Studentet.info
Lajme : Pakoja e Ahtisaarit i lė pa gojė Agim Veliun dhe Enver Hoxhajn
Kyqur 06-02-2007 6:30:00 (1511 Lexime)


MASHT-i kundėr propozimit tė Ahtisaarit pėr arsimimin e serbėve


Prishtinė, 6 shkurt – Pėrmbajtja e pakos sė kryenegociatorit Martti Ahtisaari qė i referohet ēėshtjes sė arsimimit tė komuniteteve pakicė ka shkaktuar reaksion nė Ministrinė e Arsimit. Zyrtarėt e kėsaj ministrie thanė pėr gazetėn "Koha Ditore" se ligji serb pėr arsim nuk do tė aplikohet nė asnjė pjesė tė territorit tė Kosovės, dhe se komuna e Mitrovicės sė Veriut nuk mund tė bėjė licencimin e universitetit tė atjeshėm apo tė bėjė pagesėn e mėsimdhėnėsve tė kėtij institucioni.

Ky qėndrim ėshtė dhėnė edhe pse propozimi i Ahtisaarit ka krijuar parakushtet pėr themelimin e universitetit tė dytė publik nė Kosovė, qendra e tė cilit do tė jetė nė komunėn e Mitrovicės sė Veriut.


Universitetit, i cili do tė organizojė studime nė gjuhėn serbe, nuk do t’i nevojitet licencimi nga MASHT-i. Kjo, pėr faktin se, sipas propozimit tė kryendėrmjetėsi ndėrkombėtar, “Komuna e Mitrovicės sė Veriut do tė ketė kompetencėn e arsimit tė lartė, pėrfshirė regjistrimin dhe licencimin e institucioneve tė arsimit, punėsimit, pagimit tė rrogave dhe trajnimit tė instruktorėve dhe administratorėve tė arsimit”.
Nė bazė tė kėsaj, komuna do tė ketė autoritet edhe pėr tė zbatuar pėrgjegjėsinė e kėtij universiteti publik nė gjuhėn serbe, si dhe kompetencat shtesė do t’i mundėsojnė komunės emėrimin e dy anėtarėve tė Bordit tė universitetit qė do tė pėrbėhet nga nėntė anėtarė gjithsej, ndryshe nga UP-ja ku ministria emėron njė pjesė tė anėtarėve dhe jo komuna.
Por, nė Ministrinė e Arsimit thonė se duhet tė ketė njė sistem tė unifikuar arsimimi nė gjithė territorin, dhe se ligjet duhet tė vlejnė pėr tė gjitha institucionet arsimore, kudo qofshin ato pėrbrenda kufirit.

“Mendoj se duhet tė reagohet nė kėtė. Nė asnjė mėnyrė nuk mundet qė komuna ta licencojė universitetin. Kjo ėshtė kompetencė e ministrisė sikurse ėshtė nė ēdo vend tjetėr”, tha pėr gazetėn zėvendėsministri i MASHT-it, Fevzi Berisha, pėr tė shprehur vendosmėrinė e ministrisė qė ky universitet tė mos jetė njė etnik, dhe nė themelimin e tij domosdo tė merret pėr bazė ligji i aplikueshėm nė Kosovė.
Jo vetėm qė nuk mund tė bėjė licencimin e njė institucioni tė arsimit tė lartė publik, por komuna as nuk mund t’u japė rroga mėsimdhėnėsve tė universitetit, tha Berisha, meqė, sipas tij “kėtė duhet ta bėjė shteti”.
Prej vitit 2001, kur ka filluar sė funksionuari universiteti nė veri, pėr rivendosjen e infrastrukturės themelore tė nevojshme atje janė investuar afro 10 milionė euro. Ai ėshtė i akredituar nga UNMIK-u, dhe pritet tė gėzojė statusin e universitetit tė dytė publik, pas atij tė Prishtinės.

Kompetenca qė i ėshtė dhėnė komunės nė kėtė aspekt duket t’i ketė lėnė pa gojė politikanėt kosovarė qė merren me ēėshtjen e arsimit. As ministri i arsimit Agim Veliu, por as kryetari i Komisionit pėr Arsim nė Kuvendin e Kosovės, Enver Hoxhaj, nuk deshėn tė flasin pėr kėtė ēėshtje. Paraditen e sė shtunės, nėpėrmjet telefonit, tė dytė premtuan se qėndrimet e tyre do t’i bėnin tė njohura nė orėt e pasdites ndėrsa, mė vonė ata kishin vendosur t’i ēkyēnin celularėt.

Sa i pėrket licencimit tė universitetit serb kryetari i vendit, Fatmir Sejdiu, mbrėmė ka thėnė se insistimi i palės kosovare ka qenė qė ky universitet tė qeveriset nga komuna, por nė tė tė ketė qasje edhe MASHT-i. Sejdiu ka lėnė tė kuptohet se komuna mund tė marrė nė kompetencė kėtė universitet, kur ka deklaruar qė “nėse serbėt duanė tė udhėhiqen vetėm nga komuna e tyre, ėshtė ēėshtje e tyre kjo”.

Sipas njė studimi pėr arsimin e lartė tė minoriteteve nė Kosovės qė ka bėrė eksperti ndėrkombėtar i arsimit tė lartė nė OSBE, Georg Ėoeber, vizioni i parapėlqyer mbėshtetės do tė duhet tė ishte futja nė zbatim e arsimit tė lartė shumėgjuhėsor nė Kosovės pasi, sipas tij, “nuk ėshtė strategji e mirė qė tė themelohet njė universitet ku mėsimi duhet mbahet nėpėr secilėn gjuhė minoritare”.

Ndėrkaq, nė propozimin e Ahtisaarit edhe shkollat tė cilat vijojnė mėsimin nė gjuhen serbe mund tė zbatojnė planprograme apo tekste shkollore tė hartuara nga Ministria e Arsimit e Republikės sė Serbisė, pas njoftimit tė MASHT-it. Zyrtarė tė kėsaj tė fundit e mohojnė njė mundėsi tė tillė, meqė konsiderojnė se nė pėrpilimin e planprogrameve nuk duhet tė vije nė shprehje ligji i Serbisė.

“Pėrfillja e ligjeve tė njė shteti tjetėr nuk vjen nė konsideratė. Kurrikula nuk mund tė bėhet nė bashkėpunim me Ministrinė e Arsimit tė Serbisė. Sikurse ne qė respektojmė kutikulat e Ministrisė sė Serbisė pėr shqiptarėt nė Luginė tė Preshevės edhe ata duhet t’i respektojnė tonat. Nėse ka diēka kundėrshtim me normat ndėrkombėtare atėherė kanė tė drejtė tė reagojnė”, theksoi Fevzi Berisha.

Sipas tij, ligjet e pėrgatitura nė Kosovė janė ligje tė nivelit tė lartė sepse ato janė pėrgatitur nga ekspertė tė nivelit tė lartė ndėrkombėtar. Ato ligje nuk mund tė kontestohen, ka thėnė Berisha, pėrpos nėse konsiderohet se ndonjė ligj cenon ndonjė tė drejtė tė minoriteteve.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio