryshme tė kėtij universiteti.


Protesta

Edhe pse nėn shi, studentėt kanė protestuar nė ambientet e muzeut. "Mbroni Muzeun", "Qeveria tė ndėrhyjė", kanė qenė disa nga parullat qė ata mbanin nė duar. Ndėrsa pedagogėt me megafonė, kanė marrė me radhė fjalėn. Asnjė e fryrė, jo patetizma, ca fjalė modeste, qė i shkojnė pėr shtat njė vepre tė tillė si muzeu. Qė mė shumė se fjalėt, flet vetė. Shumė prej studentėve ishin tė rinj dhe nuk e kishin pasur fatin ta shihnin muzeun nė lulėzim. "Po ky qenka njė mrekulli! Ta rrėzosh kėtė, mendoj se do tė jetė njė krim",- thotė Ervisi, student i degės sė Historisė nė Fakultetin e Tiranės, qė mbeti ca ēaste para skeletit tė balenės, e mandej aty ku janė arusha e balsamosur me arinjtė e vegjėl. "Nuk duhet lejuar tė shkatėrrohet. Ai mė shėrben mua, gjithė studentėve pėr mėsim dhe gjithė kureshtarėve pėr ta vizituar",- thotė studenti Tahir Lamēe, i mbėshtetur edhe nga tė tjerėt e pranishėm.

Bashkė

Askush nuk ka dashur tė ndėrhyjė nė ēėshtjen e pronėsisė. Por tė gjithė kanė kėmbėngulur pėr mbrojtje tė objektit shkollor. "Nuk kemi asgjė me pronarėt e me tė drejtėn e pronės. Ne e dimė qė ka njė ligj pėr mbrojtjen e pronarėve, sikundėr ka edhe njė tjetėr pėr mbrojtjen e pronės publike",- thotė Rrokaj. Nė tė njėjtėn linjė ka qenė edhe dekani i Fakultetit tė Ekonomisė, Dhori Kule, i cili nė fjalėn e tij ka kėrkuar ndėrhyrjen e qeverisė pėr zgjidhjen e problemit. "Shteti tė gjejė mundėsitė pėr tė bėrė kompensimin e pronarėve",- thotė Kule. Ndėrkohė, pėr dekanin e Shkencave tė Natyrės, pjesė e tė cilit ėshtė muzeu, odisea mund tė ishte zgjidhur lehtėsisht. "Zvarritja po e shkatėrron dita-ditės kėtė pasuri unikale",- thotė ai. Mė i ashpėr nė deklaratė ka qenė zėvendėsministri i Mjedisit, Taulant Bino, i cili pėr kėtė situatė ka bėrė me faj Gjykatėn e Apelit. "Vendimi i dhėnė nė Apel, ėshtė tėrėsisht i padrejtė, pasi prona i ėshtė kthyer pronarėve pa u marrė parasysh fare qė objekti ėshtė pronė publike. Nuk mund tė shembet muzeu pėr t'u ndėrtuar pallate",- tha ai.

Restauratorėt

"Nėse zhvendoset, shkatėrrohen speciet"

Muzeu nuk duhet tė zhvendoset, pasi rrezikohen speciet brenda tij. Kėshtu shprehet drejtori i Restaurimeve, Frederik Stamati, i pranishėm nė protestė. Sipas tij, materialet e kėtij muzeu janė shumė tė rralla dhe me ekspeditat nė ditėt e sotme nuk mund tė gjenden, sepse janė zhdukur.

"Tė gjitha instancat duhet qė tė mendojnė, veē anės funksionale pėr shkollat dhe studiuesit, edhe anėn e konservimit. Nėse bėhet njė gjė e paorganizuar do tė jetė njė katastrofė",- thotė ai, duke shtuar se shteti tė gjejė tė tjera rrugė, pėr tė shmangur njė veprim qė do tė jetė me pasoja tė rėnda pėr shkencėn shqiptare. Pasi, sipas tij, gjithēka brenda muzeut, paraqet natyrėn biologjike shqiptare dhe ėshtė shumė e kushtueshme.

Universiteti

Fitoi ēėshtjen pėr pronėsinė e Muzeut tė Shkencave tė Natyrės nė shkallė tė parė, nė datė 16.12.2005

Pronarėt

Fituan ēėshtjen pėr pronėsinė e Muzeut tė Shkencave tė Natyrės nė Apel, nė datė 26.12.2006

Nga: Bruna PRIFTI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio