Studentet.info
Lajme : Memorandum pėr organizimin e dy lėndėve tė reja fakultative: Mėsimi klinik dhe Metodologji ligjore
Kyqur 10-02-2007 3:30:00 (1559 Lexime)

Avokatėr amerikanė ndihmė profesionale studentėve tė Juridikut


Prishtinė, 9 shkurt – Nėpėrmjet njė memorandum mirėkuptimi Shoqata e Avokatėve Amerikanė pėr Sundimin e Ligjit dhe Fakulteti Juridik i Universitetit tė Prishtinės rikonfirmuan tė premten bashkėpunimin e mėtejshėm nė organizimin e dy lėndėve tė reja fakultative: Mėsimi klinik dhe Metodologji ligjore.

Drejtuesit e universitetit vlerėsuan se nė kohėn kur ka njė angazhim mė tė madh tė tė gjitha palėve pwr sundim tė ligjit, pos studentėve, pėrfitues tė kėtij projekti do tė jenė edhe e gjithė shoqėria kosovare.



Luan Ahma, prorektor pėr ēėshtje mėsimore, tha se memorandumet e shumta tė nėnshkruara me partnerė ndėrkombėtarė janė tregues qė “UP-ja gjithnjė e mė tepėr ėshtė duke u hapur ndaj komunitetit ndėrkombėtar dhe gjithnjė nė tė mirė tė studentėve dhe shoqėrisė nė pėrgjithėsi”.

Edhe drejtuesit e Juridikut e mirėpritėn kėtė bashkėpunim, tė cilin e konsideruan si njė “moment qė hap perspektivė tė re nė fakultet”, meqė ofron mundėsinė qė krahas mėsimit teorik tė zhvillohet dhe institucionalizohet edhe mėsimi praktik.

Dekani, Agim Paca, tha se nuk do tė ndalen vetėm me kaq sepse me marrėveshje tė reja janė paralajmėruar edhe klinika nė lėmi tė pronės dhe tė procedurės administrative si dhe nė tė drejtėn familjare dhe trashėgimore. Ai foli pėr etapat nėpėr tė cilat ka kaluar fakulteti qė drejton, dhe vlerėsoi se kjo fazė e re ėshtė mė e rėndėsishmja “meqė qon nė zhvillimin akademik tė fakultetit”.

Pėr John Alello, kėshilltar i lartė pėr sundimin e ligjit nė USAID, “nuk ka asgjė mė tė rėndėsishme pėr njė sukses afatgjatė tė profesionit ligjor se sa profesionistė tė trajnuar dhe arsimuar mirė, dhe nuk ka vend mė tė mirė pėr tė filluar me atė proces tė arsimit, se prej profesionistėve tė ardhshėm qė janė studentė tė Fakultetit Juridik”.

Sipas tij, kjo marrėveshje demonstron pėrkushtimin e palėve nėnshkruese qė t’i pėrgatisin mė mirė avokatėt, gjyqtarėt dhe prokurorėt e ardhshėm.
Aelllo pėrmendi citatin e njė folėsi amerikan: “tė tjerėt mund tė tė ndalin pėrkohėsisht por vetėm t’i mund ta ndalėsh veten pėrgjithmonė”, duke rikujtuar represionin e Qeverisė serbe mbi shkollimin universitetitar, dhe porositi studentėt dhe mėsimdhėnėsit qė ēėshtjen e arsimimit tė sė drejtės ta vejnė nė lėvizje, pa mos guxuar qė atė ta lėnė prapa.
Ndėrkaq, gatishmėrinė e gjykatave tė Kosovės pėr tė kontribuar nė reformimin e arsimit ligjor e konfirmoi vet kryetari i Gjykatės Supreme, Rexhep Haxhimusa, i cili theksoi nevojėn qė nė kėtė fazė nė tė cilėn po hyn vendi, tė ketė kuadro tė mirėfillta nė tė gjitha lėmit, meqė “pėr njė shoqėri tė organizuar nė rend tė parė kėrkohen juristė tė mirė qė do tė normojnė jetėn dhe aktivitetet e pėrgjithshme”.

Haxhimusa tha tė mos dyshojė nė aftėsitė e kuadrove qė dalin nga Fakulteti Juridik, por ndau mendimin me disa folės qė njė fazė e tė kaluarės i ka pamundėsuar njė numri tė studentėve qė tė mos i aplikojnė si duhet nė praktikw njohuritė dhe shkathtėsitė e tyre.

Ai premtoi se gjykatat do t’i marrin pėrgjegjėsitė pėr pėrgatitjen e kėtyre tė rinjve “qė sa mė shpejtė ata tė marrin detyrat e gjyqtarėve, prokurorėve, avokatėve dhe hartuesve tė ligjeve tė mira”.

Nga: Besnik Krasniqi




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio