Studentet.info
Lajme : Ministri Pollo: Kemi vendosur qė kjo lėndė tė ketė koeficientin e lartė 1.3
Kyqur 10-03-2007 7:41:36 (1434 Lexime)

Maturantėt qė dinė anglisht, tė preferuar nė ēdo fakultet

TIRANĖ, 9 MARS - Tė dish anglisht nuk ėshtė mė domosdoshmėri tė ndjekėsh kurse private, apo tė fusėsh mik nė shkollė, qė mėsuesja tė caktojė nė grupin e anglishtes dhe jo tė rusishtes apo frėngjishtes. Shanset pėr ta mėsuar tashmė janė shumė herė mė tė mėdha. Projekti mė i fundit i Ministrisė sė Arsimit bėn tė mundur qė anglishtja tė nisė tė mėsohet qė nė klasė tė dytė fillore, por edhe tė privilegjojė ata qė janė 18 vjeē e qė e njohin kėtė gjuhė. Ky projekt ėshtė lanēuar dje nga ministri i Arsimit, Genc Pollo. Ai ka theksuar gjatė njė konference pėr shtyp, se "prioritet i qeverisė ėshtė qė shqiptarėt tė kenė njė zotėrim tė mirė tė gjuhės angleze, nė mėnyrė qė tė konkurrojnė nė tregun global tė punės".

Si e tillė, anglishtja do tė ketė koeficient maksimal 1.3 nė konkursin e pranimit nė shkollė tė lartė, nė tė gjitha fakultetet qofshin tė profilit shoqėror apo natyror. Po kėshtu, gjatė kėtij viti do tė rritet numri i mėsuesve tė anglishtes nė shkollat e arsimit tė mesėm dhe atij 9-vjeēar, si dhe ėshtė propozuar rritja e pagave pėr tė gjithė ata arsimtarė qė japin mėsim lėndėn e anglishtes.


Pėr sa i pėrket temės mė tė nxehtė nė fushėn e arsimit, asaj tė konkursit tė shkollės sė lartė, Pollo ka deklaruar publikisht se "ata qė dinė anglisht do tė kenė mė shumė shanse pėr tė fituar". Sipas tij, anglishtja, si lėndė me zgjedhje nė maturėn shtetėrore, do tė ketė koeficientin maksimal pėr pranimet nė universitete. "Tashmė koeficientet janė miratuar dhe pėr tė gjitha universitetet publike tė vendit tonė kemi vendosur qė anglishtja tė ketė koeficientin e lartė 1.3", tha ministri Pollo, duke shtuar se "kjo mund tė japė njė efekt qė kėtė vit, por jam i bindur qė nė vitet e ardhshme do tė ndikojė fuqishėm, duke orientuar gjimnazistėt qė ta mėsojnė mė mirė kėtė gjuhė tė huaj". Nė kėtė mėnyrė, kandidatėt pėr studentė qė do tė zgjedhin tė japin provim anglishten do tė kenė mundėsi qė rezultati i tyre nė provimin me zgjedhje tė jetė mė i lartė. Nė bazė tė rregullave tė maturės, ēdo nxėnės jep provim dy lėndė tė detyruara dhe dy me zgjedhje. Me pikėt qė merr nė kėto tė fundit konkurron pėr shkollė tė lartė. Nė varėsi tė lėndėve qė jep provim pikėt shumėzohen me koeficient. Kėshtu, nėse njėra nga lėndėt me zgjedhje qė kandidati jep provim ėshtė anglishtja dhe konkurron pėr dy fakultete me profile tė kundėrta, si Mjekėsi dhe Drejtėsi, pikėt i shumėzohen te tė dyja me koeficient maksimal 1.3.

Ndėrkohė, pjesė e projektit kombėtar pėr mėsimin e anglishtes ėshtė hyrja e saj si lėndė qė nė bankat e fillores. Qė nga ky vit nxėnėsit e klasave tė treta do tė mund tė mėsojnė elementet bazė tė anglishtes. Gjatė fjalės sė tij, Pollo tha se "kemi futur zyrtarisht anglishten si gjuhė tė huaj tė detyruar kėtė vit shkollor edhe nė klasat e 3 dhe tė 4 tė ciklit fillor me dy orė nė javė pėr secilėn klasė". Nė mėnyrė qė anglishtja tė mos shkojė te nxėnėsit vetėm me tekstet tradicionale, nė konkursin e hartimit tė teksteve do tė marrin pjesė edhe shtėpi botuese tė huaja. "Shpresoj qė nė vitin shkollor tė ardhshėm tė miratohen dhe tė futen nė qarkullim tekste anglishteje nga botues britanikė, amerikanė etj., tekste qė janė mė tė pėrshtatshme e mė cilėsore pėr nxėnėsit tanė", u shpreh ministri i Arsimit. Pėrveēse me libra anglishtja do tė pėrsoset edhe me mėsues tė kualifikuar. Njė vit mė parė u punėsuan 65 mėsues tė rinj pėr kėtė gjuhė, ndėrkohė qė numri i tyre pritet tė rritet sėrish nė vitin shkollor qė po vjen. Ndėrkohė, ministria e Arsimit ėshtė duke parė mundėsinė qė t‘i propozojė qeverisė rritje page tė diferencuar pėr tė gjithė mėsuesit e gjuhės sė huaj anglisht. (SHQIP)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio