Studentet.info
Lajme : Mbledhja e Senatit ne USHT
Kyqur 27-02-2007 10:10:00 (1657 Lexime)


USHT-ja bėri publike zgjedhjet e mėsimdhėnėsve

TETOVĖ, 27 SHKURT- Senati i Universitetit Shtetėror tė Tetovės, nė mbledhjen e mbajtur mė 27.02.2007, shqyrtoi dhe miratoi disa pika tė rendit tė ditės, ndėr to llogarinė pėrfundimtare pėr vitin 2006, propozimin e planit financiar prej burimeve tė vetė universitetit pėr vitin 2007, vendimet e Drejtorisė sė Rektoratit tė USHT-sė pėr zgjedhjen e mėsimdhėnėsve sipas konkursit tė publikuar etj.

Lidhur me miratimin e llogarisė pėrfundimtare pėr vitin 2006, shėrbimi i kontabilitetit nė kėtė mbledhje para anėtarėve tė Senatit dhe rektorit tė universitetit nė mėnyrė tė thuktė dha llogarinė pėrfundimtare gjatė tėrė vitit, duke nėnvizuar se punėt janė kryer me sukses. Shėrbimi i kontabilitetit paraqiti edhe projektin e programit pėr vitin 2007.




Njė nga pikat mė tė rėndėsishme kishte tė bėjė me miratimin e vendimeve tė Drejtorisė sė Rektoratit tė USHT-sė pėr zgjedhjen e mėsimdhėnėsve sipas konkursit tė publikuar mė 19 dhjetor 2006. U miratuan vendimet pėr pranimin e dr. Agni Dikės me thirrjen profesor ordinar pėr lėndėt Programimi I dhe II, tė dr Agim Velės me thirrjen profesor ordinar pėr lėndėt Fiziologji dhe Patofiziologji, si dhe anatomi dhe fiziologji, Senat Abdulit me thirrjen docent pėr lėndėt Kukulla dhe skenografia, Lojėra skenike, Drama dhe teatri, dr. Bexhet Toēit me thirrjen docent pėr lėndėn Psikomotorikė, dr. Miftar Ziberin me thirrjen profesor ordinar pėr lėndėn Volejboll, mr. Ilirjan Beqirin me thirrjen docent pėr lėndėt Pikturė I dhe II, mr. Safet Spahiun me thirrjen docent pėr lėndėn Dizajn, dr. Fejzulla Shabanin me thirrjen profesor inordinar pėr lėndėt Historia e Ballkanit III, Historia e Diplomacisė, si dhe Historia e shtetit dhe sė drejtės, dr. Vebi Xhemailin me thirrjen docent pėr lėndėt Historia e Ballkanit II dhe Historia e Popullit Shqiptar IV, mr. Bajram Ēupin me thirrjen docent pėr lėndėt Metodika e Mėsimdhėnies sė Muzikės dhe Teknikė vokale, mr. Bajramali Idrizin me thirrjen docent pėr lėndėt Polifoni vokale dhe Aranzhim vokal, dr. Remzi Izairin me thirrjen profesor ordinar pėr lėndėt Sėmundjet e brendshme I dhe Infermieristikė e sėmundjeve tė brendshme II, dr Vullnet Palloshin me thirrjen docent pėr lėndėt Planifikimi i infrastrukturės, Bazat e projektimit tė rrugėve dhe Punėt tokėsore dhe mekanizmi, si dhe dr. Abdulla Aliun me thirrjen profesor ordinar pėr lėndėt E drejta e detyrimeve I dhe II dhe E drejta e autorit.


Lidhur me kėtė pikė, anėtarėt e Senatit tė USHT-sė ishin tė mendimit se zgjedhja e kėtyre profesorėve ėshtė njė akt solemn. Anėtarėt e komisionit kishin kėnaqėsi qė t’i propozojnė kėta emra dhe se ata do tė jenė pėr tė mirėn e universitetit. Duke parė recensionet shihet qė janė plotėsuar vendet nė shumė fusha.

Nė kėtė mbledhje u diskutua edhe pėr hapėsirat e universitetit, pėr tė cilat rektori Bexheti bėri tė ditur se njė pjesė e hapėsirės nė Spitalin e Tetovės do tė jenė nė shėrbim tė disa degėve tė Fakultetit Matematikė-Natyror.





Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio