Studentet.info
Lajme : Me diplomė false kthehet nė USHT
Kyqur 17-02-2007 14:20:00 (2657 Lexime)

Me diplomė false kthehet nė USHT

TETOVĖ, 16 SHKURT - Nė faqen zyrtare tė Bashkimit Demokratik pėr Integrim (BDI) ėshtė botuar faksimilja e diplomės origjinale tė falsifikuar tė Ferat Polisit, si dhe faksimilja e denoncimit tė kėsaj diplome si false nga ana e autoriteteve arsimore egjiptiane dėrguar Ministrisė sė Arsimit dhe tė Shkencės (MASH) tė Maqedonisė dhe Bashkėsisė Fetare Islame tė Maqedonisė (BFIM).

"Ju informojmė se diploma nr. 460 e Universitetit tė "Al-Az 'harit", e Ferat Polisit, nuk ėshtė origjinale dhe emri i tij nuk figuron nė mesin e shtetasve tė diplomuar nga Republika e Maqedonisė", thuhet nė shkresėn e Drejtorisė sė pėrgjithshme pėr ēėshtje tė arsimit tė Egjiptit.


Nga Bashkėsia Fetare Islame e Maqedonisė (BFIM) thonė se do tė verifikojnė gjithēka, edhe pse ajo qė ėshtė shkruar nė faqen e internetit tė BDI-sė, mund tė jetė edhe ndonjė letėr false. "Kėtu nuk shoh asgjė tė verifikuar, mund tė jetė letėr e falsifikuar arabe, ajo qė ėshtė nė gjuhėn arabe, aq mė tepėr kur pėrkthimi nė maqedonisht nuk e ka vulėn e pėrkthimit dhe nuk korrespondon me atė qė ėshtė pėrkthyer mė poshtė", tha sekretari i BFIM-sė, Afrim Tahiri.

Nga ana tjetėr, nė Shėrbimin pėr informim tė BDI-sė, nė faqen kuėshtė botuar ky dokument, paralajmėrohet se "do tė nxjerrin edhe diploma tė tjera false tė pėrfaqėsuesve tė PDSH-ė". "Personi nė fjalė, pasi ėshtė larguar nga USHTja, tani ėshtė kthyer pėrsėri nga drejtuesit aktualė. Kėto janė fakte.
Nėse nuk ju mjaftojnė, do tė publikojmė edhe raste tė tjera, ku zyrtarė tė lartė tė PDSH-sė, njėri ėshtė drejtor dhe tjetri po bėhet ministėr, janė tė pėrfshirė nė skandale tė diplomave false".

Nė Shėrbimin pėr informim tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės (USHT) nuk deshėn tė komentojnė. "Ende nuk jemi tė informuar pėr rastin. Javėn eardhshme do ta shqyrtojmė kėtė problem", tha zėdhėnėsi i USHT-sė, Arsim Sinani Ndėrkohė nė Ministrinė e Arsimit ishin tė pakapshėm pėr tė dhėnė sqarim lidhur me kėtė.

Nga: Gėzim SULEJMANI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio