Studentet.info
Opinione : KOMENT
Kyqur 28-02-2007 14:50:00 (1813 Lexime)

Legalizimi i plagjiaturės

Nga: Shkėlzen Gashi

Universiteti i Prishtinės ėshtė vatra e rezistencės sonė tė pamposhtur kombėtare. Ėshtė krenaria jonė. Simbol i pėrpjekjeve tona mė tė hershme nė luftėn tonė pėr liri, demokraci, pavarėsi, prosperitet... Nga Universiteti i Prishtinės dolėn mijėra inxhinierė, ekonomistė, juristė, historianė, mjekė, arkitektė, ndėrtimtarė, piktorė, aktorė... tė cilėt kontribuuan shumė nė zhvillimin e gjithėmbarshėm tė vendit tonė.

Studentėt e Universitetit tė Prishtinės kanė qenė pararendės tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės me demonstratat e 1 tetorit 1997 kur Albin Kurti me shokė trimėrisht protestoj pėr lirimin e objekteve
universitare nga okupatori serb... Natyrisht, kėto janė vetėm inserte tė pėrfolura nga fjalimet patetike-folklorike tė rektorit Hasani...
Nė tė vėrtetė, Universiteti i Prishtinės ėshtė turpi ynė.


Ėshtė i vetmi universitet nė botė ku nuk bėhet pothuajse fare shkencė dhe ku lulėzon plagjiatura. Ėshtė i vetmi universitet nė botė qė pranon t’i jap titullin doktor shkence njerėzve si Fadil Maloku, Hajredin Kuqi, Ramė Buja...

Pėr mė keq, ėshtė i vetmi universitet nė botė ku rektori e legalizon vjedhjen intelektuale, pra, e legalizon plagjiaturėn, duke thėnė se vetėm librat e vjedhur mbi 70% nga i njėjti libėr do tė konsiderohen plagjiaturė. Kjo do tė thotė vidhni sa tė mundeni, por, jo mbi 70% nga I njėjti libėr. Vidhni, ta zėmė, 69% nga njė libėr dhe 31% nga njė tjetėr libėr, e kėshtu ju bie tė lexoni vetėm dy libra pėr tė bėrė temė diplome, magjistraturė apo edhe doktoraturė... Kjo ėshtė katastrofė! Zaten, kjo edhe ėshtė njėra ndėr arsyet pse refuzova sugjerimin e njė miku pėr tė dėrguar nė Rektoratin e Universitetit tė Prishtinės gjegjėsisht nė Komisionin pėr Verifikimin e Plagjiaturave, dėshmi se librat e Arsim Bajramit, Hajredin Kuqit, Ramė Bujės dhe disa hajnave tjerė janė plagjiaturė. Tė sipėrpėrmendurit kanė vjedhur nga librat e autorėve tjerė, por, mė pak se 70%. Sidoqoftė, alternativa pėr zgjidhjen e kėsaj gjendjeje tė tmerrshme – edhe pse kjo alternativė mund tė duket radikale dhe qė I konvenon Serbisė – ėshtė mbyllja e Universitetit tė Prishtinės dhe, mė pas, lėshimi i tė gjitha objekteve universitare me qira pėr njė periudhė pesė vjeēare, kurse me paratė e qirasė dėrgimi pėr ēdo vit i sė paku dhjetė studentėve nga secila fushė pėr tė studiuar nė universitetet mė tė njohura botėrore dhe vetėm pas kėsaj, rihapja e UP-sė me kėta njerėz tė rinj.

Kjo ėshtė alternativa. Nė tė kundėrtėn, numri I njerėzve qė e shfrytėzojnė Universitetin e Prishtinės, sikur puna ime, vetėm sa pėr tė
urinuar nė hapėsirat e tij do tė rritet edhe mė.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio