Studentet.info
Lajme : Hiqet Dalipi
Kyqur 21-02-2007 3:30:00 (2025 Lexime)

Suspendohet Dalip Limani, autor i librit “Kirurgjia abdominale”, tė cilėn e ka vjedhur nga autori kroat, Ivan Prpic, me titull “Kirurgija”.

PRISHTINĖ, 20 SHKURT— Rektorati i Universitetit tė Prishtinės shpall plagjiat librin “Kirurgjia abdominale”, tė profesorit Dalip Limani.
Pėrmes njė vendimi, Rektorati edhe suspendon profesorin Limani.
Plagjiatura e tij ėshtė zbuluar dhe publikuar nga gazeta Express, para tri javėve. Limani ka vjedhur librin nė tėrėsi nga autori kroat Ivan
Prpic, me titull “Kirurgija”.

Kėtė e ka konstatuar edhe Komisioni antiplagjiaturė i Universitetit tė Prishtinės, i cili pas studimit tė kėtij libri ka ardhur nė pėrfundim se mbi 70 pėr qind e kėtij libri ėshtė i vjedhur nga autori Limani. Ky komision ishte themeluar disa ditė pas publikimit tė njė artikulli nė gazetėn “Express”, me shėnime dhe dėshmi pėr plagjiaturė. “Kjo pėrqindje kaq e madhe e ngjashmėrisė ka detyruar komisionin qė nė raportin e vet ka vendosur qė mos tė citojė faqe pėr faqe, por vetėm tė konstatojė pėrqindjen mė tė afėrt me njė siguri aq tė madh”, thuhet nė vendimin e Komisionit. Komisioni kėtė e ka konstatuar pas njė analize disaditėshe.


Nė njėrėn prej pikave nė vendim, ėshtė urdhėruar menaxhmenti i Fakultetit tė Mjekėsisė qė ta heqė nga pėrdormi librin nga pika I e kėtij vendimi, dhe tė mos lejojė pėrdorimin e tė njėjtit si tekst
universitar pėr nevojat e studentėve tė Fakultetit tė Mjekėsisė.
Si arsyetim pėr marrjen e kėtij vendimi,Komisioni ėshtė bazuar nė tė dhėnat dhe shėnimet e artikullit tė botuar nė Express, ku pas ekspertizave nga Komisioni ėshtė vėrtetuar se libri ishte plagjiaturė, ashtu siē e ka pėrcaktuar edhe kjo gazetė.

Komisioni ka mbajtur mbledhjet e tij mė datėn 30 janar, 1, 2 dhe 3 shkurt tė kėtij viti. Emrat e anėtarėve tė Komisionit nuk janė publikuar pėr shkak tė dyshimeve tė bazuara se mund t’u ekspozohen formave ndryshme tė presionit dhe kėrcėnimeve.

Limani kishte vjedhur fjalė pėr fjalė librin e autorit korat, duke mos kursyer as tabelat, grafitet dhe figurat e ilustruara nė tekst. Kėtė
libėr e kishte pėrkthyer njė koleg i tij, tė cilit ia kishte marrė vetėm pėr ta lexuar. Pas njė kohe e kishte pėrvetėsuar, duke e botuar dhe hedhur nė treg si libėr tė tijin.

Suspendimit i kanė shortuar bashkėpunėtorėt e Limanit. Ata janė Mehmet Maxhuni, Samedin S. Haxhijaha, Avdyl Krasniqi, Salih Krasniqi dhe Cen Bytyqi. Express ėshtė duke hulumtuar pėr libra tė tjerė tė dyshimtė Pėr plagjiaturė.(Gazeta Express)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio