Studentet.info
Lajme : Senati vendos qė paratė e buxhetit tė shtetit tė mos shkojnė vetėm pėr rikonstruksione
Kyqur 13-02-2007 7:28:18 (1227 Lexime)

Hapet qesja pėr 5 godina tė reja universitare nė Tiranė

TIRANĖ, 13 SHKURT - Realizmi i projektit madhor tė Universitetit tė Tiranės pėr ndėrtimin e njė kampusi te Kodrat e Liqenit, tashmė ėshtė mė afėr realizimit. Fondi ėshtė miratuar, projekti ėshtė hartuar. Pritet qė sė shpejti Kėshilli Kombėtar i Rregullimit tė Territorit tė japė lejen e ndėrtimit. Janė dhėnė plot 40 milionė lekė pėr kėtė godinė tė re universitare nga buxheti i shtetit, ndėrkohė shuma tė tjera pritet t‘i miratohen UT-sė nė formėn e kredisė sė butė. Rektori Shezai Rrokaj tha se "nė mbledhjen e senatit tė universitetit ėshtė miratuar buxheti pėr vitin 2007, ku ėshtė vendosur qė paratė e akorduara pėr investimet tė shkojnė pėr ndėrtimin e godinave tė reja".

Sipas tij, kėtė vit do tė ndiqet njė taktikė e re, orientim drejt ndėrtimeve tė reja. "Synimi ynė ėshtė tė mos bėjmė ēdo vit investime pėr shtesa apo rikonstruksione, por edhe tė ndėrtojmė godina tė reja universitare. Pėrpos godinės sė re qė ėshtė planifikuar tė ndėrtohet afėr Liqenit Artificial tė Tiranės, poshtė Fakultetit tė Gjeologji-Minierave, do tė ketė shtesė kati edhe nė Fakultetin e Stomatologjisė, si dhe te Shkencat e Natyrės. Kampusi i ri ėshtė menduar tė jetė rreth 6 mijė metra katrorė. Ai do tė lidhet me njė urė, mbikalim me pjesėn tjetėr universitare, ku gjendet Fakulteti i Histori-Filologjisė, Gjuhėve tė Huaja dhe ai Ekonomisė. Kėrkesa e vazhdueshme e universitetit pėr godinėn e re bėhet pas shtimit tė vazhdueshėm tė numrit tė studentėve, ku pėr pasojė mėsimi zhvillohet deri nė orėt e vona tė natės.


Nė tabelėn e detajuar tė buxhetit qė u miratua dje, vihet re se "10 milionė lekė janė planifikuar pėr zgjerimin e Fakultetit tė Shkencave Sociale, si dhe 17 milionė pėr godinėn e Stomatologjisė, tė cilės do t‘i shtohet njė kat i ri, ndėrkohė 35 milionė lekė janė dhėnė pėr rikonstruksionin total tė fakultetit", sqarohet nė tabelėn e zėrit tė investimeve. Nė konsideratė, sipas kėrkesave tė dekanateve, janė mbajtur edhe Fakulteti i Shkencave Sociale, me 9 milionė lekė pėr rikonstruksion, ai i Gjuhėve tė Huaja, me 12 milionė lekė pėr rikonstruksion dhe 25 milionė lekė.

Gjatė mbledhjes sė senatit janė diskutuar edhe procedura tė tjera tė investimeve. Duke analizuar vitin qė lamė pas, senati ka konstatuar se ka pasur vėshtirėsi nė rialokimin e fondeve tė investimeve, nė kėtė mėnyrė ėshtė vendosur qė pjesa e mbetur e fondeve tė menaxhohet direkt nga rektorati dhe jo nga fakulteti. Bėhet fjalė nė rastet e tenderimeve, ku ofruesi e realizon projektin me njė shumė mė tė vogėl sesa ėshtė akorduar fondi. Pjesa e mbetur e parave tashmė ėshtė vendosur tė lėvrohet nga rektori, pasi fakultetet janė gjendur nė vėshtirėsi tė menaxhimit tė tyre. Nė total janė 423875000 lekė pėr investime nė UT. (SHQIP)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio