Studentet.info
Lajme : Studentet ne qytetin Studenti
Kyqur 08-03-2007 5:48:28 (1489 Lexime)

Qyteti Studenti, njė vatėr e pėrhershme infeksioni

TIRANĖ, 8 MARS- Jam njė prind nga njė rreth i largėt i Shqipėrisė. Vajza ime, pėr tre vjet ka qenė banore nė Qytetin "Studenti". Verėn e vitit tė shkuar, vajza ime u sėmur dhe u detyrua qė tė ndėrpriste vitin akademik, duke rrezikuar dhėnien e provimeve. Sipas mjekut infeksionit, ime bijė kishte marrė infeksion nė rrugėt urinare dhe shkak pėr kėtė ishte bėrė mungesa e higjienės nė godinėn ku ajo banonte, nė Qytetin Studenti. Vajza ėshtė sėrish nė tė njėjtėn godinė, por tani vazhdon tė ketė frikė se mos infektohet sėrish, me gjithė kujdesin e shtuar pėr higjienėn personale. Desha tė di se ēfarė ka bėrė Drejtoria e Qytetit Studenti, pėr evitimin e pėrsėritjes sė epidemive qė vijnė nga mungesa e higjienės, dhe sa rrezikojnė studentėt konviktorė


Pas marrjes sė kėsaj telefonate nė redaksinė e "Shekulli-Kontakt", ne bėmė njė vėzhgim tė kushteve tė higjienės nė Qytetin Studenti. Studentėt shprehen shumė tė shqetėsuar pėr banjat e papastra, korridoret e ndotura, apo dushet, tė cilat nė mė tė shumtėn e kohės nuk punojnė. Nuk janė tė rralla rastet, kur vajzat konviktore kanė marrė infeksione nėpėrmjet banjave kolektive.
Ledjana nga Laēi, studente Historie nė vitin e 3-tė, tregon pėr "Shekulli-Kontakt": "...Jo mė larg se vitin e kaluar, jam kuruar nga njė infeksion nė rrugėt urinare, i cili mė preku dhe veshkat. Pasi bėra analizat, mjeku mė tha se infeksionin e kisha "peshqesh" nga banjat e konviktit. Pėr ilaēet kam harxhuar 17 mijė lekė. Tani bėj tė pamundurėn pėr tė evituar qė diēka e tillė tė pėrsėritet, por kjo nuk varet vetėm nga unė. Shumė vajza janė tė papėrgjegjshme dhe ju mungon higjiena personale. Pastrueseve ėshtė e kotė t'u biem nė qafė, pasi ato pastrojnė gati tre herė nė ditė. Nė konviktin tim, banjat janė tė pajisura me ēelėsa dhe mirėmbajtja e tyre ėshtė mė e lehtė".
Pėr kėto vajza shqetėsimi kryesor ėshtė mungesa e ujit 24 orė nėpėr tualete, i cili ėshtė i domosdoshėm pėr pastrimin e tyre. Po edhe kur ai vjen, fuēitė tė cilat pėrdoren pėr mbajtjen e tij, lėnė pėr tė dėshiruar.
Valmira nga Elbasani, studente Biokimie, shprehet e shqetėsuar: "Infeksioni nga i cili jam kuruar vjet, mė ka kushtuar plot 30 mijė lekė tė vjetra dhe nuk dua qė po kėtė vit tė mė gjejė i njėjti hall. Nuk janė lekėt problemi, por shėndeti. Nė konviktin tim nuk ekzistojnė as kushtet mė minimale dhe WC-tė janė me plot gojėn, njė vatėr infeksionesh. Aty mund tė hyjė e tė dalė kush tė dojė, uji mungon, po ashtu edhe vajzat nuk janė shumė tė pėrgjegjshme pėr rrezikun qė u kanoset".

Edhe djemtė ndajnė po tė njėjtin shqetėsim me vajzat. Godinat nė tė cilat ata jetojnė kanė pasur fatin e keq qė mos t'u jepet rėndėsia e duhur dhe shumė prej tyre ruajnė formėn e dikurshme. Dorė pėr pėrmirėsim ėshtė vėnė pak. Po ashtu ambientet e brendshme janė mė pak komode, duke pėrfshirė kėtu banjat dhe dushet. Edhe pse janė mė pak tė predispozuar pėr t'u prekur nga infeksionet, nė krahasim me vajzat, ata problemin e shtrojnė me tė njėjtin shqetėsim.
"Pėr ne ēdo gjė ėshtė mė e vėshtirė, sepse jemi djem,- thotė Bledi, student i vitit tė fundit Ekonomik.- Si natyrė nuk jemi shumė tė kujdesshėm dhe si rrjedhojė edhe problemi bėhet mė i komplikuar. Godinat tona janė lėnė nė harresė, pėr tė mos folur pastaj pėr banjat. Aty ēdo gjė ėshtė primitive dhe ai qė mungon mė tepėr ėshtė uji, por edhe kur ka, nuk e pėrdor njeri. Pėr mendimin tim, duhet njė pėrgjegjėsi mė e madhe nga studentėt, por edhe njė dorė pėr rikonstruksion, pasi kushtet tona lėnė pėr tė dėshiruar. Po ashtu edhe neglizhenca e pastrueseve, e bėn ēdo gjė mė tė vėshtirė. Ato pastrojnė shkel e shko! Unė kam pothuajse 4 vjet qė jetoj ne Qytetin Studenti, shumė premtime na janė bėrė, po kushtet mbeten po mizerabėl".

Mė tė privilegjuarit mbeten studentėt qė strehohen nė godinėn e cila quhet private. Aty ēdo dhomė ndahet nga dy studentė, ku dushi dhe tualeti janė personal. Ēmimi mujor qė duhet paguar pėr tė pasur kėtė "luks" ėshtė i majmė dhe shumica e studentėve nuk e pėrballojnė dot.
Nė linjėn e gjatė tė shqetėsimeve tė tyre, njė vend zėnė edhe dushet e munguara. Instalimi i tyre nė ēdo kat, ka qenė pėr shumė godina "luksi i vitit", i cili ėshtė mbyllur me amortizimin apo prishjen e tyre tė shpejtė. Ekzistenca e 10 apo 20 dusheve, nė njė konvikt ku strehohen 400 vajza apo djem, nuk i plotėson dot nevojat e tyre, aq mė tepėr kur njė pjesė ka dalė jashtė funksionit. Tė ngelesh me shkumė, pėr Ketin nga Fieri nuk ėshtė aspak ēudi, sepse asaj i ka ndodhur tri herė. "Tani kam venė mend",- thotė ajo. Para se tė iki nė dush, lė njė kovė me ujė tė ngrohtė nė dhomė pėr ēdo rast, nuk i dihet asnjėherė... Por edhe dush me ujė tė ftohtė kam bėrė kushedi sa herė, pasi uji ftohet shumė shpejt".
Pėr indinjatėn e tyre, ata bėjnė pėrgjegjės nė radhė tė parė drejtuesit e tyre, tė cilėt nuk kanė vėnė dorė pėr pėrmirėsim dhe nė radhė tė dytė njeri- tjetrin, pėr mungesėn e pėrgjegjshmėrisė shoqėrore. Sipas tyre, investimet e pakta dhe sipėrfaqėsore nuk kanė sjellė asnjėherė dobi. Ata presin mė shumė nga instancat pėrkatėse.
"Lyerja e godinave nga jashtė apo shtimi i lulishteve, mua si student nuk mė sjell ndonjė pėrfitim tė madh,- shprehet Klodi, student nė vitin e dytė Juridik.- Unė dhe shumė tė tjerė kėrkojmė pėrmirėsimin e kushteve tė brendshme. Mbi ne duhet investuar".
Kur bashkėmoshatarėt e tyre, tė cilėt studiojnė jashtė vendit, u tregojnė pėr konviktet nė tė cilat jetojnė, zhgėnjimi dhe dekurajimi janė tė mėdha. Pėrse ne duhet tė durojmė njė gjendje tė tillė? Kaq shumė kushtoka njė dush i ri apo njė banjė mė e pastėr? Pėrgjigjet e kėtyre pyetjeve, kanė vite qė enden sa nė njė derė nė tjetrėn, pa gjetur njė rrugė kthimi.
"Qė prej vitit tim tė parė, kėtu e deri tani qė jam nė vit tė tretė, nuk kam parė asnjė pėrmirėsim tė kushteve, pėrfshi kėtu edhe ato higjieno-sanitare,- thotė me keqardhje Migena, studente e Punės Sociale. Ne pėrpiqemi qė t'i mbajmė sa mė pastėr ambientet ku jetojmė, por ato vetėm amortizohen dita-ditės, duhet vėnė patjetėr dorė. Mė shumė u kushtohet rėndėsi parqeve e lulishteve sesa ne studentėve. Duket qė ēdo gjė bėhet pėr fasadė. Na ruajt Zoti shėndetin, se pėr tė tjerat jemi ngopur me premtime!

Nga: Erjola Koēollari




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio