Studentet.info
Opinione : OPINION
Kyqur 09-03-2007 13:00:00 (1588 Lexime)


“Ujkun, jo gjurmėn!”

Nga: Aleksandėr Kocani

Ka vite qė nė procedurėn e gjykimit dhe vendosjes pėr tė dhėnė gradėn shkencore “Doktor i Shkencave” vepron njė mekanizėm racional. Ndryshe nga mekanizmi qė vepronte nė kohėn e monizmit dhe qė sundohej nga formalizmi, mekanizmi i ri i jep rolin qė i takon specialistėve tė fushės. Dihet se doktoraturat aktualisht mbrohen para njė komisioni prej 5 specialistėve tė fushės, dy brenda institucionit ku bėhet mbrojtja dhe tre jashtė tij.

Kėta specialistė kanė nė dispozicion temėn e doktoraturės gjatė njė kohe tė mjaftueshme pėr ta studjuar dhe vlerėsuar nė nivel profesional. Sė fundi nė njė seancė debati publik, mbasi evidentohen dobėsitė dhe pikat e forta tė punimit gjykohet pėrfundimisht me votim tė fshehtė lidhur me vlefshmėrinė e temės dhe pėr dhėnien e gradės aplikantit. Dhe vendimi i tyre ėshtė i padiskutueshėm si gjykim i profesionistėve tė fushės. Nuk ka gjė mė racionale se kaq! Nuk ndodh kėshtu me titujt shkencor.


Prapė ėshtė fjala pėr tė gjykuar lidhur me kontributin shkencor tė njė aplikanti qė tė paktėn ka fituar gradėn shkencore tė doktorit tė
shkencave. Procedura ėshtė e ndryshme. Mė konkretisht ka mbetur nė thelb e njėjta procedurė qė nga koha e monizmit. Bėhen njė sėrė vlerėsimesh qė nga hallka fillestare e departamentit, nė kėshillin shkencor tė institucionit, nė senat (nė se ėshtė fjala pėr universitetet) dhe sė fundi nė Komisionin e Lartė tė Atestimit, ku dhe vendoset pėrfundimisht pėr dhėnien e titullit shkencor. Parim bazė mbetet: “Tė kėrkohet gjurma, dhe jo ujku!”. Praktikisht nuk mund tė ndiqet
parim tjetėr. I marrim me radhė hallkat. Nisim nga hallka kryesore, ajo qė merr vendimin: Komisioni i Lartė i Atestimit. Njė grup specialistėsh (por jo pėr gjithshka!), qė jo rallė zgjidhen me kritere politike apo subjektive, dhe qė mund tė vendosin pėr dhėnien e
titujve nė pėrgjithėsi nisur nga dosja e aplikantit, nga realizimi ose jo i kėrkesave formale qė parashikon ligji pėr Arsimin e Lartė. Por pėr njė vlerėsim tė tillė formal nuk ėshtė e nevojshme qė tė kesh njė komision me specialistė tė kualifikuar.

Mjafton njė nėpunės tė pėrshtatshėm, i cili tė mos lejojė tė kalojnė dosje qė nuk plotėsojnė tė gjitha kėrkesat formale tė ligjit. Praktika e deritanishme ka treguar qė nėpunės tė tillė ka dhe, nė se nė disa raste janė kapėrcyer edhe kėto kushte formale, kjo ka ardhur pėr shkak tė ndėrhyrjes sė fuqishme tė politikės ose njerėzve me pushtet. Me qė anėtarėt e Komisionit nė fjalė nuk mund tė jenė specialistė tė tė gjitha
fushave ku paraqiten dosje pėr titull shkencor, atyre u mbetet qė tė gjykojnė thjesht ose nga ana formale e realizimit tė kėrkesave, ose subjektivisht nisur nga opinione personale apo partiake. Nė kėtė rast ata nuk veprojnė si njė komision specialistėsh tepėr tė kualifikuar, ndonėse zyrtarisht konsiderohen tė tillė.

Vlerėsimi i tyre pra nuk mund tė jetė nė nivelin e kompetencės profesionale. Njė komision i tillė de jure profesional, por jo de facto, mund tė pėrdoret shumė mirė nga pushteti pėr tė bėrė politikat e dhėnies sė titujve shkencorė. Kėshtu ėshtė vepruar nė kohėn e monizmit. Pėr fat tė keq kėshtu po vazhdon tė veprohet edhe aktualisht. Nė se nga MASH mendohet tė ketė njė ndryshim rrėnjėsor, ai do tė jetė i mirėpritur nga mjediset akademike.

Le tė kalojmė tani nė nivelin e senatit (pėr shkollat e larta). Afėrmendsh edhe kėtu mund tė jenė shumė tė pakėta rastet kur mund tė ketė njė farė gjykimi profesional pėr veprimtarinė shkencore tė aplikantėve. Atėherė gjykimet do tė jenė nė pėrgjithėsi jo profesionale dhe vendimet do tė merren sipas preferencave ose “pazareve” (“Mė jep, tė jap!”, siē thonė francezėt). Nė pėrgjithėsi edhe nė kėtė nivele
mund tė ndiqen politika tė shpėrndarjes sė titujve midis fakulteteve tė ndryshme daē me kritere partiake, apo me ato klanore. Nuk mund tė ketė gjykim nė nivel profesional. Prandaj kjo hallkė racionalisht ėshtė e panevojshme! Vijmė nė nivelin e kėshillave tė institucioneve. Kėtu situata ėshtė disi mė ndryshe, por prapė nuk ka garanci pėr tė patur gjykim dhe vlerėsim tė kontributit shkencor tė aplikantėve pėr
titull shkencor. Nė thelb kemi njė situatė tė senatit disi nė miniaturė. Mbetet vetėm hallka e departamenteve.

Por aty ėshtė i pranishėm problemi i kompromentimit reciprok qė e ul nivelin e gjykimit dhe vlerėsimit objektiv shkencor. Kėshtu qė edhe kjo hallkė nuk del efektive. Duam apo nuk duam ne, si nivel mė efektiv del mbrojtja nė komisione ad hoc tė specilistėve tė fushės tė ngjashme me mbrojtjet e gradės shkencore. Kjo se nė thelb bėhet e njėjta punė: vlerėsohet kontributi shkencor i aplikantėve pėr titujt “Profesor i Asociuar” dhe “Profesor”. Ky ėshtė dhe njė model qė ndiqet nė vendet
kryesore tė zhvilluara tė perėndimit. Kėshtu nė Francė dhe nė Itali, pėr marrjen e titullit “Profesor” aplikanti do tė paraqesi punimet e veta kryesore (monografi, artikuj shkencorė, botime nė formė libri, tekste etj.) tre-katėr muaj para seancave tė mbrojtjes qė zgjatin disa ditė dhe ku aplikanti debaton lidhur me idetė dhe pėrmbajtjen e kėtyre punimeve me secilin profesor tė komisionit ad hoc tė fushės pėrkatėse. Dhe vetėm mbas kėtyre seancave tė mundishme, gjykohet dhe vlerėsohet nė se do t’i jepet titulli nė fjalė aplikantit. Nė kėtė rast pėrjashtohen politikat e shpėrndarjes sė titujve dhe, nė njė masė tė madhe, gjykimet dhe vlerėsimet subjektive.

Kush duhet tė drejtojė fakultetet ?

Ėshtė njė pyetje qė lidhet drejtpėrdrejtė me parimin e lartėpėrmendur tė pėrparėsisė qė i jepet de facto gjurmės ndaj ujkut. Le tė mė falin ata kolegė qė nuk janė dakord me kėtė pikėpamje. Por unė nisem nga njė gjykim filozofik bashkėkohor dhe jo nga paradigmat aristoteliane! Nė Statutin ekzistues tė Shkollave tė larta tė vendit specifikohet se i takon tė vendosė Senati nė se drejtuesit e Fakulteteve, Dekanėt duhet
tė jenė me gradėn Doktor, me titullin “Profesor i Asociuar” apo me titullin “Profesor”. Kjo sepse Ligji i Arsimit tė Lartė i amenduar specifikon si kėrkesė pasjen e gradave dhe titujve shkencorė, duke ja u lėnė Shkollave tė larta qė tė vendosin konkretisht nė secilin rast. Nė kėtė frymė e shoh me vend qė tė shfaq njė mendim lidhur me kėtė problem. Nga pėrvoja personale gadi 35 vjeēare si mėsimdhėnės dhe drejtues nė disa hallka brenda fakultetit dhe mė lartė, kam arritur nė pėrfundimin se nga pikėpamja shkencore dekani mjafton tė ketė njė farė kualifikimi shkencor, qoftė edhe nė nivelin e doktorit tė shkencave.
Kryesorja pėr tė ėshtė qė tė ketė aftėsi menaxhimi, sepse kjo ėshtė puna kryesore qė ai do tė bėjė. Lipset qė gjithashtu tė ketė ekuilibėr e maturi qė tė shmangė konfliktet dhe tė krijojė njė klimė sa mė tė ngrohtė akademike nė fakultet.

Kėrkesė e fundit do tė ishte pėrvoja drejtuese, qoftė edhe nė pozicionet zv.Dekan dhe Pėrgjegjės Departamenti. Kėto janė kėrkesa tė natyrshem dhe tė arsyeshme. Kufizimet qė kėrkojnė tė venė disa (“Tė jenė dekanė vetėm personat me titull “Profesor”), ka mjaft tė ngjarė tė bėhen pėr arsye subjektive dhe interesa personale. Kemi mjaft raste kur persona me titullin “Profesor”, janė tė nderuar nė fushėn e tyre, por nuk kanė patur aftėsi drejtuese, menaxhuese. Pra, nuk kanė qenė tė pėrshtatshėm pėr drejtues fakulteti. Edhe kėtu ka rėndėsi “Ujku”, domethėnė aftėsia pėr tė drejtuar me ekuilbėr dhe pjekuri fakultetin dhe jo “gjurma e ujkut” – titulli “Profesor”.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio