Studentet.info
Lajme : Koha pėr mė shumė universitete publike nė Kosovė
Kyqur 02-02-2007 11:11:31 (2310 Lexime)

Fakultetet teknike, Mjekėsia dhe Artet duan tė divorcohen me UP-nė


PRISHTINĖ, 2 SHKURT – Fraza “Universiteti i Prishtinės, universitet i vetėm publik nė Kosovė”, nė njė tė ardhme jo tė largėt mund tė mos pėrdorėt mė. Kjo pasi disa nga fakultetet duan qė pėrfundimisht tė bėhen universitete nė vete. Jo pėr shkak tė ndonjė pakėnaqėsie me menaxhmentin e kėtij universiteti, por pėr faktin se UP-ja ka strukturė tė gjerė, duke pėrfshirė pothuajse tė gjitha lėmit e studimeve, “gjė qė e bėnė tė vėshtirė zbatimin e rregulloreve tė pėrgjithshme nė fusha tė caktuara”.

Opozita ka kohė qė e ka bėrė thirrje pėr mė shumė universitete publike nė Kosovė, ndėrkaq Ministria e Arsimit nė parim pranon nevojėn pėr krijimin e disa universiteteve, gjė kjo e diskutuar edhe nė kryeministri.


Veliu: Do ta shikojmė kėtė mundėsi

Pyetur nga “Koha Ditore” pėr kėtė ēėshtje, ministri Agim Veliu tha se kjo mundėsi ėshtė diskutuar edhe me komunitetin akademik, por edhe me vetė kryeministrin.
“Dėshira dhe vullneti ynė ka qenė qė nė radhė tė parė gjendja nė UP tė normalizohet e pastaj nė njė afat tjetėr tė shikohet mundėsia e krijimit tė disa universiteteve pėr funksionim mė normal dhe mė tė lehtė”, tha Veliu, pa saktėsuar nėse ėshtė tani koha pėr ta shqyrtuar edhe njė herė kėtė mundėsi.
Sipas tij, ministria ka vlerėsuar se UP-ja ėshtė institucion bukur i madh, si pėr nga numri i studentėve e po ashtu edhe i stafit, dhe se ėshtė vėshtirė qė njė universitet kaq i madh tė funksionojė normalisht.
“Kemi shqyrtuar mundėsinė e ndarjes sė UP-sė apo krijimit tė dy apo tri universiteteve tė tjera publike nė bazė tė atyre drejtimeve pėrkatėse, por gjendja nė tė cilėn ka qenė universiteti ka bėrė tė mos i hyjmė kėtij rreziku”, pohoi Veliu.
Ndėrkaq, opozita ka kohė qė ka ngritur dilemėn nėse UP-ja mund tė ja dalė mbanė me gjithė kėtė ngarkesė. Ėshtė parė si domosdoshmėri ristrukturimi i UP-sė, dhe sistemimi i fakulteteve nė universitete mė tė vogla.
Enver Hoxhaj, shef i Departamentit pėr Arsim nė KQM dhe kryetar i Komisionit pėr Arsim nė Kuvendin e Kosovės, edhe pse pranon qė arsimi sipėror ka njė kornizė tė mirėfilltė ligjore, vlerėson se shumė gjėra nuk janė tė specifikuara nė tė.
“Mendoj se duhet tė ketė njė ligj pėr universitete i cili do tė kontribuonte qė Universiteti i Prishtinės tė ristrukturohet sipas nevojės qė e shohin profesorėt. Nga ai tė krijohen disa universitete publike”, thotė Hoxhaj, sipas tė cilit shpėrndarja e fakulteteve do tė duhej bėrė nė pesė apo gjashtė universitete publike nė Kosovė.

Mst: Fakultetet teknike mė tė zėshmet

Fakultetet teknike duken mė tė vendosura qė tė inkorporohen nė njė trupė tė vetme, duke themeluar Universitetin Politeknik tė Prishtinės. Elaborati i pėrgatitur nga kėto fakultete ka kohė qė ėshtė dėrguar nė Ministrinė e Arsimit, por deri tashti nuk iu ėshtė dhėnė ndonjė pėrgjigje pėr kėtė.
Musa Stavileci, dekan i Fakultetit tė Ndėrtimtarisė dhe Arkitekturės, vlerėson se UP ėshtė masivizuar sė tepėrmi, pėr ē’gjė kohė mė parė ky fakultet bashkė me disa tė tjera ka ngritur kėtė ēėshtje.
“Elaboratin tė cilin e kemi dėrguar nė ministri, mė sa jemi nė dijeni, ka kaluar edhe nė Komisionin pėr Arsim nė Kuvend, por nuk ėshtė dhėnė ndonjė sinjal se do tė kaloi apo jo ky propozim”, ka thėnė dekani Stavileci. Ky propozim ishte bėrė duke u lidhur nga praktikat e shumicės sė universiteteve evropiane, ku ka universitete teknike.
Meqė konsideron se fakulteti tė cilin drejton ka specifikat e veta “nuk mund tė qėndrohet nėn njė ēati me shumė fakultete me tė cilat nuk na lidh asgjė”, thotė Stavileci, pėr tė pohuar se ēėshtja e infrastrukturės ėshtė e rregulluar, dhe se katėr fakultete teknike i plotėsojnė tė gjitha parakushtet pėr tė qenė universitet nė vete.
Myzafere Limani, dekane nė Fakultetin e Inxhinierisė Elektrike dhe Kompjuterike, thotė tė jetė e vetėdijshme pėr problemet dhe vėshtirėsitė qė ka stafi udhėheqės i universitetit dhe vetė fakultetet si njėsi organizative tė tij. Thotė se UP ka strukturė tė gjerė, duke pėrfshirė pothuajse tė gjitha lėmit e studimeve, gjė qė e bėnė tė vėshtirė zbatimin e rregulloreve tė pėrgjithshme nė fusha tė caktuara.
“Ky problem posaēėrisht ėshtė i theksuar nė fushat e inxhinierisė, prandaj, kohė mė parė janė ndėrmarrė edhe hapa konkret nė artikulimin e nevojės pėr themelimin e Universitetit Politeknik tė Prishtinės si universitet publik”, shprehet Limani.
Sipas saj kjo kėrkesė forcohet edhe nga fakti se me themelimin e njė universiteti tė tillė do tė mundėsohej njė integrim mė i shpejtė nė hapėsirėn e shkollimit tė lartė.
Ajo parasheh organizimin e njė Universitetit Politeknik ku do tė pėrfshiheshin tė gjitha fakultetet e tanishme tė inxhinierisė (Elektrike dhe Kompjuterike, Mekanike, ai i Ndėrtimtarisė, Metalurgjisė dhe Teknologjisė) dhe eventualisht edhe Fakultetet e Shkencave tė Aplikuara Teknike nė Mitrovicė dhe Ferizaj.
Edhe dekani i FSHAT-sė nė Mitrovicė, Avdi Salihu, nuk e pėrjashton mundėsinė e diskutimit tė kėsaj ēėshtjeje nė fakultet. Sipas tij, kur universitetet private mund tė organizohen “pse fakultetet nė fjalė nuk mund tė bėjnė kuadrin, i cili nė kėtė kohė ėshtė i mjaftueshėm”.
Dekanėt e fakulteteve teknike konsiderojnė se ky proces nuk do tė duhej tė shikohet si njė qasje me reflektime personale, ose tė ndonjė grupi tė interesit, por “si njė bashkėveprim nė mes tė MASHT-it, Rektoratit dhe fakulteteve teknike, pėr njė cak tė pėrbashkėt, e ky cak ėshtė zgjidhja e problemeve tė grumbulluara dhe pėrmbushja cilėsore e misionit qė ka UP si universitet publik”.
Pėrmendet Universiteti Teknik i Vjenės nė Austri, Universiteti Politeknik i Milanos nė Itali, Universiteti Teknik i Munihut nė Gjermani, Shkolla Politeknike e Lozanės nė Zvicėr, Shkolla Politeknike e Tuluzit nė Francė, Universiteti Politeknik i Tiranės, si shembuj ku ka njė organizim tė kėtyre fakulteteve, ndėrsa njė mėnyrė e kėtillė e organizimit tė kėtyre fakulteteve mė pak ėshtė e pranishme nė ish vendet socialiste, e posaēėrisht nė vendet e ish Jugosllavisė.

Mst: Artet duan ndarje, jo zyrtarisht edhe Mjekėsia

Ka kohė qė Fakulteti i Arteve ballafaqohet me problemin e hapėsirės ku mund t’i realizojnė mėsimin teorik dhe atė praktik. Edhe pse me kėto vėshtirėsi drejtuesit nė fakultet janė ambiciozė qė ta shndėrrojnė fakultetin nė universitet.
Dekani i Arteve, Ahmet Dėrguti, shprehet se nevoja qė fakultetit t’i jepet statusi i universitetit ėshtė shumė e madhe, “por kjo nuk kuptohet nga tė tjerėt”.
“Kujt t’ia themi kėtė. S’ka njeri qė kupton rėndėsinė e kėsaj qė themi. Pikėrisht pėr kėtė ne sot jemi pa objekt. Arti ėshtė i shtrenjtė”, shprehet ai derisa vlerėson se ėshtė domosdoshmėri qė nė njė tė ardhme tė afėrt fakulteti tė bėhet universitet.
Dėrguti pohon se po tė bėhej kjo fakulteti nuk do tė pėrballej me gjithė kėto probleme, duke i mundėsuar atij buxhetin e veēantė, meqė “askush si ne nuk do tė dinte se si ta pėrdornim kėtė buxhet”.
“Do tė pasonte njė zhvillim mė i madh. Tash pėr tash nuk kemi as sallė pėr profesorė, e lėrė mė sallė koncertesh. Kjo veē tek ne ndodh. Iniciativė do tė ketė gjithsesi pėr universitet, bile kėtė na ka premtuar edhe rektori”, pohon dekani i Fakultetit tė Arteve.
Fillimisht do tė krijoheshin tre fakultete, ai i Artit Figurativ, qė ka katėr degė, pastaj ai i Artit Figurativi qė ka pesė si dhe Muzika qė ka njėmbėdhjetė degė, por thekson se do tė hapeshin edhe degė tė tjera.
Njė zyrtar nė Fakultetin e Mjekėsisė ka thėnė se nė komunitetin akademik tė kėtij fakulteti disa herė ėshtė shtruar pėr diskutim kjo ēėshtje. Sipas tij krijimi i shumė degėve nė fakultet, numri aq i madh i mėsimdhėnėsve tė angazhuar, si dhe cikli i studimeve sipas Bolonjės ndryshe nga fakultetet tjera, e nė veēanti specifikat e tjera qė ka fakulteti, krijojnė opinionin qė tė kemi Universitet tė Mjekėsisė.
“Ėshtė interesant se gjithmonė flitet por nuk merren hapa konkret qė Kosovėn ta bėjmė me universitet. E dini qė ne kemi njė tė tretėn e mėsimdhėnėsve tė UP-sė, dhe jemi tė ndarė edhe fizikisht me universitet, prandaj duhet menduar nė kėtė drejtim”.
Zyrtari i dekanatit e pa tė nevojshme qė edhe nė Statutin e QKUK-sė, i cili ėshtė nė pėrpilim e sipėr, duhet trajtuar kėtė aspekt.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio