Studentet.info
Opinione : KOMENT
Kyqur 28-02-2007 14:40:00 (2418 Lexime)

Plagjiat apo spastrim?

Nga: Arbėr Thaqi

Rektori i Universitetit tė Prishtinės shkarkoi dyprofesorė me pėrvojė mė se 30 vjeēare, Sylejman Rexhepin e Ejup Pllanėn dhe vuri barrierė mu tek kufiri shqiptaro-shqiptar pėr tė ndaluar dy profesorėt andej kufirit pėr dhėnė mėsim studentėve shqiptarė tė Kosovės.

A nuk u ndalua po nė kėtė mėnyrė profesori Rexhep Mejdani dhe shokėt e tij tė tjerė nė vitet 70-90. Atėherė arsyeja ishte tjetėr. Kėtė herė arsyeja ėshtė etiketa "plagjiaturė" nė Fakultetin e Mjekėsisė.

Mes atėherė dhe sotqėllimi mbeti i njėjtė - studentėt tė mėsojnė nga libra tė huaja dhe kuadrot shqiptare tė ulen poshtė e mė poshtė.


Duke mos njohur edhe aq mirė profesorin e parė, do tė flas mė shumė pėr profesorin recensent, Ejup Pllana, qė ishte i dyti i shkarkuar. Si emėr e kam dėgjuar pėr herė tė parė nė apelin e 215 intelektualėve shqiptarė qė u vunė nė mbrojtje tė kushtetutės sė Kosovės qė me tanke pėrgatitej ta hiqte Serbia. E njoha pėr mė afėr nė kujdesin e tij pėr gjashtė ditė si mjek kujdestar nė sallėn "25 Maji" (tash "Njė Tetori") duke na ndihmuar dhe dhėnė ndihmėn e parė studentėve qė iu ishin bėrė krah minatorėve tė ngujuar nė zgafellat e Trepēės. Nuk mund tė pėrmend tė tjera raste qė dhanė ndihmėn e tij nė fitorėn e Luftės Clirimtare tė Kosovės sepse njė faqe e gazetės nuk mund tė pėrmbledh tė gjitha kėto veprimtari. Ai nuk ishte nė Rambujė si kėshilltar i delegacionit tė UCK-sė, por tė jeni i sigurtė se kishte zėnė edhe ai (apo edhe ata) shtegun e tij nė luftė kundėr okupatorit serb.

Libri universitar "Reumatologjia" me autorėsinė e profesorit Sylejman Rexhepit ėshtė njė libėr dedikuar studentėve tė mjekėsisė. Kjo do tė thotė se ėshtė fjala pėr njė libėr shkencor qė qenka kopjuar nga njė profesor i mjekėsisė nga Gjermania. Thuhet nga Komisioni i Rektorit se 70% e librit qenka e kopjuar nga autori gjerman. Thuhet gjitashtu se nė komision pėr verifikimin (etiketimin) si tė tillė e pėrbėnė gjuhėtarė tė katedrės sė Gjuhės Gjermane dhe kanė punuar dy ditė. Pėr tė filluar njė shtjellim mė tė mirė kėsaj ēėshtje shtrojmė paraprakisht disa pyetje : Sa pėr qind autori gjerman ka vjedhur shkencėn e tjerėve pėr tė bėrė 100% shkencė tė veten nė librin e tij ?
1)Me cilėn libėr kanė mėsuar studentėt shqiptarė para se tė botohej ky libėr nga rofesori Rexhepi?;
2) Ēka ėshtė plagjiatura?;
3)Si mund ta vlerėsojnė gjuhėtarėt plagjiat njė vepėr shkencore tė lėmit tė mjekėsisė?;
4) Si mund tė caktohet fati I njė libri shkencor nga njė grup qė ka punuar vetėm dy ditė dhe nuk ka njohuritė e para themelore tė mjekėsisė?;
5) A mundohet autori tė fshehė referencėn e tij pėr autorin gjerman?;
6) Sa ėshtė e pranueshme qė rektori tė shkarkojė mėsimdhėnėsit e Universitetit?


Kur tė flasim pėr plagjiaturė sė pari duhet tė bėhet dallimi i njė vjedhje letrare, muzikore apo tė ndonjė ideje personale tė njė autori tė caktuar
nga mbėshtetja e zbulimeve shkencore nga autorėt ose grupi i autorėve. Duke qenė professor Universiteti dhe njeri i shkencės Sylejman Rexhepi mund tė shėrbehet nė zbulimet e Hipokratit, Plankut, Pasterit, Koh apo edhe figurave tjera tė njohura tė shkencės sė mjekėsisė. Po nė kėto zbulime ėshtė shėrbyer edhe mjeku gjerman se ato janė bėrė dhe bėhen ndoshta pa zbulimet e tij. Njė fenomen apo njė organ i caktuar I trupit tė njeriut ėshtė 100% i njėjtė nė mjekėsinė e Kosovės sikurse ai nė shtetet tjera tė rruzullit.

Ajnshtajni zbuloi teorinė e relativitetit dhe tė gjithė shkencėtarėt tjerė pėrdorėn teorinė e tij duke mos menduar kurrė se bėjnė plagjiat.
Kjo nuk ėshtė shkencė e gjuhės gjermane por as e tė drejtės ndėrkombėtare.

Si mund tė ndėrrojė autori i njė libri shkencor mbi 30% nga ai njė shkencėtari gjerman i po tė njėjtės lėmi? Nuk bėhet dhe nuk ka kuptim kjo punė edhe nėse e kėrkon rektori si kusht. Kėtė nuk e bėnė as autorėt e librave me -viē qė shėrbyen deri vonė si libra bazė nė Universitetin tonė. Duke mos hyrė nė ēėshtjen e ēmimit tė librit, do kasha folur pėr ndihmesėn qė iu dha studentėve ky libėr. Jam mė se i bindur se secili student serioz e ka mirėpritur njė libėr tė tillė. Duke qenė si student qė pata vazhduar studimet nė perėndim ēdo herė kam mbajtur afėr librin shqip po qė se tė ishte edhe njė skript ose shėnime tė studimeve tė mia nė Prishtinė. Po edhe studenti shqiptar qė do tė studiojė nė Gjermani Mjekėsinė, Kirurgjinė, apo Reumatologjine tė jeni tė bindur se do ta mbajė afėr librin e Sylejman Rexhepit dhe ajo do tė jetė njė bazė ku do tė mbėshtet secili student para se tė marrė librin e autorit gjerman apo tė njė tjetri. Dhe kjo nuk ka tė bėjė me shkencėn por me nėnėn tonė qė na dha gjuhėn amtare. Duke parė kushtet e vėshtira tė punės dhe sakrificave tė mėdha tė punonjėsve shkencorė nė Prishtinė, edhe nėse nuk mund t'i japim mirėnjohje pėr njė
punė tė tillė sė paku mos t'i shajmė e t'i ofendojmė.

Nėse rektori merr hap nė mirėnjohjen e mėsimdhėnėsve tė UP kjo inkurajon tė gjithė mėsimdhėnėsit dhe studentėt. Por, nėse ai bėn gjyqin, prokurorin apo policin na kujton rektorin e dhunshėm tė UP qė shkarkonte dhe emėronte si i plotfuqishėm. Rektori duhet tė mos harrojė se mėsimdhėnėsi i UP merr sė paku katėr herė mė pak tė ardhura se njė pastrues spitali nė Gjermani.
Duke qenė rektor i zgjedhur me koncensus tė partive politike nuk do tė thotė tė mos ketė edhe mendimin e vet politik apo edhe tė ndryshojė siē bėri. Duke marrė pėlqimin e partive tjera qė dikur i kishte opozitare nuk do tė thotė se tash duhet tė ketė opozitė mėsimdhėnėsit qė kanė apo ruajnė idenė e tyre origjinale. Duke u bėrė rektor nuk duhet konsideruar krahun ēlirimtar si tė rrezikshėm sepse ata qė bėnė njė gjė tė tillė patėn dy milionė armiq nė Kosovė. Si rektor siē e thashė nė fillim nuk i ka borxh asgjė as LDK-sė, as PDK-sė e as atyre qė ikėn nga Kosova. I ka borxh gjeneratės sė re qė duhet arsimuar dhe edukuar pėrKosovėn.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio