Studentet.info
Lajme : Arsimimi i pakicave nga perspektiva e ekspertėve
Kyqur 03-02-2007 9:50:00 (2023 Lexime)

Ligji s'ėshtė pengesė pėr zhvillimin e arsimit tė komuniteteve


Prishtinė, 3 shkurt - Ekspertėt pėr integrimin e minoriteteve nė sistemin arsimit tė lartė thonė se duhet tė ketė njė qasje serioze tė tė dyja palėve, si tė palės shqiptare, ashtu edhe tė serbėve edhe pse, sipas tyre, korniza ekzistuese ligjore kosovare nuk ėshtė pengesė pėr zhvillimin e programeve qė janė nė pajtim me nevojat e komuniteteve nė Kosovė.
Dukagjin Pupovci, kryetari i Qendrės pėr Arsim tė Kosovės (KEC), tha pėr KosovaLive se UP duhet t’i inkurajojė programet ndėrkombėtare tė studimit sepse nė kėtė mėnyrė arrihet njė shkallė mė e lartė e pjesėmarrjes sė studentėve minoritarė nė studime.


Ai u shpreh i bindur se Kosova sė shpejti do tė marrė pėrgjegjėsinė pėr realizimin e tė drejtave tė tė gjithė qytetarėve tė saj, pra edhe tė pjesėtarėve tė komunitetit serb dhe boshnjak, pasi qė ėshtė edhe obligim i shtetit tė ardhshėm financimi i njė universiteti publik me mėsim nė kėto dy gjuhė.
Sipas tij, korniza ekzistuese ligjore nuk ėshtė pengesė pėr zhvillimin e programeve qė janė nė pajtim me nevojat e komuniteteve nė Kosovė.
Kryetari i KEC-it Pupovci tha se Universiteti i Mitrovicės ėshtė njė realitet dhe kosovarėt nuk duhet tė frikėsohen pėr mundėsinė qė ai tė jetė universiteti i dytė publik nė Kosovė, “pavarėsisht nga fakti se pėr momentin ėshtė nė shėrbim tė politikės qė synon ta pengojė pavarėsinė e Kosovės”.
Ai tha se ėshtė nė interes tė komunitetit serb qė ky Universitet tė integrohet plotėsisht nė sistemin kosovar tė arsimit tė lartė, sepse kėshtu bėhet i mundur integrimi i qytetarėve tė kėtij komuniteti nė shoqėrinė kosovare.
Ndėrkohė, edhe rektori i UP-sė, Enver Hasani ka thėnė se dyert e UP-sė janė tė hapura pėr tė gjithė, duke pėrfshirė kėtu edhe minoritetet, dhe veēanėrisht minoritetin serb, i cili sipas tij, ėshtė pak mė problematik dhe pėr shkak tė politikės sė Beogradit nuk e pranon sistemin e arsimit kosovar.
Ndėrsa eksperti ndėrkombėtar i arsimit tė lartė nė OSBE, Georg Woeber termin “arsimi i lartė pėr minoritete” e quan mė shumė si term politik e jo teknik.
Sipas njė studimi qė ai ka bėrė pėr arsimin e lartė tė minoriteteve nė Kosovės, vizioni i parapėlqyer mbėshtetės do tė duhet tė ishte futja nė zbatim e arsimit tė lartė shumėgjuhėsor nė Kosovės pasi, sipas tij, nuk ėshtė strategji e mirė qė tė themelohet njė universitet ku mėsimi duhet mbahet nėpėr secilėn gjuhė minoritare, ngase njė institucione i tillė do tė pėrfundonte me grupe prej 2–3 studentėve.
Sipas njė punimi diskutues me temėn “Centralizimi etnik dhe rreziqet e zgjedhjeve tė ndėrlikuara”, tė bėrė nga Instituti Kosovar pėr Kėrkime dhe Zhvillime tė Politikave (KIPRED), thuhet se ēėshtja e arsimit paraqet kėrcėnim nėse kontrolli mbi arsimin nė komunat mė shumicė serbe nuk kalohet nga Beogradi nė institucionet e Kosovės.
Ēėshtjet praktike siē ėshtė emėrimi i dekanit tė Universitetit nė veri tė Mitrovicės kanė gjasa qė tė shkaktojnė tensione ndėrmjet institucioneve qendrore tė Kosovės dhe komunitetit serb.
Universiteti i Prishtinės tanimė ofron programe nė gjuhėn boshnjake dhe turke, ndėrsa njė numėr i konsiderueshėm i pjesėtarėve tė komuniteteve pakicė vijojnė mėsimin nė gjuhėn shqipe. Pėr mė tepėr, Universiteti i Prishtinės ka hapur derėn e bashkėpunimit me disa universitete boshnjake, pėrfshirė Universitetin e Novi Pazarit, pėr tė siguruar kuadrin mėsimor pėr mėsim nė gjuhėn boshnjake.
Nė UP nė gjuhėn shqipe studiojnė 15 studentė tė minoritetit boshnjak, derisa 40 studiojnė nė gjuhėn e tyre amtare, ndėrsa tė komunitetit turk 20 studiojnė nė gjuhėn shqipe dhe 40 nė gjuhen e tyre. Kurse tė komuniteteve tjera (RAE dhe Serb) janė vetėm 9 student, tė cilėt mėsojnė nė gjuhėn shqipe.
Pjesa serbe e ish–Universitetit tė Prishtinės u zhvendos nė vitin 1999 dhe u riaktivizua nė veri tė Kosovės nė vitin 2001 dhe pėr rivendosjen e infrastrukturės themelore tė nevojshme pėr funksionimin e tij janė investuar afro 10 milion euro. /KosovaLive




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio