Studentet.info
Lajme : Hasani i kėrkon falje autorit gjerman tė librit “Rheumatologie”
Kyqur 02-02-2007 11:10:00 (1549 Lexime)

Hasani i kėrkon falje autorit gjerman tė librit “Rheumatologie”

PRISHTINĖ, 2 SHKURT – Rektori i Universitetit tė Prishtinės (UP), Enver Hasani, tė hėnėn ka nisur njė shkresė pėr gjermani, me tė cilėn i ka kėrkuar falje autorit gjerman tė librit “Rheumatologie”, pėr siē thotė, plagjiaturėn qė i ėshtė bėrė kėtij libri nė masėn 70 pėr qind nga njė profesor i Fakultetit tė Mjekėsisė.

“Nė emėr tė Universitetit tė Prishtinės ju njoftoj nė mėnyrė zyrtare qė komisioni disiplinor i Universitetit tė Prishtinės ka konstatuar se libri i prof. dr. Sylejman Rexhepit “Reumatologjia”, i publikuar nga Fakulteti i Mjekėsisė i Universitetit tė Prishtinės nė vitin 2006, ka ngjashmėri (70 pėr qind) me librin “Rheumatologie” i publikuar nga Dr. Hans Jurgen Hettenkofern, “Georg Thieme Verlag” Stuttgart-New York nė vitin 1998”, i shkruan Hasani profesorit gjerman.


Hasani e njofton Hettenkofernin se si rektor i UP-sė i ka suspenduar nga puna mėsimdhėnėsit nė fakultet prof. Dr. Sylejman Rexhepin bashkė me dy recensentėt e kėtij libri, prof. Dr. Remzi Izairi nga Universiteti Shtetėror i Tetovės dhe prof. Dr. Argjend Tafaj nga Universiteti i Tiranės.
“Suspendimi ua ndalon kėtyre personave angazhimin nė Universitetin e Prishtinws dhe nga kjo ndalohet edhe pėrdorimi i kėtij libri nė UP”, shkruan Hasani, pėr tė kėrkuar mė pas falje nė emėr tė UP-sė.
Pasi konsideron se nė Kosovė ekziston njė nevojė e madhe pėr njė libėr tė tillė, rektori rekomandon autorin dhe botuesin e librit gjerman pėr botimin e librit edhe nė gjuhėn shqipe.
Njė kėrkesė faljeje rektori do ta dėrgojė edhe nė shtėpinė botuese tė librit “Rheumatologie”, “Georg Thieme Verlag” Stuttgart-NewYork.

Nga: Besnik Krasniqi




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio