Studentet.info
Lajme : Pėrfunduan punimet e konferencės dy ditore e Brukselit me qėllim tė dizajnimit tė radhės pėr programin “ Tempus” 2007/2013
Kyqur 09-03-2007 7:10:00 (1374 Lexime)

Komisioni Evropian do tė pėrkrah financiarisht zhvillimin e arsimit nė Kosovė

PRISHTINĖ, 9 MARS - Nė konferencėn qė u mbajt me 5 dhe 6 mars nė Bruksel dhe u organizua nga Komisioni Evropian ku morėn pjesė ministrat e vendeve anėtare tė UE-sė dhe vendeve partnere, Kėshilltari pėr Arsim tė Lartė i Ministrit tė Arsimit, z. Avdullah Hoti paraqiti prioritetet e Kosovės nė fushėn e arsimit tė lartė pėr tė cilat Komisioni Evropian premtoi se do t’i respektojė nė fazėn e ardhshme tė programit Tempus.

Po ashtu z. Hoti dha edhe propozime pėr mėnyrėn e menaxhimit tė programit Tempus dhe pėr nevojėn pėr mė shumė fonde pėr Kosovė.


“Kosova ka tė ndarė njė shumė tė caktuar tė mjeteve pėr fushėn e arsimit nė kuadėr tė Instrumentit Parahyrės nė Unionin Evropian(IPA). Siē dihet, Qeveria e Kosovės e ka bėrė arsimin ndėr prioritete kryesore dhe programi Tempus do tė kontribuojė nė kėtė drejtim. Po ashtu, Kosova sė shpejti do tė mund tė pėrfitojė edhe nga programi Erasmus-Mundus qė konsiston nė dhėnien e bursave pėr studime jashtė pėr njė numėr tė konsiderueshėm tė studentėve kosovar” tha z. Hoti me tė kthyer nga Brukseli.

Nė prezantimin qė pati pėr Kosovėn z. Hoti u pėrqendrua nė katėr pika tė rėndėsishme. Si pikė e parė e rėndėsishme dhe janė menaxhuar nga njė Universitet nė vendet ishe sa i pėrket fondeve pėr projektet Tempus tė cilat janė dedikuar pėr Kosovė e UE-sė. Z. Hoti ka argumentuar qė tani institucionet e arsimit tė lartė nė Kosovė kanė fituar eksperiencėn e nevojshme pėr tė menaxhuar me kėto fonde dhe se duhet tu jepet kjo e drejtė. Kjo do zvogėlonte pėrqindjen e fondeve qė shkojnė pėr menaxhim tė projekteve dhe do rriste angazhimin e vetė institucioneve kosovare.
E dyta ėshtė kėrkesa pėr ndarjen e fondeve mė tė mėdha pėr mobilitetin e studentėve qė njėkohėsisht ėshtė njė ndėr kėrkesat qė dalin nga Deklarata e Bolonjės.

Si pikė e tretė e rėndėsime ėshtė kėrkesa pėr ndarjen e mė shumė fondeve pėr programe qė kanė tė bėjnė me bashkėpunimin nė projekte hulumtuese nė mes tė Fakulteteve tė ndryshme. Kjo ėshtė e rėndėsishme pasi deri mė tani shumica e projekteve Tempus kanė qenė tė pėrqendruara nė mėsimdhėnie dhe programe studimi. Kėto fonde do t`i jepnin njė shtytje programeve hulumtuese nė institucionet e arsimit tė lartė nė Kosovė ka vlerėsuar z. Hoti.

Kėrkesa e katėrt qė u paraqit nė konferencė ėshtė qė nė projektet e ardhshme Tempus duhet tė respektohen prioritetet e arsimit tė lartė qė do tė nėnkuptonte njė rol mė tė madh tė MASHT-it dhe tė Zyrės sė Tempusit nė Kosovė.

Tė gjitha kėto kėrkesa-propozime janė pėrkrahur nga pėrfaqėsuesit e Komisioni Evropian dhe nga shumica e vendeve partnere tha z. Hoti duke shfaqur optimizmi e tij se kėto ēėshtje do tė merren nė konsiderim nė dokumentin final tė programit Tempus qė do pėrgatitet pėr tu dėrguar nė Kėshillin Evropian dhe Parlamentin Evropian pėr aprovim.

Pėrveē pjesėmarrjes nė konferencė z. Hoti gjatė qėndrimit tė tij nė Bruksel u takua edhe me pėrfaqėsues tė tjerė nga Komisioni Evropian pėr t’i informuar ata pėr zhvillimet e fundit nė arsimin nė Kosovė si dhe pėr tė kėrkuar pėrkrahjen e tyre tė mėtutjeshme. Nė takimin me znj. Genoveva Ruiz Calavera Drejtore e Njėsisė pėr “Ēėshtjet e Kosovės” nė Komisionin Evropian dhe me z. Arnaud Appriou qė shėrben sė zyrtar pėr “Ēėshtjet e Kosovės” nė kuadėr tė Komisionit Evropian, z. Hoti i ka njoftuar ata pėr zhvillimet e fundit nė fushėn e arsimit nė Kosovė pasi arsimi ėshtė ndėr fushat qė Komisioni Evropian i ka dhėnė prioritet nė kuadėr tė bashkėpunimit me vendet partnere nė vitet qė vijnė dhe i ka njoftuar pėr zhvillimet e Strategjinė pėr Arsimin e Lartė dhe Strategjinė pėr Arsimin Parauniversitar. Ndėrkaq znj. Calavera dhe z. Appriou kanė njoftuar z. Hotin se Komisioni Evropian ka ndarė rreth 2 milion euro pėr vitin 2007 tė cilat mjete janė ndarė nė kuadėr tė buxhetit pėr Kosovė tė pėrshkruara nė dokumentin e IPA-s pėr periudhėn 2007-2009, gjithashtu ata kanė njoftuar se janė nė pritje tė finalizimit tė buxhetit pėr Strategjinė Zhvillimore tė Kosovės dhe tė Kornizės Afatmesme tė Buxhetit pėr Kosovė nė mėnyrė qė tė pėrgatisin njė plan detal pėr mbėshtetjen nga ana e Komisionit Evropian, dhe kėrkuan nga MASHT tė angazhohet mė shumė qė tė kryejė buxhetimin e pjesės pėr arsim tė strategjisė nė mėnyrė qė tė gjinden pika ku ata mund tė japin ndihmėn e tyre . Kjo pėrkrahje ėshtė e rėndėsishme sidomos tani kur sė shpejti do vendoset pėr statusin e Kosovės dhe kur po pėrgatiten planet pėr pėrkrahjen nga ana e Komisionit Evropian pas definimit tė statusit tė Kosovės tha z.Hoti pas kthimit nga Brukseli.

Pas konferencės dhe takimeve tė njė pas njėshme qė z.Hoti realizoj gjatė qėndrimit tė tij nė Bruksel vlen tė theksohet se nga viti i ardhshėm akademik Kosova do tė pėrfshihet nė kuadėr tė programit Erasmus-Mundus qė do ofrojė bursa pėr njė numėr tė konsiderueshėm tė studentėve kosovar pėr tė studiuar jashtė. Deri mė tani Kosova nuk ka pasur qasje nė kėtė program dhe kjo ėshtė njė mundėsi shumė e mirė qė duhet shfrytėzuar theksoi Kėshilltari pėr Arsim tė Lartė i Ministrit tė Arsimit, z. Avdullah Hoti.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio