Studentet.info
Lajme : PĖRVOJA MENAXHUESE AMERIKANE NĖ USHT
Kyqur 24-02-2007 9:33:48 (1498 Lexime)

PĖRVOJA MENAXHUESE AMERIKANE NĖ USHT

TETOVĖ, 24 SHKURT- Nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės (USHT), tash njė muaj po qėndrojnė pėrfaqėsues tė organizatės amerikane PEACE CORPS, me qėllim tė zhvillimit dhe reformimit mė tė shpejtuar tė kėtij institucioni tė arsimit tė lartė nė Maqedoni.

Nė Zyrėn pėr marrėdhėnie me jashtė tė kėtij universiteti po punojnė me dinamikė tė shtuar tre bashkėpunėtorė amerikanė tė kėsaj organizate, tė cilėt nėpėrmjet projekteve tė pėrbashkėta konkrete shkencore dhe humanitare, do ta bėjnė tė njohur kėtė universitet nė planin ndėrkombėtar, duke vendosur njė bashkėpunim tė drejtpėrdrejtė me universitetet evropiane dhe botėrore.



Stafi amerikan qė po punon nė ambientet dhe kushtet qė janė parashtruar nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės, ka pėr qėllim qė tė vendos marrėdhėnie partneriteti me universitetet e tjera mė tė avancuara tė Evropės dhe SHBA-sė, nė mėnyrė qė tė vihet njė bazė e shėndoshė bashkėpunimi nė fushėn e shkencės, si dhe tė shfrytėzohen pėrvojat e universiteteve qė kanė tė arritura mė bashkėkohore shkencore, tė cilat do tė aplikoheshin edhe nė kushtet e kėtushme.

Projekti amerikan pėr avancim tė proceseve reformuese universitare, qė nė fazėn e saj tė zbatimit nė kushtet ekzistuese tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės, ka dhėnė rezultatet e para konkrete. Ky projekt, parasheh edhe kėmbimin e pėrvojave dhe tė stafit akademik e tė studentėve mes universiteteve, me tė cilat janė nėnshkruar dhe do tė nėnshkruhen edhe nė tė ardhmen memorandume tė bashkėpunimit tė ngushtė mėsimor-shkencor.

Organizata amerikane PEACE CORPS, do tė jetė e pranishme nė USHT me pėrfaqėsuesit e vet nė dy vjetėt e ardhshėm, nė mėnyrė qė nėpėrmjet bashkėpunimit tė drejtpėrdrejtė t’i pėrcjellė pėrvojat dhe tė trajnojė stafin akademik tė USHT-sė, pėr veprim tė pavarur nė zhvillimin e mėtejmė tė proceseve akademike edhe nė nivel ndėrkombėtar.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio