Studentet.info
Lajme : Senati vendosi qė zgjedhja e personelit akademik tė bėhet ashtu siē parasheh Statuti
Kyqur 24-02-2007 5:29:59 (1912 Lexime)

UP-ja i mbyll dyert pėr asistentėt pleq


Prishtinė, 24 shkurt – Pėr tė gėzuar titullin e asistentit nė Universitetin e Prishtinės (UP) kandidati duhet tė jetė nėn moshėn 38 vjeēare, kur emėrohet pėr herė tė parė, dhe njėkohėsisht tė ketė tė regjistruar studimet e doktoratės. Kėshtu ėshtė vendosur tė premten nė mbledhjen e Senatit tė UP-sė, vendim ky i pėrcjellė me disa vėrejtje nga senatorėt. Pėrcaktimi i moshės 38 vjeē ėshtė bėrė edhe pse me Statutin e UP-sė, “pėr titullin e asistentit kandidati duhet ... tė jetė nėn moshėn 35 vjeēare kur emėrohet pėr herė tė parė”. Pos moshės Statuti parasheh qė kandidati duhet tė ketė tė pėrfunduar me sukses studimet postdiplomike master ose ekuivalent me tė, dhe tė jetė i regjistruar nė studimet e doktoratės nė universitet.

Interpretimi “restriktiv” qė rektori i bėri kėtij ligji ndikoi qė tė bėhet tolerancė pėr tre vjet.
“Do ta bėjmė 35 plus 3, me supozim qė kandidati e ka regjistruar doktoratėn ditėn e fundit qė e ka arritur kėtė moshė”, ka thėnė rektori Enver Hasani. Ndėrkaq, nė interpretimin “strikt legal” qė ai ka bėrė, ka nxjerrė pėrfundimin se njeriu qė ka 35 vjet e njė ditė nuk mund tė zgjedhet, duke supozuar se gjatė tri viteve tė ardhshem kandidati mund tė doktorojė.
Ai u zotua se do ta zbatojė ligjin dhe nuk do tė kursejė asnjėrin nga asistentėt e deritashėm tė shtyrė nė moshė, nėse ka konkurrentė tė cilėt pėrmbushin kriteret e cekura nė Statut.
Ky vendim nuk qe i mirėpritur nga njė numėr senatorėsh. Ata druajtėn se ata asistentė qė doktorojnė dhe qė nuk kanė lėndė pėr tė ligjėruar mund tė mbesin nė rrugė.
Nuhi Rexhepi, dekan nė Fakultetin e Filologjisė, ėshtė i mendimit se kjo ēėshtje duhet shikuar nė kontekstin afatgjatė, pasi qė ka individė tė cilėt gjithė karrierėn duan ta kalojnė si asistentė. Nė anėn tjetėr, Ramush Mavriqi, dekan nė Fakultetin Filozofik, vlerėsoi se po tė kemi njė asistent doktor qė i ka 40 vjet dhe nuk ka lėndė atėherė “nuk ėshtė e ndershme qė atė ta zėvendėsojmė me njė tė ri”, dhe bėri thirrje qė strukturat udhėheqėse tė jenė “mė liberalė” ndaj kėsaj kategorie.
Shqetėsimet mė tė mėdha u sollėn nga senatorėt e Fakultetit tė Mjekėsisė. Hysni Daka bėri vėrejtje qė kur ėshtė nė pyetje angazhimi i kuadrit akademik nė kėtė fakultet tė merren parasysh specifikat qė ai ka. Sipas tij, pėr ta zgjedhur njė profesor nė Mjekėsi kandidati duhet plotėsuar tri kritere: kriterin profesional, atė pedagogjik dhe kriterin shkencor.
“Duhet qė rektori ta formojė njė grup ku mė nė detaje do tė diskutohej ēėshtja e Mjekėsisė. Asistentėt qė janė studentėt mė tė mirė nuk mund tė marrin specializim nė QKU, dhe kjo ėshtė pengesa kryesore. Kėto probleme ndoshta rregullohen nesėr, por sot kėshtu ėshtė puna”, theksoi Daka.
Ai pėrmendi rastin e Ilir Kurtishit, i cili gjatė studimeve ka vetėm njė nėntė dhe i cili ka qenė dy herė nė universitete amerikane pėr tė ndjekur studime, dhe qė deri tash atij nuk i ėshtė ndarė specializimi.
Por, rektori Hasani theksoi se QKU-ja duhet t’i pranojė nė specializim ata qė universiteti i pranon asistentė, edhe pse kjo gjė nuk ėshtė praktikuar deri tashti. “Ndryshe, ne dalim qė QKU-ja dhe ministria tė na pėrcaktojė politikėn akademike”, u shpreh Hasani, duke shtuar se specializimi dhe titujt shkencor nuk janė inkompatibil, dhe se nė tė njėjtėn kohė njė kandidat edhe mund tė specializojė edhe tė bėjė studime tė doktoratės.
Ai shprehu vendosmėrinė qė nė konkurse asnjėri kandidat nė moshėn mė tė madhe se sa e parasheh Statuti nuk do tė ketė privilegje, pavarėsisht pėrvojės sė tij meqė “nuk ėshtė logjike qė shoqėria tė investojė nė ata njerėz tė cilėt kanė doktoruar nė moshėn 55 vjeēare”.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio