Studentet.info
Lajme : Kontrolli i dyfishtė minimizon falsifikatet
Kyqur 21-02-2007 15:10:00 (2391 Lexime)

Pėr vitin 2006/2007, dyzet fish mė pak diploma false

SHKUP, 21 SHKURT - Dėrgimi I diplomave false, prej Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės nė organet policore, pėr periudhėn e viteve
2006/2007, ėshtė dyzet fish mė I vogėl krahasuar me periudhėn e para katėr viteve. Nė vitet 2002/2003, kur pėr herė tė parė, nisi tė bėhet nostrifikimi i diplomave nė Ministri dhe jo nėpėr
fakultete, u patėn zbuluar 120 diploma false, pjesa dėrmuese e tė cilave nga Bullgaria dhe Shqipėria.

"Nė periudhėn e viteve 2006-2007, janė zbuluar tre raste tė diplomave tė falsifikuara, dy nga Bullgaria dhe tjetra nga Shqipėria", tha Mustafa Musliu, nga Sesioni i nostrifikimit, qė vepron nė kuadėr tė sektorit pėr arsim tė lartė. Meritat pėr minimizimin e rasteve, Musliu ia pėrshkruan vetėdijesimit tė njerėzve pėr kontrollin e dyfishtė tė diplomave, qė zbatohet gjatė procesit tė nostrifikimit.


"Tanimė tė gjithė janė tė informuar se nostrifikimi i diplomave nė Ministrinė e Arsimit, bėhet pėrmes mekanizmave qė kontrollojnė
me pėrpikėri gjithēka qė ka tė bėjė me origjinalitetin e diplomave, prandaj pak kush merr guximin qė tė kėrkojė nostrifikimin e
njė diplome false". Si rezultat I kėsaj ėshtė rritur edhe efikasiteti i punės pėr nostrifikimin e diplomave, qė vijnė qoftė nga shtete me
tė cilat Maqedonia ka marrėveshje bilaterale pėr bashkėpunim arsimor, qoftė me shtetet e tjera.

Kėto dy vite janė nostrifikuar rreth njė mijė diploma, tė niveleve tė ndryshme arsimore, pjesa dėrmuese e tė cilave, mbi 520, janė nga Bullgaria. Sipas Mustafės, mundėsia qė falsifikatorėt e diplomave "t'ia kenė hedhur" MASH-it, nuk ekziston fare, sepse nė Komisionin pėr nostrifikim janė tė angazhuar ekspertė tė kriminalistikės, qė verifikojnė origjinalitetin e diplomave nga ana pėrmbajtjesore e letrave, shtypit dhe karakteristike tė ngjashme.

Paralelisht me kėtė mekanizėm, pėr secilėn kėrkesė MASH-i iu drejtohet universiteteve, titujt e tė cilave i mbajnė diplomat, kurse nga shteti pėrkatės, kėrkon konfirmimin nėse ėshtė i akredituar universiteti nė fjalė.
Edhe pse nė MASH bėhet nostrifikimi vetėm i diplomave tė atyre shteteve me tė cilėt Maqedonia ka nėnshkruar marrėveshje pėr bashkėpunim, sikurse ėshtė Bullgaria, Turqia dhe Shqipėria,
sipas Musliut, ėshtė pėrparėsi e madhe qė kėtu bėhet edhe grumbullimi i dokumenteve tė kandidatėve me diplomė tė shteteve tė
tjera, sikurse janė: SHBA, Franca, Anglia, Egjipti, e gjetkė. "Nė kėtė mėnyrė lehtėsohet puna e fakulteteve gjegjėse. Pasi i gjithė procesi
kalon pėrmes njė filtri tė kontrolluar".

Pavarėsisht korrespondencės ose jo tė sistemeve arsimore, Maqedonia ėshtė e obliguar tė nostrifikojė diplomėn e secilit shtet nė botė, meqė ėshtė nėnshkruese e Konventės sė Lisbonės.
Pėr rastet kur studimet e kryera jashtė nuk korrespondojnė me drejtimet e studimeve ekzistuese nė Maqedoni, pra kur fakultetet
nuk janė kompetente tė nostrifikojnė diēka me tė cilėn nuk posedojnė, Ligji e obligon ministrin e Arsimit qė tė ngrejė njė komision special. "Thirren profesorė vendorė tė lėndėve tė
njėjta ose tė pėrafėrta dhe ekspertė tė jashtėm", shpjegon Musliu, qė aktualisht ėshtė edhe kryetar i njė komisioni tė kėtillė, tė ngritur enkas me njė diplomė tė fushės sė kriminalistikės,
e ardhur nga Franca.

Nga: Laura PAPRANIKU




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio