Studentet.info
Lajme : Bexheti kadidohet per Rektor ne USHT
Kyqur 08-03-2007 11:30:00 (1306 Lexime)


Sadi Bexheti paraqiti kandidaturen e tij per rektor ne USHT

TETOVĖ, 8 MARS- Nė njėrin nga amfiteatrot e Universitetit Shtetėror tė Tetovės, u.d. rektori i kėtij universiteti prof. dr. Sadi Bexheti, para Stafit akademik dhe studentėve tė Fakultetit tė Shkencave Matematike-Natyrore, Fakultetit Juridik dhe atij Ekonomik, tė mėrkurėn, prezantoi programin e kandidaturės pėr rektor tė USHT-sė. Njė prezantim tė tillė pati edhe tė enjten nė amfiteatrin e Rektoratit, para studentėve dhe profesorėve tė Fakultetit tė Shkencave Humane dhe Arteve, Qendrės pėr Studime Politeknike dhe Qendrės pėr arsim tė lartė profesional mjekėsor e infermieri.


Nė fjalimin e tij, prof. dr. Sadi Bexheti, tha se: “Ne jemi kėtu pėr studentėt. Ndryshimet e reja qė do tė bėhen do tė jenė nė pjesėn organizative, strukturore dhe programore. Do tė jemi transparentė, konkurrues, kompatibilė dhe me renome”, duke shtuar se Universiteti Shtetėror i Tetovės do tė mundėsojė rritjen e efikasitetit tė studimeve, mobilitetin e studentėve dhe tė kuadrit, cilėsi mė tė lartė tė procesit mėsimor, rol aktiv tė studentėve pėr ēėshtjet e tyre, rritje tė aktivitetit mėsimor-pedagogjik dhe tė aktivitetit kėrkimor-shkencor.




Nė vazhdim tė prezantimit tė tij, rektori prof. dr. Sadi Buxheti vuri nė pah se synimet e institucionit tė cilin e drejton do tė jenė ngritja e nivelit tė veprimtarisė arsimore-pedagogjike dhe asaj kėrkimore-shkencore, tė financimit tė veprimtarisė universitare, asaj botuese dhe informative, rrjetit kompjuterik dhe sistemit tė informimit, programeve studimore, potencialit tė kuadrove, standardit studentor dhe bashkėpunimit ndėruniversitar, si dhe tė pėrmirėsimit cilėsor tė pajisjeve pėr zhvillimin e procesit arsimor etj.

Prof. dr. Sadi Bexheti, me theks tė veēantė foli edhe pėr potencialin e kuadrove, ku rol tė rėndėsishėm do tė luan politika kadrovike, qė konsiston me standardet evropiane dhe kontrolli i vazhdueshėm mbi cilėsinė e mėsimdhėnies.

Lidhur me veprimtarinė arsimore-pedagogjike, prof. dr. Sadi Bexheti theksoi rolin dhe rėndėsinė e veēantė qė do t’i japė nė koncipimin dhe sjelljen e planprogrameve tė reja, formave tė reja tekniko-organizative tė zhvillimit tė mėsimit, ndėrsa veprimtaria kėrkimore-shkencore do tė bazohet nė lirinė e hulumtimit nė shkencė, sigurimin e infrastrukturės shkencore-hulumtuese, realizimin e projekteve shkencore-hulumtuese, themelimin e institucioneve shkencore, si dhe sigurimin e burimeve pėr financim tė projekteve shkencore.

Prof. dr. Sadi Bexheti mė tej nėnvizoi se do ta thellojė bashkėpunimin me universitetet mė prestigjioze, do tė ngrejė mobilitetin profesional dhe akademik, operacionalizimin e marrėveshjeve tė nėnshkruara, si dhe do tė mbėshtesė ndihmėn fakulteteve dhe qendrave pėr pjesėmarrje nė projekte ndėrkombėtare.


Njė pjesė e prezantimit tė prof. dr. Sadi Bexheti kishte tė bėjė me angazhimin nė ndėrtimin e konviktit pėr studentė, ndėrtimin e mensės sė studentėve, hapjen e njė biblioteke, pėrmirėsimin e jetės kulturore-artistike, si dhe gjallėrimin e aktiviteteve sportive. Nė planin e veprimtarinė botuese dhe informative, do tė pėrfshihet rregullorja universitare pėr veprimtari botuese, mbrojtja e tė drejtės sė autorit, koordinimi nė shkėmbimin e teksteve universitare dhe botimi i revistave nė fakultete pėr publikime shkencore.

Njė temė nė vete ishte edhe puna nė rrjetin kompjuterik dhe sistemin informativ, pėr tė cilėt parashihet pėrmirėsim tė infrastrukturės komunikuese tė rrjetit dhe ndėrtimit tė sistemit informativ, implementim i sistemeve informative, interneti dhe intraneti.

Prof. dr. Sadi Bexheti, pas njė prezantimi kaq konstruktiv dhe gjithėpėrfshirės tė vizionit tė tij pėr zhvillimin e mėtejmė tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės, qė do tė siguronte njė vend tė merituar nė mesin e universiteteve evropiane, studentėt e kėtij universiteti kishin mundėsinė qė t’i parashtronin edhe disa pyetje. Njė studente e Fakultetit Juridik kėrkoi hollėsi pėr numrin e tė interesuarve pėr vazhdimin e studimeve nė shkallėn master, si dhe pėr vendin ku do tė zbatohet, nė USHT, apo nė ndonjė universitet tjetėr, nėse numri i kandidatėve tė interesuar do tė ishte i vogėl. Prof. dr. Sadi Bexheti me pėrgjigje se Fakulteti Juridik nuk do tė ketė problemin e mungesės sė studentėve dhe se tashmė ekspertėt po punojnė pėr zbatimin e ciklit tė studimeve 3+2 nė kėtė universitet. Disa studentėt tė tjerė ishin tė interesuar pėr hapjen e drejtimeve tė reja, ndėrsa prof. dr. Sadi Bexheti njoftoi se me Deklaratėn e Bolonjės nuk hapen mė fakultete tė reja, por koha e kėrkon hapjen e programeve tė reja studimore.





Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio