Studentet.info
Lajme : Bie mesatarja, universitetet nė rrethe nga 5.7-6
Kyqur 29-01-2007 6:26:53 (1980 Lexime)

Bie mesatarja, universitetet nė rrethe nga 5.7-6

TIRANĖ, 29 JANAR - Rėnie e ndjeshme e mesatares sė studentėve nė universitetet e vendit. Kėtė fenomen konstatojnė titullarėt e shkollave tė larta publike dhe drejtues tė ministrisė, qė e argumentojnė fenomenin, mes tė tjerash, edhe me pranimin e lirė nė shumė degė studimi. Sipas tė dhėnave zyrtare tė Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės, problematike situata paraqitet nė rrethe, ku pranimi i brezit mė tė ri tė studentėve ishte thuajse i liberalizuar. Sipas ministrit tė Arsimit, Genc Pollo, mesatarja totale nė universitetet e rretheve nuk e kalon notėn 6. "Kemi konstatuar rėnie tė mesatares nė pėrgjithėsi. Nė rrethe ajo varion mes notės 5.7-6",- pranon kreu i arsimit, duke shtuar se gjithsesi sezoni i provimeve do tė jetė njė provė pėr "vlerėn" e studentėve. Mesatare nė rėnie ėshtė shėnuar edhe nė Universitetin e Tiranės.


Sipas tė dhėnave, fenomeni ėshtė mė i dukshėm nė fakultetet ku pranimi u bė pa asnjė kriter kufizues. Vetė rektori i kėtij universiteti, Shezai Rrokaj, e pranon kėtė, por sqaron se nė degėt mė tė kėrkuara, nuk ka luhatje tė mėdha, krahasuar me pranimet e vitit 2005-2006. "Mesatarja e universitetit nė tėrėsi, ėshtė mbi notėn 7.5",- tha dje pėr "Shekullin", rektori Rrokaj.
Kryeqyteti

Nė Universitetin e Tiranės, mesatare tė lartė studentėsh kanė fakultetet qė renditen nė krye tė listės sė mė tė kėrkuarve. "Juridiku, Mjekėsia, Shkencat Sociale, Ekonomiku kanė ruajtur njė mesatare tė lartė",- thotė Rrokaj, ndėrsa shton se nė Ekonomik, kėtė vit ėshtė shėnuar gjithsesi njėfarė rėnie. Sipas tė dhėnave, nė Fakultetin e Drejtėsisė, mesatarja totale ėshtė 8.9, ndėrkohė qė sipas Rrokajt, vitin e shkuar akademik ajo ishte mbi notėn 9. Notė tė lartė, sipas tij, vazhdon tė ruajė padyshim Fakulteti i Mjekėsisė, nė tė gjitha degėt e tij. Sipas tė dhėnave, studentėt qė janė pranuar edhe kėtė vit janė cilėsorė, pavarėsisht se si pasojė e skemės sė pranimit, lista e fituesve u zhvendos disa herė, dukė shėnuar bashkė me spostimet, edhe rėnie tė pikėve tė fituara nga kandidatėt. "Tek nota 8 vėrtitet mesatarja totale nė Fakultetin e Shkencave Sociale, qė edhe pėr kėtė vit ishte shumė i frekuentuar",- thotė Rrokaj. Nė Fakultetin Ekonomik nė Tiranė, sipas statistikave, janė pranuar studentė me mesatare tė ulėt, madje edhe tė dobėt, nė Matematikė. Kjo, sipas vetė dekanit, Dhori Kule, ka qenė pasojė e skemės sė gabuar tė pranimit dhe ėshtė pasuar detyrimisht edhe me rėnie tė nivelit tė studentėve. "Kemi pasuar studentė me mesatare 5.7, qė nuk ka ndodhur ndonjėherė mė parė, ndėrsa shumė studentė na rezultojnė mė notėn mė pak se 7 nė Matematikė",- thotė Kule.

Degėt e lira

Ndėrsa pėr rektorin e UT-sė, Rrokaj, nė degėt e lira hyri ēdo lloj "brumi", sigurisht edhe studentė tė dobėt apo shumė tė dobėt, pėr dekanėt e kėtyre fakulteteve do tė duhet tė pritet fundi i sezonit pėr tė gjykuar. Sipas dekanit tė Gjuhėve tė Huaja, Nonda Varfi, ende nuk mund tė jepet ndonjė shifėr e saktė. "Natyrisht, pranimi i lirė e pa kritere, pėrjashton garėn mes studentėve dhe kjo ndikon nė cilėsinė e pranimit, pasi nuk testohen, nuk e provojnė veten",- thotė ai, por shton se treguesi mė i mirė pėr kėtė, do tė jenė provimet. Sa pėr brezat e mėparshėm, pranon se Bolonja ka rezultuar pozitive. "Sistemi nuk lejon tė bėsh njė pėrcaktim tė saktė tė kalueshmėrisė, pasi shumė prej krediteve mund tė mbarten dhe kėshtu nuk mund tė flasėsh pėr mbetės. Do duhet tė presim edhe tė dhėnat e kėtij viti, pėr tė deklaruar njė shifėr",- thotė Varfi. E njėjta situatė paraqitet edhe nė Fakultetin e Shkencave tė Natyrės. Sipas dekanit, Llukan Puka, pėrjashto Informatikėn, ku studentėt qė vijnė janė absolutė dhe tė mirė, nė degėt e tjera mesatarja ėshtė natyrisht e ulėt. "Nota mesatare e studentėve ėshtė diku mes 7-8-ės",- thotė ai, duke shtuar se, "studentėt mė cilėsorė kishte nė kohėn kur vetė fakulteti zgjidhte mė tė mirėt. Tani na zgjedhin",- thotė ai, duke mos pėrjashtuar problemet nė degė tė caktuara. Megjithėse shprehet i bindur se pranimi pa kriter u jep shans tė gjithėve dhe kjo do tė ndikojė nė rritjen e cilėsisė, por nuk do tė duket menjėherė. "Rregulli i ndjekur, jep shanse pėr studentė mė tė mirė",- thotė ai.

Tirana

Juridiku 8.9

Mjekėsia 9

Shkencat Sociale 8

Ekonomiku mbi 7.5

Shkencat e Natyrės 7

Pollo

Liberalizimi, shkak pėr rėnien e mesatares

"Nėse pranon shumė studentė, detyrimisht edhe mesatarja shėnon rėnie". Kėshtu shprehet kreu i Arsimit, Genc Pollo, lidhur me cilėsinė e pranimeve tė reja nė shkollat e larta. Madje ka theksuar, se pikėrisht pėr kėtė duhet tė mendohet mirė edhe pėr degėt e lira kėtė raund pranimesh.

Sipas tij, nuk duhet tė habitemi, qė kemi studentė tė vitit tė parė me mesatare 5,5 apo 6,2, pėrderisa nė vijim tė politikės sė qeverisė pėr liberalizimin e shkollės sė lartė, shumė fakultete i patėn kuotat e pranimit shumė tė larta, ose fare tė hapura. Kėshtu, nė shkollė tė lartė u futėn fillimisht ata me mesatare tė lartė, deri tek ata mė tė ulėt. Pas pranimit, sipas Pollos, pėr studentėt e dobėt, ėshtė pėrgjegjėsi e fakulteteve qė t'i vlerėsojnė nė mėnyrė korrekte, gjatė provimeve tė semestrit apo fundvitit.

Gjirokastra, sa problem

Kikina: Niveli, i dobėt

Problematike, pėr cilėsinė e pranimeve tė reja, paraqitet situata nė Universitetin e Gjirokastrės. Situatė, qė sipas rektorit Kristaq Kinika, vazhdon prej disa vitesh. "Nuk ka si ndodh ndryshe, pasi ne kėtė vit i kemi pranuar gjithė sa janė regjistruar. Nė kėtė moment nuk mund tė flasėsh pėr cilėsi",- thotė ai, duke pohuar se nota mesatare ėshtė tek 6-a dhe aspak mė e lartė. "Nuk e pėrjashtoj qė ka studentė tė mirė, madje edhe shumė tė mirė, por nė pėrgjithėsi niveli i atyre qė vijnė ėshtė shumė i dobėt",- thotė ai, pa mundur tė bėjė dallime mes degėsh. I pyetur se ku ka mė shumė studentė tė dobėt, ai sqaron se niveli ėshtė aty-aty nė tė gjitha degėt. Situatė e njėanshme ėshtė edhe nė universitetet e tjera, veēanėrisht nė degėt e liberalizuara.

Studimi

Arsimi, femrat mė arsimdashėse se meshkujt

Numri i femrave tė diplomuara nė arsimin e mesėm dhe tė lartė, ėshtė shumė mė i lartė nė raport me meshkujt. Pavarėsisht se nė fillim tė ēdo viti shkollor, ka mė shumė meshkuj tė regjistruar nė krahasim me femrat. Sipas tė dhėnave tė fundit tė Institutit tė Statistikės pėr Arsimin, rezulton se 71% e tė diplomuarve nė shkollėn e lartė janė femra. "Femrat nė arsimin e lartė, zėnė 60.3% tė numrit tė pėrgjithshėm tė studentėve, ndonėse kjo pėrqindje ėshtė mė e lartė nė disa fakultete",- thuhet nė studim. Njėsoj ndodh edhe nė arsimin e mesėm. Pavarėsisht se tė regjistruarat nė vit tė parė pėrbėnin 48% tė totalit, sipas studimit tė fundit, nė pėrfundim femrat pėrbėjnė 50%. "Kjo ndodh, se pas pėrfundimit tė arsimit tė detyruar, ose nė vitet e para tė shkollės sė mesme, meshkujt preferojnė tė futen nė tregun e punės, ose t'i drejtohen emigracionit"-, thuhet nė studim. Sipas tij, tendencė tjetėr qė vihet re, ėshtė se nė arsimin e mesėm profesional janė meshkujt ata qė mbizotėrojnė, me 66% tė tė regjistruarve.

Nga: Bruna PRIFTI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio