Studentet.info
Lajme : IBM
Kyqur 09-02-2007 10:20:00 (1342 Lexime)


IBM edhe nė USHT

TETOVĖ, 9 SHKURT- Nje delegacioni i kompanise se njohur te kompjutereve IBM, te premten, qendroi ne zyrat e Universitetit Shteteror te Tetoves (USHT), ku u takua me perfaqesues te stafit akademik, te perfaqesuesve te IT-se dhe studenteve, ku u prezantua iniciativa akademike e IBM.

Goce Jankullovski reprezentues i IBM per Maqedoni dhe Kosove sqaroi mbi mundesite e bashkepunimit mes IBM dhe USHT-se, mundesine e dhenies se provimeve, ku do te mesohej me shume per kete kompani prestigjioze ne tregun boteror dhe mbi te gjitha qe do te vlente me shume per punesim ne te ardhmen. Jankullovski, tha se sistemi i IBM eshte shume i madh dhe kete rrjet e perdorin edhe ministrite tona. Nderkaq, per studentet do te ishte mire, ngase do te mund te jene ne rrjedhe me dinamiken e ngjarjeve ne lemin e informatikes.


Nenad Stankovic, perfaqesues i IBM per shitje dhe distribuim, ne biznese te mesme dhe te vogla, tha se ekziston program universiteti, qe USHT-se do t’i nevojitej. Nje program edukativ qe quhet iniciative akademike, ne rend te pare ka per qellim regjistrimin e Universitetit ne kete rrjet, ndersa me pas ky institucion do te mund te shfrytezonte shume beneficione, duke filluar nga instalimi i programeve te ndryshme qe do te ishin pa pagese, mundesia e mesimit te shume programeve te kompjuterit. Nderkaq, per USHT-ne si nje institucion te larte arsimor, i cili eshte duke punuar ne sistemin e kredive, me regjistrimin ne IBM do te mundej te aplikonin edhe me lende zgjedhore, nga e cila ne fund mund te marrin certifikate ata qe do te degjojne kursin edhe ata qe deshirojne te japin provime profesionale.

Nje mundesi e mire per studentet eshte se, ne kete rrjet te IBM ka portal studentor, ku ata do te mund te aplikonin per shume gjera, si dhe do te mund te gjenin shume informacione dhe te gjitha keto sherbime jane pa pagese.

Nenad Stankovic tha se qellimi i IBM eshte qe te rrise prodhimin ne treg, e cila konsumatoreve, respektivisht universitetit, do t’i sherbente per edukim, ngase ne kete rrjet jane te kycur edhe universitetet me te medha te botes, ajo e Jeilit, Harvardit, Oksfordit, etj. Nepermjet IBM do te mundet te mesoheshin edhe sistemet operative “Unix” dhe “Linux”.

Ne fund, moderatoreve te IBM-it iu shtruan pyetje te shumta qe kishin te bejne me ligjerimin e profesoreve nga jashte, per mundesine e dhenies se provimeve, per bashkepunimin teknik etj.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio