Studentet.info
Lajme : Debati pėr pagat fiton universiteti
Kyqur 13-02-2007 5:47:31 (1321 Lexime)

Kriza e buxhetit, u mblodh dje Senati i Universitetit tė Tiranės

TIRANĖ, 13 SHKURT - Nė njė prononcim tė dhėnė pėr “KJ”,Rektori i Universitetit tė Tiranės Prof. Shezai Rrokaj tha se:”Senati pasi shqyrtoi bazėn ligjore, ligjin e arsimit tė lartė vendimin e dy ministrave, Pollo dhe Bode, theksoi se nuk ka bazė ligjore qė pagat e punonjėsve tė kompensohen nga tė ardhurat dhe se pagat e punonjėsve tė brendshėm tė paguhen nga buxheti i shtetit”.

Mėsohet se pas disa debatesh ėshtė rėnė dakort me MASH-in qė kjo kategori punonjėsish duhet tė paguhen nga buxheti i shtetit. Ndėrkohė kreu i universitetit tė Tiranės bėri tė ditur se me tė ardhurat e fakulteteve do paguhen orėt suplementare tė pedagogėve tė brendshėm dhe tė jashtėm, doktoraturat, par-time etj.



Mė pas rektori Rrokaj theksoi se mė mbledhjen e djeshme tė senatit u analizua vitit 2006, ku rezultoi se Universiteti i Tiranės i ka kryer tė gjitha tenderimet dhe buxheti ėshtė realizuar nė mėnyrėn mė optimale. Mund tė them se janė blerė rreth 850 kompjutera gjatė vitit qė shkoi”. Bėhet e ditur se “risia” e kėtij viti nė universitet ėshtė kalimi i pėrdorimit tė fondit tė investimeve nė rektorat.“

Fondi i investimeve tė pėrqendrohet ne rektorat nė mėnyrė qė ēdo rialokim eventual tė jetė sa mė i thjeshtė pėr tu bėrė, nėse do ketė investime kapitale”. Por nė mbledhjen e djeshme tė senatit janė diskutuar edhe probleme tė tjera. Eshtė theksuar se buxheti duhet tė orientohet drejt ndėrtimeve tė reja si dhe ėshtė kėrkuar qė qeveria tė zgjidhė sa mė shpejt problemin e trojeve ku do tė investohet (ku ka qenė dhe njė ndėr premtimet e bėra nga qeveria Berisha).

Nga: Manjola Zeka




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio