Studentet.info
Opinione : ANALIZĖ
Kyqur 08-02-2007 10:30:00 (1652 Lexime)

Studentėt shqiptarė jashtė, potenciali e perspektiva e tyre komunitetkrijuese

Nga: Endri DELIU

Numri i tė larguarve nga Shqipėria gjatė viteve tė tranzicionit mendohet se arrin shifrėn prej rreth 1 milionėsh. Nė Kosovė kemi poashtu zhvillime tė pėrmasave tė ngjashme. Megjithėse emigrantet kanė njė ndikim tė rėndėsishėm nė ekonominė e Shqipėrise e asaj tė Kosovės pak dihet pėr strukturat sociale e format e komuniteteve qė ata kanė ngritur sė bashku gjatė qėndrimit tė tyre jashtė.

Nė mėnyrė tė veēantė dihet shumė pak mbi grupe tė caktuara sociale si intelektualėt apo profesionistėt ndėrmjet emigrantėve e mbi mėnyrat e tyre tė organizimit e tė bashkėveprimit. Sidomos nėn kėndveshtrimin e proēesit tė “rifitimit tė mendjes” format aktuale tė bashkėveprimit tė intelektualėve, profesionistėve e studentėve jashtė si dhe sidomos zhvillimi i tyre nė tė ardhmen mbartin njė rėndėsi tė vecantė.



Nė rastin e emigrantėve shqiptarė njė faktor kyē qė ka kushtėzuar historikisht procesin e organizimit tė tyre nė struktura sociale ka qenė mungesa e njė institucioni social me kapacitet e autoritet tė mjaftueshėm pėr tė ngjizur komunitete tė mirėfillta sic ishte sinagoga pėr emigrantėt izraelitė apo kisha ortodokse pėr ata grekė. Ēfarė komunitetesh apo formash organizimi gjejmė sot tek emigrantėt shqiptarė nė pėrgjithėsi? Mė konkretisht, ēfarė dinamike komunitetkrijuese ka aktualisht e cili do tė jetė zhvillimi nė tė ardhmen nė grupet e veēanta sociale si studentėt, profesionistėt e intelektualėt?

Emigracioni shqiptar nga pėrfundimi i luftės sė dytė botėrore e deri nė fillimvitet 90 ka qenė i kufizuar kryesisht tek shqiptarėt nga Kosova e Maqedonia. Sidomos gjatė viteve 60-70 nevoja e vendeve tė Europės sė pasluftės pėr krah pune tė pakualifikuar bėri qė shumė shqiptarė nga zona kryesisht rurale tė emigrojnė nė vende si ato gjermanofolėse, nordike e anglosaksone. Ky lloj emigrimi nė masė nė vende tė caktuara e brenda njė kohe tė shkurtėr shėrbeu pėr tė krijuar bėrthamat e komuniteteve tė mėdha shqiptare nė Europėn perėndimore. Kėto komunitete ekzitojnė akoma sot. Ato kanė si bazė pėrkatėsinė gjeografike lokale (fshat, krahinė) e atė fisnore. Modeli i familjes sė madhe patriarkale e konservative ka qenė motorri kryesor i krijimit, ruajtjes e zhvillimit tė kėtyre lloj komuniteteve. Kėto lloj komunitetesh, megjithė rolin pozitiv qė kanė luajtur nė mbėshtetjen e ekonomive tė vendeve tė prejardhjes nuk kanė qenė tė afta tė thithin shumė nga kultura e vendeve pritėse. Kjo erdhi jo vetėm nga baza fisnore e patriarkale e krjimit tė kėtyre komuniteteve por dhe nga mungesat e theksuara tė eksperiencės e tė politikave e strategjive integruese tė vendeve pritese. Shumė nga kėto komunitete janė pothuaj krejtėsisht tė paintegruara, tė ndara e tė paorganizuara. Nė jo pak raste ato janė aq hermetike saqė zhvillimi social i tyre ka qenė mė i ngadaltė sesa zhvillimi i komuniteteve nė krahinėn e tyrė tė prejardhjes. Ndėrkohė nė shumė vende ėshtė akoma e paqartė se nė ēfarė drejtimi po zhvillohet sidomos brezi i ri i kėtyre lloj komuniteteve. Zhvillimet e trazirave tė fundvitit 2005 nė Francė dhe statistikat gjithnjė e mė shqetėsuese nė Gjermani tregojnė se edhe ky brez i ri vazhdon tė jetė i keqintegruar e me njė nivel shkollimi mė tė ulet se normalja. Ky realitet duket se nuk kufizohet vetėm nė Francė e Gjermani por ėshtė shtrirė me kohė nė tė gjitha vendet e Europės perėndimore. Nga ky grup pra, tė paktė n nė tė ardhmen e afėrt nuk mund tė presim ndonjė zhvillim proaktiv pėrsa i pėrket krijimit tė komuniteteve tė profesionistėve.

Zhvillimet dramatike pėrgjatė gjithė viteve 90, qoftė nė Shqipėri ashtu dhe nė Kosovė, bėnė qė baza sociale e emigracionit tė shtrihet nė pothuaj tė gjitha shtresat e shoqėrisė shqiptare (profesionistė intelektualė, studentė etj.). duke filluar nė Shqipėri e Kosovė dhe procesin e ashtuquajtur “largimi i mendjes”. Ndėrsa grupet si profesionistėt e intelektualėt pėr shumė arsye (emigrimi nė bazė personale e jofisnore, shpėrndarja e parregullt gjeografike, mosha kur krijimi i kontakteve tė reja sociale ėshtė mė e vėshtirė, mungesė e bazės ekonomike etj. ) nuk duket se kanė qenė tė aftė pėr tė krijuar komunitete lokale tė mirėfillta ndėrmjet tyre akoma sot, tek studentėt shohim njė dinamikė krejt tjetėr. Studentėt janė grupi mė interesant pėrsa i pėrket krijimit tė komuniteteve. Ata janė tė pėrqėndruar nė qytete e deri universitete tė caktuara e janė kryesisht nė njė moshė kur lidhjet sociale mund tė krijohen me lehtėsi. Pjesa mė e madhe e tyre ka lidhje direkte me vendlindjen qoftė nėpėrmjet familjes qoftė nėpėrmjet shoqėrisė apo vajtje-ardhjeve tė shpeshta nė vendlindje. Studentėt janė dhe grupi qė thithin mė shumė nga tė gjithė grupet e tjera nga kultura e vendit ku studiojnė/jetojnė. Ata kanė energjinė dhe kohėn e duhur pėr tė krijuar komunitete tė gjalla dhe janė grupi qė kanė pėrvetėsuar mė mirė teknologjitė e reja tė komunikimit. Tė gjithė kėta faktorė kanė berė qė komunitetet studentore tė jenė aktualisht komunitetet shqiptare mė tė organizuara e aktive jashtė. Gjithashtu dhe nė pjesėn mė tė madhe tė atyre pak organizimeve jo-studentore (ish-)studentėt duket se kanė luajtur e luajnė aktualisht njė rol kyc. Kjo megjithėse ata janė vetėm njė pjesė e vogėl e tė gjithė shqiptarėve qė mendohet tė jenė jashtė. Se sa aktive janė komunitetet studentore bie gjithashtu nė sy dhe nga fakti qė nė raportin e projektit tė pėrbashkėt tė shtetit shqiptar e tė UNDP “brain gain” (emėr shqip nuk ka) ndėr dy pr ojektet e kaluara mė tė suksesshme tė pėrmendura pėr “rifitimin e mendjes” njeri ėshtė organizuar prej vetė komuniteteve studentore jashtė. Konkretisht njėri ėshtė programi i organizuar nga OSFA (Fondacioni Soros) e tjetri ėshtė njė program praktikash nga ALBSTUDENT, njė rrjet aktiv shoqatash e komunitetesh studentore jashtė. Programi i ALBSTUDENT duket se ėshtė pėrshtatur pak e ka gjetur vend tė rėndėsishėm bile dhe nė strategjinė e pėrgjithshme tė projektit tė UNDP.

Nė planin afatmesėm e afatgjatė studentėt e sotėm duket se janė i vetmi grup qė mund tė krijojnė nė tė ardhmen komunitete tė gjalla profesionistėsh e intelektualėsh shqiptarė nė bazė lokale e me gjerė. Roli i kėtyre komuniteteve dhe lidhjet e tyre me vendlindjen kanė njė rėndėsi tė veēante pasi ato kanė njė potencial shumė tė madh nė proēesin e “rifitimit te mendjes” nėpėrmjet transferimit tė teknologjisė apo bashkėpunimeve tė ndryshme. Pėrveē kėsaj, komunitetet e krijuara nga (ish-)studentėt mund tė tėrheqin dhe pjesėn pasive tė intelektualeve jashtė apo pjesėn e arsimuar tė gjeneratės sė dytė tė komuniteteve tė vjetra shqiptare tė cilėt mund tė mos kenė mundėsinė dhe energjinė pėr tė krijuar komunitete por mund ti bashkangjiten atyre ekzistuese duke dhėnė dhe ata kontributin e tyre tė ēmueshėm.

Megjithatė kalimi nga komunitete studentore nė komunitete profesionistėsh nuk ėshtė i lehtė apo i natyrshėm dhe ka nevojė pėr mbėshtetje e subvencionim. Nė njė shoqėri gjithnjė e me globale, ku kėrkesa nga tregu pėr lėvizshmėrinė e individit sa vjen e rritet, qėndrimi nė njė vend pėr njė kohė tė gjatė ėshtė gjithnjė e mė i pazakontė. Ky realitet i cili po imponohet dalėngadalė nga proēesi i globalizimit mund tė haset nė mėnyrė tė theksuar sidomos tek profesionistėt (ata qė kanė mbaruar shkollė tė lartė psh.) e nė grupmoshat e reja pa lidhje sociale e familjare aq tė forta sa pėr tu lidhur me njė vend tė caktuar. Studentėt e tė (sapo)diplomuarit shqiptarė jashtė janė pjesė e tė dyja kėtyre grupeve. Njė pjesė jo e vogėl e tyre janė tė prirur pėr tė ndjekur kėrkesat e tregut nė mėnyrė tė pakushtėzuar e pėr tė pėrsėritur njė zhvendosje tė dytė edhe mbas studimit. Nė kėto kushte, krijimi apo vazhdimėsia e komuniteteve lokale nga a na e studentėve ėshtė njė sfidė e vėrtetė, e cila megjithatė ka mundėsi tė mira pėr tu pėrballur me sukses.

Njė mėnyrė ndihme do tė ishte krijimi i njė programi disavjecar mbėshtetje financiare pėr projektet e shoqatave e komuniteteve mė aktive studentore jashtė si njė investim pėr filizat e komuniteteve tė ardhshme tė profesionistėve. Nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve disa qindra Euro nė vit mundėsojnė mbijetesėn e njė komuniteti studentor. Thjesht pėr tė dhėnė njė ide, nėse llogarisim mbėshtetjen e 100 shoqatave apo komuniteteve studentore nė vit nė tė gjithė botėn shifra nuk shkon as rreth 100 mijė Euro. Nėse i shtojmė kėsaj shume dhe shpenzimet pėr infrastrukturėn e ato administrative shuma mund tė shkojė deri nė 150-200 mijė Euro nė vit. Njė investim minimal ky nėse kemi parasysh potencialin komunitetkrijues tė studentėve e nėse kujtojmė qė vetėm pėr luftėn nė Irak shteti shqiptar shpenzon tashmė prej vitesh disa miliona dollarė nė muaj. Njė program i tillė mbėshtetjeje tė studentėve pėrveē mbijetesės sė komuniteteve tė tyre do ti jepte shtetit shqiptar dhe njė levė shumė efikase pėr tė shoqėruar, ndikuar e drejtuar drejtpėrdrejt zhvillimin e komuniteteve studentore nė komunitete tė mirėfillta profesionistėsh nė tė ardhmen. Pavarėsisht se njė mjet i tille, nėse nuk ekziston njė mekanizėm kontrolli, nė duart e shtetit historikisht shumė tė politizuar shqiptar nuk ėshtė pa rreziqe, kjo mbetet tani pėr tani njė nga mėnyrat mė efikase pėr tė ndihmuar nė krijimin e komuniteteve tė qėndrueshme tė intelektualėve e profesionistėve shqiptarė jashtė.

Shumė kohė pėr tė humbur nuk ka. Sipas njė analize statistikore tė ALBSTUDENT (Pyetesori Albstudent 2005-2006) rreth 65% e studentėve pėrfundojnė studimet brenda 2 viteve tė ardhshme. Pra proēesi i shndėrrimit tė komuniteteve studentore nė komunitete profesionistėsh e intelektualėsh nėse lejojmė njė tolerancė prej disa vitesh pritet tė ndodhė kryesisht brenda pesėvjecarit tė ardhshėm. Komunitet studentore po reagojnė tashmė. Mbetet qė dhe shteti tė ndėrgjegjėsohet e tė pėrcaktojė studentėt si prioritet nė tė gjitha iniciativat e tij tė “rifitimit tė mendjes”. Jo vetėm duke patur parasysh kthimin e tyre por edhe duke njohur potencialin e madh komunitetkrijues edhe tė atyre qė zgjedhin tė qėndrojnė jashtė pas studimit.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio