Studentet.info
Lajme : Studentet e Mjekesise, praktike me organe te rreme
Kyqur 01-03-2007 16:58:08 (2134 Lexime)

Studentet e Mjekesise, praktike me organe te rreme

TIRANĖ, 1 MARS- “Te behesh mjek pa u praktikuar me kufoma, eshte njelloj si te mesosh notin pa hyre ne uje”. Kjo nuk eshte ndonje shprehje me te cilen krenohet ndonje krijues i saj, por nje e vertete e dhembshme. Mjeket tane te rinj sherojne paciente pa pare kurre me sy ndonje organ te vertete ne periudhen studimore.

Nendrejtori i Mjekesise Ligjore, dr. Arben Lloja, tregon se nuk ekziston asnje ligj qe t’i lejoje morgut te Tiranes dhurimin e trupave, me qellim qe studentet e Fakultetit te Mjekesise te bejne praktiken. Ne kohen e diktatures komuniste, sipas dr. Llojes, nuk kishte probleme te tilla, pasi per praktike merreshin trupa njerezisht te pushkatuar ose te persekutuar qe kishin vdekur. Ndersa tani, nje gje e tille nuk behet edhe nese trupi del pa zot.


Organet “false”

Mund te jene plastike ose te perbera nga ndonje material tjeter. Sidoqofte, nuk e kryejne kurrsesi efektin e organeve te verteta jetesore. Kjo mangesi mendohet se reflekton ne menyre te pashmangshme ne dijet e studenteve te Mjekesise se pas ‘90-es. Nendrejtori i Mjekesise Ligjore ne Tirane, Arben Lloja, e konfirmon shqetesimin e studenteve se nuk praktikohen me organe te verteta njerezish (ndonese ka edhe nga zemerdobetit qe falenderojne Zotin per kete). Sipas tij, nje gje e tille nuk realizohet per shkak se ne Shqiperi nuk ka ende nje ligj qe te lejoje dhurimin e trupit pas vdekjes, me qellime studimi. Ne fakt, sipas tij, kjo mangesi ligjore sjell problemet e veta, sepse studentet, per hir te se vertetes, nuk dalin dot aq te pergatitur, sa do te dilnin nese do te punonin me organe te verteta njerezish.

“Shitja” e trupit

Nje zgjidhje, sipas Llojes, do te ishte shitja e trupit, sipas nje kontrate ku nje person te paguhej per t“iu perdorur kufoma pas vdekjes per studime nga ana e mjekeve te ardhshem. Aktualisht kjo nuk eshte e realizueshme ne Shqiperi, per shkak te mungeses se hapesirave ligjore. Gjithsesi, sipas mjekeve, kjo praktike ndiqet rendom neper bote. Ndersa ne realitetin tone nuk behet nje gje e tille. Sikurse mesohet, as kufomat e identifikuara nuk mund t“i jepen Fakultetit te Mjekesise, sepse ndryshe do te kishte shkelje ligji. Por, a mund t“u besojme njerezve tane te dashur te operohen apo te kurohen nga mjeke, te cilet ne periudhen e studimeve nuk kane pare dhe as prekur kurre nje organ te vertete, ndonese te pajete? Kjo eshte veshtire te thuhet, pasi specialistet e Mjekesise Ligjore, te cilet jane me eksperience ne kete fushe, shprehen se mangesite jane te pritshme. Pikerisht nga kjo lind domosdoshmeria e miratimit te nje ligji ku te lejohet pajisja e Fakultetit te Mjekesise me te drejten per te bere praktike me kufoma, ashtu si ne te gjitha vendet e tjera te botes.

Nga: Luljeta NDOKA




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio