Studentet.info
Lajme : Arsimi i Lartė, miratohet ligji i ri
Kyqur 08-03-2007 5:50:00 (1305 Lexime)

Arsimi i Lartė, miratohet ligji i ri

TIRANĖ, 8 MARS- Nė ditėn e mėsuesit, qeveria miratoi Ligjin e Arsimit tė Lartė. Pas shumė diskutimesh, shoqėruar edhe me debate e kundėrshti, e pas rishikimit tė tij edhe nė Kėshillin e Arsimit tė Lartė dhe Shkencės, ligji i ri bėn njė qasje mė shumė me Sistemin e Bolonjės. Sipas kreut tė qeverisė, Sali Berisha, ligji ėshtė hartuar duke pasur njė mbėshtetje tė gjerė tė mendimit universitar vendas, por edhe ekspertizėn e institucioneve tė rėndėsishme ndėrkombėtare nė kėtė fushė. "Autonomia universitare merr njė sens shumė mė real dhe mė tė qėndrueshėm.

Vendoset Kėshilli Administrativ, si njė institucion qė bashkėpunon me Senatin, me drejtuesit, por qė garanton njė transparencė tė plotė financiare. Mekanizmi i ri financiar u jep kėtyre institucioneve publike autonominė reale jetike pėr to",- tha Berisha. Ndėrkohė, vetė rektorėt janė shprehur pozitivisht pėr kėtė strukturė, ndėrkohė qė kėshilluan fillimisht qė ajo tė jetė thjesht kontrolluese, pasi autoritetet kryesore janė Senati dhe Kėshillat e fakulteteve.


Rolin kryesor e kanė qarqet akademike nė Universitet, autonomia ėshtė nė shkallė mė tė lartė dhe ėshtė ruajtur sistemi i hierarkisė pėr zgjedhjet e drejtuesve",- tha rektori i Universitetit Politeknik, Pėrparim Hoxha, duke vlerėsuar pozitivisht kėto ndryshime. Lidhur me ligjin e ri, Berisha vlerėsoi transparencėn nė rekrutimin e pedagogėve (njė nga pikat mė tė debatuara nga universitetet, qė kundėrshtuan pėrzgjedhjen nga ministria). Ligji, sipas Berishės, ka njė fuqi vetėvepruese tė madhe brenda Universitetit dhe fakulteteve, pėr tė pėrcaktuar drejtimet dhe pėr tė pėrmbushur misionin e tyre. "Ky ligj, i pėrshtat pėrfundimisht shkollat tona tė larta me Procesin e Bolonjės",- tha ai. Nė tė njėjtėn mbledhje, duke dhėnė urimet e rastit pėr tė gjithė mėsuesit e pedagogėt, Kryeministri theksoi se do tė mbahen premtimet pėr dyfishimin e buxhetit tė arsimit, deri nė fund tė mandatit, e bashkė me kėtė edhe rritjen e pagave pėr kategorinė e arsimtarėve.

Njė universitet pėr Myzeqenė

Pas Universitetit tė Durrėsit, qeveria ka premtuar dje hapjen e njė tjetėr Universiteti. Kėtė radhė nė zonėn e Myzeqesė. Deklarata ėshtė e kryeministrit tė vendit, Sali Berisha, bėrė dje gjatė mbledhjes sė qeverisė. "Gjatė kėtij viti do tė bėhen pėrpjekje serioze pėr Universitetin Myzeqeja, njė premtim elektoral ky, por qė do tė mbahet, sepse mendoj se ėshtė i domosdoshėm njė universitet, i cili u mundėson tė rinjve tė Fierit, Lushnjės dhe Beratit, tė ndjekin studimet e tyre",- tha ai. Sipas tij, hapja e njė tjetėr shkolle tė lartė, ėshtė plotėsisht e justifikuar me numrin e madh tė tė rinjve nė kėtė territor, me shkallėn e zhvillimit tė tyre, kapacitetet reale, tė ēmuara, qė ekzistojnė nė kėto qytete. Ministria e Arsimit dhe Qeveria, sipas Berishės, do t'i japin ndihmė Universitetit Myzeqeja, nė mėnyrė qė edhe ai tė ketė njė fillim tė mbarė, ashtu siē pati Universiteti i Durrėsit.

Nga: Bruna PRIFTI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio