Studentet.info
Lajme : USUSHT bashkėpunim me US tė Sllovenisė
Kyqur 07-02-2007 8:30:00 (3297 Lexime)


Sllovenia mbėshtet studentėt e USHT-sė


TETOVĖ, 7 SHKURT- Njė delegacion katėr anėtarėsh i Unionit tė Studentėve tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės (USUSHT), u kthye tė martėn nga Sllovenia pas njė vizite katėr ditore qė u realizua me ftesė tė Unionit tė Studentėve tė Universitetit tė Lubjanės. Delegacioni pėrbėhej nga Kushtrim Ahmeti, kryetar, Zulqufli Zenuni, nėnkryetar, Korab Mushkolaj sekretar dhe Sadik Jashari, anėtar i Kryesisė.

Siē informoi kryetari, Kushtrim Ahmeti, gjatė qėndrimit disa ditėsh nė Slloveni janė realizuar disa takime tė rėndėsishme, pėr tė cilat ėshtė arritur edhe marrėveshje bashkėpunimi. “Sllovenia ėshtė vend i BE-sė dhe njė bashkėpunim i tillė do tė ishte njė lehtėsim pėr studentėt tanė”, u shpreh Ahmeti.


Projekti “Libri i zi pėr vizat”, qė planifikohet te realizohet nga Unioni i Studentėve tė Sllovenisė, do t’i pėrmblidhte tė gjitha pėrvojat e kėqija tė studentėve gjatė marrjes sė vizave pėr vendet qė nuk janė anėtare tė Kėshillit Evropian (KE). Nė kėtė drejtim USS kėrkon ndihmė nga USUSHT nė pėrkrahje tė kėtij projekti. Gjithashtu, u arrit marrėveshje qė tė aplikohet sė bashku njė projekt tė mobilitetit tė studentėve, ku parashihet edhe shkėmbim i pėrvojave tė studentėve.

Gjatė ditėve tė qėndrimit tė USUSHT-sė nė Lubjanė tė Sllovenisė, delegacioni ka marrė pjesė nė prezantimin e strukturės sė Unionit tė Studentėve tė Sllovenisė (USS), ku pėr punėn e organizatės kanė folur Jerner Shtromajer, sekretar i Unionit Kombėtar tė Sllovenisė dhe Klemen Miklaviē, pėrfaqėsues i USS. Njė prezantim po ashtu ka mbajtur edhe Unioni i Studentėve tė Universitetit tė Lubjanės, pastaj prezantime kanė mbajtur edhe zyrat nė kuadėr tė unionit tė studentėve qė nė vete mund tė quheshin ministri tė unionit.

Delegacioni i USUSHT-sė ka realizuar njė vizitė edhe nė Rektoratin e Universitetit tė Lubjanės, ku janė takuar me pėrfaqėsuesit e kėtij Rektorati. Njė takim tjetėr ėshtė realizuar edhe me Qeverinė Studentore, ku ata kanė prezantuar Unionin e Studentėve tė Universitetit tė Lubjanės (SOU), njė vizitė Fakultetit Juridik tė Universitetit tė Lubjanės, si dhe njė tjetėr nė Shėrbimin Studentor (Studentski Servis), qė pėrmban Agjencinė pėr punėsim studentor.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio