Studentet.info
Lajme : Maratona e Sadi Bexhetit nė Universitet e Austrisė
Kyqur 15-02-2007 7:10:00 (1395 Lexime)

Maratona e Sadi Bexhetit nė Universitet e Austrisė

VJENĖ, 15 SHKURT- Nė kuadėr tė njė turni nėpėr universitetet evropiane, qė po bėn rektori i Universitetit Shtetėror tė Tetovės (USHT), prof. dr. Sadi Bexheti, me bashkėpunėtorėt e tij, po kurorėzohet me sukses.

Rektori Sadi Bexheti, nė Austri, ka vizituar Universitetin Teknik nė Gracė, Universitetin Karl Franc, Universitetin Mjekėsor, si dhe Universitetin e Muzikės dhe Dramaturgjisė. Nė njė vizitė tė posaēme, rektori Bexheti u prit nga drejtuesit e organizatės sė njohur joqeveritarė WUS. Nga tė gjitha kėto takime doli akti i nėnshkrimit tė marrėveshjeve pėr bashkėpunim nė fusha tė ndryshme.



Nė Universitetin Teknik tė Gracit, rektori vizitoi institucion e bio-teknologjisė dhe institucionin e mikrobiologjisė, atė tė pėrparimit tė materialeve dhe tė fizikės sė materialeve tė nano-teknologjisė. Me drejtuesit e Universitetit Teknik u nėnshkrua marrėveshje pėr bashkėpunim, pėr kėmbim tė studentėve dhe tė kuadrit mėsimor, ndėrsa 4 profesorė tė kėtij Universiteti do tė ligjėrojnė nė Fakultetin e Bioteknologjisė nė USHT.


Nė Universitetin Karlc Franc, njė nga mė me renome nė Evropė, me traditė 500 vjeēare, u nėnshkrua marrėveshje pėr projekte konkrete me Fakultetin Juridik tė USHT-sė. Tani e tutje asistentėt e kėtij fakulteti tė USHT-sė do tė kenė mundėsi qė tė magjistrojnė e doktorojnė nė kėtė universitet prestigjioz. Po ashtu, tre lektorė nga ky Universitet, prej semestrit tė ardhshėm do tė jenė ligjėrues nė USHT. Drejtuesit e Universitetit Karl Franc ranė dakord qė sė bashku me USHT-nė tė konkurrojnė nė projekte pėr partneritet. Drejtuesit e kėtij Universiteti janė tė gatshėm qė ta ndihmojnė USHT-nė me gjithė infrastrukturėn e vet.

Nė Universitetin Mjekėsor tė Vjenės, rektori Bexheti u takua me homologun e tij, z.Gerhard Valter, me ē’ rast u bisedua pėr bashkėpunimin nė mes kėtyre dy institucioneve. Nga ky takim rezultoi edhe mbėshtetja pėr Fakultetin e motrave, prej nga do tė vijnė 3 pedagogė pėr ligjėrimin e lėndėve klinike. Ky Universitet do t’i dhurojė USHT-sė preparate pėr Institutin e anatomisė, patologjisė dhe histologjisė.

Nė takimin qė pati rektori Bexheti me drejtuesit e organizatės sė njohur joqeveritare WUS, arriti tė sigurojė bursa pėr studentėt e USHT-sė, qė sponsorohen nga kjo organizatė pėr aktivitetet e studentėve tė USHT-sė nė Spitalin e Gracit. WUS do tė financojė edhe nė tė ardhmen njė varg aktivitetesh tė studentėve tė USHT-sė.(R.M)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio