Studentet.info
Lajme : Shfaqet Pjesa teatrale ne USHT
Kyqur 01-03-2007 11:30:00 (1473 Lexime)

Shfaqet pjesa teatrale nė USHT

TETOVĖ, 1 MARS- Nė organizim tė shoqatės sė invalidėve “Shpresa” nga Shkupi, nė amfiteatrin e Rektoratit para studentėve dhe stafit akademik u shfaq tė enjten pjesa teatrale “This is the way“ /Kjo ėshtė mėnyra/, me skenar tė doc. Senad Abdulit dhe nė realizim tė aktorėve tė diplomuar tė USHT-sė, Merita Limani dhe Burhan Amitit, tė cilėt me sukses interpretuan rolet e tyre.

Koordinatorja e Shoqatės pėr persona me nevoja tė veēanta “Shpresa”, Sheribane Kllokoqi, tha se kjo shoqatė fitoi projektin “Integrimi i personave me aftėsi tė kufizuara”, i financuar nga Ambasada e SHBA-sė nė Shkup dhe ka pėr qėllim risocializimin e personave me aftėsi tė kufizuara. Ajo mė tej shtoi se nė shumė institucione arsimore tė vendit ka barriera arkitektonike pėr kėta persona, gjė qė mund tė vėrehet edhe nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės dhe se kjo shfaqje do tė lėrė mesazhin e vet deri te institucionet arsimore.


Rregulli standard 6 i OKB-sė pėr shkollimi thotė se shtetet duhet tė njohin parimin e mundėsive tė barabarta pėr edukim fillor, tė mesėm dhe tė lartė pėr fėmijėt, tė rinjtė, dhe tė rriturit me aftėsi tė kufizuara nė mjedise tė integruara. Ato duhet tė sigurojnė qė edukimi i personave me aftėsi tė kufizuara tė jetė pjesė integrale e sistemit edukativ. Ndėrsa, deklarata e Salamankės nga viti 1994, nė pjesėn pėr parimet, nė nenin 2, thotė: “Shkollat e rregullta, me orientim nė pėrfshirje, janė mjetet mė efikase pėr tė luftuar qėndrimet diskriminuese, pėr tė krijuar komunitete mikpritėse, pėr tė ndėrtuar shoqėri gjithėpėrfshirėse dhe pėr tė arritur edukimin pėr tė gjithė”.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio