Studentet.info
Lajme : Tė punėsuarve nė UP iu pamundėsohet tė kenė dy kontrata me normė tė plotė
Kyqur 24-02-2007 9:50:00 (1187 Lexime)

S’ka mė dy kontrata pune pėr profesorėt


PRISHTINĖ, 27 SHKURT- Ndonėse neni 77 i Statutit tė Universitetit tė Prishtinės (UP) ua ndalon personelit nė marrėdhėnie tė rregullt pune nė UP njė kontratė tjetėr tė punėsimit me normė tė plotė, brenda apo jashtė universitetit, shumė mėsimdhėnės nuk i janė pėrmbajtur kėtij rregulli, por zyrtarėt e UP-sė shprehen tė bindur se kjo dukuri ėshtė afėr pėrfundimit.

Prorektori pėr ēėshtje akademike nė UP, Luan Ahma tha pėr KosovaLive se asnjė mėsimdhėnės i UP-sė nuk do tė lejohet tė punojė me kontratė tė dyfishtė, ngase siē tha ai, nuk kanė ndonjė marrėveshje me ndonjėrin nga universitetet private.

“Ne nuk kemi asnjė marrėveshje me universitetet private dhe nuk ėshtė logjike qė mėsimdhėnėsit e UP-sė tė japin mėsim nėpėr ato universitete, sepse ato janė konkurrente tonat dhe nuk lejojmė qė tė bie cilėsia nė UP pasi qė dikush pėr shkak tė parave mund tė shkojė pėr punė nė njė universitet tjetėr”, tha ai.
Ahma njoftoi se janė duke u marrė me zbulimin e ndonjė profesori i cili njėkohėsisht mban dy poste.

“Rasti i fundit ishte me dekanin e Fakultetit Juridik, Agim Paca i cili pikėrisht pėr kėtė ēėshtje ėshtė shkarkuar nga detyra. Gjithashtu edhe prorektori pėr financa, Gazmend Luboteni ka dhėnė dorėheqje pasi qė ka qenė i angazhuar edhe nė universitete tjera”, tha ai, dhe u shpreh i bindur qė kontratave tė dyfishta iu ka ardhur fundi.

Rektori i UP-sė, Enver Hasani, megjithatė thotė se njė vend i dytė pune nė ndonjėrin prej universiteteve private do t’u lejohet vetėm profesorėve tė lėndėve deficitare, ashtu siē normalisht ėshtė lejuar edhe nga Ministria e Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė (MASHT).
Zgjidhja e kėtij problemi, sipas Hasanit, ėshtė edhe nė programin e tij zhvillimor tė Universitetit tė Prishtinės. Ai shprehet i bindur se asnjė profesori nuk do t’i nėnshkruhet kontrata e punės me UP-nė, nėse paraprakisht nuk dihet me saktėsi nė sa vende pune ėshtė i angazhuar dhe me ēfarė kushtesh.

“Duke pėrmirėsuar pagat e profesorėve me njė buxhet tė veēantė, punėsimi i dyfishtė i mėsimdhėnėsve tė UP-sė do tė merrte fund”, thotė Hasani, duke u shprehur i gatshėm tė angazhohet nė kėtė drejtim, pėr tė pėrmbushur edhe misionin e UP-sė pėr tė qenė njė institucion i arsimit tė lartė qė i plotėson kriteret dhe arrin tė jetė autonom.
Ndėrsa edhe zėvendėsministri i Arsimit, Fevzi Berisha, rreth kėsaj ēėshtjeje thotė se Statuti i UP-sė dhe normat tjera ligjore janė shumė tė qarta.

“Nė bazė tė Statutit tė UP-sė, profesorėt nuk kanė tė drejtė tė jenė nė marrėdhėnie tė rregullt pune nė dy e mė shumė vende”, tha ai.
Por, zėvendėsministri Berisha shprehet optimist se kėtė ēėshtje do ta zgjidhin organet drejtuese tė UP-sė, pa pasur nevojė pėr ndėrhyrjen e ministrisė.

Ndėrsa sipas nenit 177 tė Statutit tė UP-sė “personeli nė marrėdhėnie tė rregullt pune nuk mund tė ketė kontratė tjetėr tė punėsimit me normė tė plotė brenda apo jashtė universitetit. Kėrkesa pėr pėrjashtim nga kjo rregull pėr njė arsye tė fortė i parashtrohet rektorit dhe kėrkon pėrkrahjen e shumicės sė votave tė kėshillit tė njėsisė pėrkatėse akademike. Rektori vendos pasi tė jetė konsultuar me dekanin e fakultetit”.
Ndėrkaq, Rexhep Gashi, profesor nė Fakultetin Juridik, pranon faktin qė ka punuar nė njė universitet privat, duke u arsyetuar se nga MASHT-i e ka pasur tė lejueshme tė punojmė diku me honorar, por vetėm nė njė vend.

Por, profesor Gashi mendon se me shumicėn e emrave tė profesorėve po manipulohet, pasi siē tha ai, aktualisht punon vetėm nė Universitetin e Prishtinės.
Kurse studentėt e UP-sė e kanė vėrejtur rėnien e cilėsisė nė UP, pikėrisht pėr shkak tė angazhimeve tė shumta tė profesorėve tė tyre. Hyrije Raēi, studente e historisė tha pėr KosovaLive se qė kur janė hapur universitetet private, ka rėnė cilėsia e mėsimdhėnies nė UP, dhe kjo, sipas saj, nuk duhet tė vazhdojė.
“Nė universitetin e vetėm publik nė Kosovė janė rreth 33 mijė studentė dhe atyre u duhet dija, tė cilėn duhet ta fitojnė nė UP, ndėrkaq ėshtė e pafalshme kur shumė profesorė braktisin ligjėratat nė UP, vetėm pėr ta mbajtur edhe njė punė tjetėr, gjė qė ėshtė duke i dekurajuar edhe studentėt”, tha ajo.

Pavarėsisht kėtyre qėndrimeve, shumė profesorė tė UP-sė, deri tani kanė punuar, krahas UP-sė, edhe nėpėr universitetet private, madje ka raste kur njė profesor punon nė dy, tre e mė tepėr universitete. / KosovaLive


Faqe printuese Dergo kete lajm shokut Ktheje nė PDF kėtė artikull


Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio