Studentet.info
Lajme : Ministri kroat i Arsimit vizitoi USHT
Kyqur 08-03-2007 7:40:00 (1296 Lexime)


Ministri kroat i Arsimit vizitoi Universitetin Shtetėror tė Tetovės

TETOVĖ, 8 MARS- Njė delegacion nga Kroacia, i udhėhequr nga ministri i Shkencės, Arsimit dhe Sportit i Republikės sė Kroacisė, Dragan Primorac dhe ambasadorit kroat nė Maqedoni, Ivan Kujunxhiq, tė mėrkurėn pasdite, sė bashku me ministrin e Arsimit dhe Shkencės tė Maqedonisė, Sulejman Rushiti, qėndruan pėr njė vizitė pune nė Rektoratin e Universitetit Shtetėror tė Tetovės, ku u takuan me rektorin prof. dr. Sadi Bexheti.


Ministri kroat Primorac, me kėtė rast mbajti edhe njė ligjėratė, me temė: “Ndryshimet e sistemit arsimor nė Republikėn e Kroacisė nė rrugė e saj drejt BE-sė”. Duke uruar Ditėn e arsimit shqip, ministri kroat tha se vendi i tij dhe i yni kanė marrėdhėnie tė ngushta. Duke folur pėr qėllimet strategjike tė Kroacisė pėr integrim me BE-nė, ai tha se pos obligimeve tė tjera, njė vend tė veēantė ka zėnė dituria dhe shtoi se vendi i tij deri nė vitin 2010 do tė jetė konkurrente me dije nė Evropė. Strategjia e Lisbonės e vitit 2000, nė planin aksionar kėrkon rritje prej 3 pėr qind nė fushėn e dijes dhe hulumtimit, ndėrkohė qė Kroacia po ec kėsaj rruge.




Ministri kroat i arsimit, Dragan Primorac tha se mė njė punė tė madhe arrihet gjithēka. Ai bėri tė ditur se gjatė dy viteve tė fundit janė hapur 5.064 vende pune. Mirėpo, sipas tij, njė kusht tjetėr i rėndėsishėm ėshtė paga dhe si ministėr ka bėrė pėrpjekje tė mėdha, duke kėrkuar nga tė gjithė mėsimdhėnėsit njė punė mė tė madhe se sa qė janė pagat dhe qė kishte sjellė rezultate tė mira.

Duke folur pėr sistemin e arsimit nė Kroaci, ministri Primorac tha se nė shkollat fillore mėsohen dy gjuhė tė huaja, njėra fillon qė nga klasa e parė dhe e dyta nga klasa e katėrt, sikundėr edhe informatika, me ēka nxėnėsit shumė mė tė pėrgatitur mund tė konkurrojnė nė Evropė. Njė nga pėrpjekjet qė bėn Kroacia, ėshtė aplikimi nga viti i ardhshėm i shkollimit tė detyruar 11-12 vjeēar.


Ministri kroat ishte i kėnaqur me anketėn e bėrė te studentėt kroat nė pėrgatitjen e programeve studimore. Duke pėrmendur pėrvojat e mėhershme, ku njė transferim nga universiteti i huaj nė njė universitet kroat ka qenė shumė i vėshtirė, tash kjo procedurė ėshtė shumė mė e lehtė.


Ministri kroat Primorac tha se nė dije ėshtė investuar shumė dhe kjo ėshtė nė njė rritje tė vazhdueshme, duke pėrfunduar se ai do tė japė mbėshtetje ministrit tė Arsimit tė Maqedonisė, Sulejman Rushiti, pėr njė rrugė tė pėrbashkėt nė integrimet evropiane.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio