Studentet.info
Lajme : Universitetet, zgjedhjet vetėm me ligjin e ri
Kyqur 27-02-2007 11:12:24 (1302 Lexime)

Universitetet, zgjedhjet vetėm me ligjin e ri

TIRANĖ, 27 SHKURT- Zgjedhjet pėr strukturat drejtuese nė universitete, do tė bėhen me Ligjin e ri tė Arsimit tė Lartė. Ligj, qė shumė shpejt do tė kalojė pėr miratim nė qeveri e mandej nė Parlament. Qė do tė thotė se, drejtuesit aktualė nė shkollat e larta publike nė vend do tė duhet tė presin edhe ca nė postet e tyre, pavarėsisht se jashtė mandatit.

Sipas zėvendėsministres sė Arsimit dhe Shkencės, Adriana Gjonaj, koha deri nė hapjen e zgjedhjeve nuk duket tė jetė e largėt. "Ligji i ri ėshtė nė fazėn e fundit tė diskutimit dhe shumė shpejt pritet tė kalojė pėr miratim. Njė muaj pas miratimit tė tij nė Parlament, do tė nisė procesi i zgjedhjeve nė universitete",- tha dje Adriana Gjonaj, nė pėrgjigje tė interesimit tė rektorėve pėr vonesat nė procedurat zgjedhore.


Vetė kreu i Konferencės sė Rektorėve, Shezai Rrokaj, deklaroi se vonesat nuk janė tė justifikuara, ndaj shpallja e zgjedhjeve duhet tė bėhet sa mė parė. Madje, nėse kėrkon kohė miratimi i ligjit tė ri, zgjedhjet tė bėhen edhe me ligjin ekzistues, pasi nuk ka ndryshime nė nenin pėr zgjedhjet. Por, sipas zėvendėsministres Gjonaj, nuk ka pse tė bėhen zgjedhje tė shpejtuara, duke qenė se ligji i ri ėshtė gati. Madje, duke i konsideruar si mė urgjente zgjedhjet, nė bazė tė ligjit tė ri, sipas Gjonajt, do tė bėhet njė amendim nė Statusin dhe Rregulloren e Universiteteve, vetėm nė pikėt e zgjedhjeve. Ndėrkohė, qė gjithė tė tjerat do tė ndryshohen mė vonė.
Rektorėt

Deri nė shpalljen e zgjedhjeve tė reja, strukturat drejtuese kanė tė drejtė vendimmarrėse si gjithmonė. "Nė momentin qė u bė amendimi i ligjit ekzistues, u saktėsua se strukturat kanė tė drejtėn e vendimmarrjes deri nė zgjedhjet e tjera, pa u pėrcaktuar ndonjė afat",- tha Pėrparim Hoxha, rektori i Universitetit Politeknik tė Tiranės. Pavarėsisht se sipas ligjit, ai thekson se nuk ka asnjė problem, shpreh shqetėsim pėr kohėn kur do tė bėhen zgjedhjet. Mandati, sipas tij, nuk ka mbaruar, deri nė momentin e dorėzimit tė atyre strukturave qė do tė dalin fituese nga zgjedhjet nė universitete. "Mirė ėshtė tė bėhen shpejt, por sigurisht qė duhet tė bėhen me ligjin e ri",- thotė ai. Tė njėjtin mendim ndan edhe rektori i UT-sė, Shezai Rrokaj, i pyetur pėr tė drejtėn pėr vendime. Me pėrjashtim tė moralit, ndėrkohė kur zgjedhjet duhet tė ishin bėrė, ai thotė se nuk ka asgjė tjetėr qė nuk shkon. Sipas Gjonajt, fill pas miratimit tė ligjit, kandidatėt duhet tė paraqesin dokumentacionin pėrkatės, nė pėrputhje me Rregulloren, qė do tė hartohet pikėrisht pėr kėtė qėllim. Mandati, sipas ligjit, ėshtė tashmė 4-vjeēar (i amenduar edhe nė ligjin ekzistues). Ndėrkohė qė, ėshtė mundėsia pėr dy mandate radhė, sipas ligjit, ata qė i kanė bėrė dy tė tilla, nuk kanė tė drejtė tė garojnė pėr tė njėjtin post. Nė zgjedhje merr pjesė stafi akademik dhe ai ndihmės. Votat e studentėve do tė zėnė 15% tė tė pėrgjithshmeve.

Kėshilli Administrativ

Autonomi, por financa mirė tė kontrolluara. Pėr tė shmangur tė gjitha dyshimet, apo edhe problemet qė mund tė krijohen me administrimin dhe menaxhimin e tė ardhurave nė fakultete (qė janė realisht taksa tė shqiptarėve), nė bazė tė Ligjit tė ri pėr Arsimin e Lartė do tė funksionojė njė strukturė e posaēme, e quajtur Kėshilli Administrativ. "Pėr herė tė parė, Kėshilli Administrativ do tė ketė funksion kryesor administrimin financiar tė institucioneve arsimore",- tha Gjonaj, duke shtuar se pjesė e tij do tė jetė shumica staf akademik i zgjedhur me votė nga Universiteti, dhe shumė pak anėtarė tė shoqėrisė civile. Sipas saj, rritja e autonomisė universitare duhet tė shkojė paralelisht me pėrsosjen e mekanizmave kontrollues pėr fondet. Ndėrkaq, Senati do tė merret me politikat universitare, pa qenė direkt i lidhur me fondet. Vetė rektorėt tė pyetur pėr kėtė strukturė, shprehen tė kėnaqur. "Nuk ka asnjė problem, ai do tė funksionojė si njė filtėr administrativ. Pra, do tė debatojė fondet para miratimit nė Senat",- thotė Rrokaj.

Nga: Bruna PRIFTI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio