Studentet.info
Lajme : Studentėt zgjedhin skriptoret pėr t’u shėrbyer me libra universitarė
Kyqur 02-02-2007 11:17:00 (3303 Lexime)

Pa bekimin e autorėve skriptoret vazhdojnė tė kopjojnė libra


PRISHTINĖ, 2 SHKURT – E njėjta pėrmbajtje e njė libri universitar gjendet me ēmime tė ndryshme nė treg. Nė librari i njėjti tekst ka ēmimin mė tė lartė, vetė autori mund ta japė diēka mė lirė, ndėrsa nė skriptore ēmimi pėson rėnie tė madhe.
Studentėt thonė se me librin universitar po abuzohet nė forma tė ndryshme, duke filluar nga vetė autorėt, pastaj skriptoret private e deri tek studentėt, prandaj “nė kėtė koleksion abuzuesish”, thonė se ka njė numėr arsyesh pse ata kanė vendosur qė nė skriptore tė shėrbehen me librat qė u nevojiten pėr studime.

Skriptoreve u kanė dhėnė epitetin e tė qenit “abuzues legalė” meqė kanė licencėn pėr tė ushtruar kėtė veprimtari dhe nuk pengohen nga autoritetet, ndėrkaq njė pjese tė profesorėve u thonė si “abuzues ilegalė” pėr faktin se pa tė drejtė autoriale pėrkthejnė dhe pėrvetėsojnė libra tė autorėve tė huaj.


“Ne studentėt mė mirė e kemi tė shėrbehemi nė skriptore sesa tė marrim libra tė profesorėve tanė tė cilat nuk janė origjinale sepse ato vetėm janė tė kopjuara nga njė libėr i jashtėm”, thotė Faton Hoti, student i vitit tė parė nė Fakultetin Juridik. Ai arsyeton punėn e skriptoreve, pėr tė cilat thotė se edhe pėrkundėr qė kopjojnė libra “ato nuk i pėrvetėsojnė, sikur qė bėjnė disa pedagogė”.
Ėshtė pikėrisht veprimtaria e kėtyre skriptoreve e cila njė ditė i ka rėnė nė befasi profesorit universitar Muhamet Bicaj, kur ka parė njė pėrmbledhje leksionesh tė tij prej 240 faqesh, “botues” i sė cilės ishte njė nga shumė skriptoret nė kryeqytet. Thotė qė i gjithė materiali ishte dorėshkrim i paautorizuar, ndokund edhe me ndonjė gabim rasti, dhe i tėri ishte pėrmbledhur nė njė skriptė pa e pyetur fare atė nėse leksionet mund tė pėrmblidheshin dhe botoheshin.
“Shkova nė njė fotokopje dhe po pyes nėse kishte njė skript qė pėr autor kishte emrin tim. Dhe mora pėrgjigjen po, bile ishte nė radhė e 138-ta. Aty pashė libra tė tėrė tė fotokopjuar, dhe tu them sinqerisht se u tmerrova me kėtė keqpėrdorim tė mundit tė profesorėve”, u shpreh Bicaj.
Ai bėri thirrje qė tė merren masa konkrete nga inspektorate relevante, tė cilat do tė ndalonin njė veprimtari e cila keqpėrdor mundin intelektual tė profesorėve universitarė.
Ndėrkaq, nga shumė pronarė tė skriptoreve pėrreth hapėsirės universitare i vetmi qė deshi tė flasė pėr veprimtarinė e tyre ishte Labinot Ajazi, menaxher i kompanisė “Flori Copy”. Ai tha tė ketė tri objekte tė tjera qė janė nė kuadėr tė ndėrmarrjes, pėr veprimtarinė e tė cilave tha se ka licencėn nga komuna.
Kėtė e pohoi edhe pse Kuvendi i Kosovės, vitin qė lamė pas, ka aprovuar ligjin pėr tė drejtat e autorit, sipas tė cilit e drejta e autorit pėrmban: autorizimet ekskluzive personale pėr tė mbrojtur pacenueshmėrinė e veprės sė autorit dhe personalitetin e autorit, autorizimet ekskluzive ekonomike pėr tė mbrojtur interesat ekonomike tė autorit, nė tė cilin ligj pėrfshihen edhe autorizimet tjera tė autorit.
“Jemi tė vetėdijshėm me punėn qė bėn njė autor i njė libri derisa ta botojė atė. Por, nėse njė profesor thotė se nuk duhet kopjuar njė libėr atėherė ne nuk e kopjojmė, madje edhe nėse e kėrkojnė kėtė studentėt”, u shpreh Ajazi. Sipas tij, ka shumė raste kur vetė profesorėt e dėrgojnė librin dhe u tregojnė studentėve se libri i kopjuar mund tė gjendet tek kjo skriptore.
Ndėrkaq, pronari i skriptorės “Veranda” as qė dėshiron tė flasė pėr kėtė gjė, pėrpos qė sugjeron tė trajtojmė “ndonjė temė mė tė menēur se kjo”.
Derisa nė skriptore studentėt bėnin tollovi tė madhe dhe duhej tė pritnin nė radhė tė gjata deri sa tė vinin nė rend pėr tė marrė njė skriptė, nė librarinė universitare “Artini” nuk kishte ndonjė myshteri. Pronari i saj, Jahir Mehmeti, thotė se ėshtė vetėm njė numėr i vogėl i atyre studentėve tė cilėt blejnė librin universitar origjinal, meqė mė shumė se 90 pėr qind zgjedhin skriptoret.
“Viti 2006 ishte viti qė ka shėnuar rėnie sa i pėrket interesimit pėr librin universitar. Jemi pėrpjekur qė edhe furnizimet t’i pėrshtatim aq sa kemi mundur, qė janė nė pėrputhje me programet mėsimore universitare. Ėshtė mė se e vėrtetė qė studentėt kryesisht shėrbehen nėpėr skriptore, diku 90 pėr qind”, theksoi Mehmeti.
Por, Fatoni, student i juridikut, shprehet se nuk zgjedh librarinė universitare pėr njė arsye tė vetme: ēmimi i librit tė njėjtė ėshtė shumė mė i lartė sesa ai qė blihet nė skriptore. Ai pohon qė edhe nė skriptoren e fakultetit nuk sherbetet pėr faktin se nuk ka literaturė e cila u hyn nė punė studentėve, “ndėrsa ēmimi edhe kėtu ėshtė shumė mė i lartė krahasuar me skriptoret private”.
Fatoni pėrmend me emėr e mbiemėr tre mėsimdhėnės tė cilėt i obligojnė studentėt qė t’ua blejnė librat e tyre. Nė tė kundėrten studentėt nuk mund tė marrin nėnshkrimet pėr vijueshmėri tė rregullt nė mėsimdhėnie, e pėr provim as qė bėhet fjalė.
Para pak ditėsh Senati i Universitetit tė Prishtinės ka marrė njė vendim me tė cilin mėtohet tė ndėrpritet dukuria e shitjes sė librave nga mėsimdhėnėsit. Sipas tė njėjtit vendim, tekstet universitare do tė shiten vetėm nė vende tė caktuara, pėrkatėsisht nė skriptoret e universitetit ose nė libraritė e qytetit.
“Tė gjithė ata qė nuk e respektojnė vendimin e Senatit do tė pėrballėn me pasoja juridike”, thuhet prerazi nė vendimin qė mban firmėn e rektorit Enver Hasani.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio