Studentet.info
Opinione : Sqarim pėr hajnat
Kyqur 10-03-2007 8:10:00 (1628 Lexime)

Sqarim pėr hajnat


Prishtinė, 9 MARS – Lajm i keq pėr plagjiatorėt. Ata qė kanė menduar se vjedhja e teksteve nga autorė tė huaj deri nė 70 pėr qind ėshtė e lejuar, kanė gabuar. Kėtė privilegj e gėzojnė vetėm vjedhėsit qė kanė kopjuar deri nė kėtė pėrqindje para vendimit tė Senatit tė Universitetit tė Prishtinės.

Qė nga ajo ditė, pėrsėri vlejnė ligjet ndėrkombėtare pėr plagjiaturėn. Pra, ai qė vjedh mė shumė se 15 % nga njė libėr dhe nuk e citon autorin, konsiderohet se ka bėrė plagjiat. Tash e tutje, vjedhėsit e kėtyre ditėve duhet tė marrin pėr bazė 15 pėrqindėshin e lejuar, ndryshe ēdo tejkalim i kėsaj pėrqindjeje do tė dėnohet nga komisioni i ngritur pėr kėtė ēėshtje nė Universitetin e Prishtinės.


Duket se pėrdorimi i 15- pėrqindėshit edhe pėr ata qė kanė bėrė plagjiaturė nė tė kaluarėn, do ta bllokonte tėrėsisht UP-nė, ngaqė shumica e profesorėve dyshohet tė kenė tejkaluar kėtė shifėr.

Pėr tė dalė plagjiatorėt sa mė hajna, Senati i Universitetit tė Prishtinės ka caktuar 70- pėrqindėshin, i cili nuk do tė lėrė dyshime se a ka qenė apo jo plagjiat.

Zyrtarė tė lartė tė Rektoratit me kėtė pėrqindje shpresojnė se edhe gjykatat do ta kenė mė tė lehtė punėn e tyre, ngaqė nė disa raste janė ngritur edhe padi.
Por kjo shifėr do tė mbrojė edhe vendimet e rektorit pėr suspendimin eventual tė profesorėve, ngase, tashmė disa profesorė tė suspenduar kanė ngritur padi ndaj Rektoratit.
Enver Hasani, rektor nė Universitetin e Prishtinės, thotė se pėrqindja kaq e madhe pėr autorėt qė kanė vjedhur nė tė kaluarėn nuk ėshtė bėrė pėr tė amnistuar dikė.

Ai edhe njėherė rikujton se 70- pėrqindėshi vlen vetėm pėr ato libra qė janė publikuar deri nė ditėn kur Senati i UP-sė ka vendosur kėto rregulla.

“Rregulli i 70-pėrqindėshit vlen vetėm pėr ato libra qė janė publikuar deri nė ditėn kur Senati e ka vendosur kėtė rregull. Dhe ėshtė qesharake tė mendohet se edhe librat qė tash do tė dalin nė treg, mund t’i referohen kėsaj pėrqindjeje”, shton Hasani. Ai paralajmėron se qė nga data kur ka vendosur Senati dhe kėndej, vlejnė rregullat e pėrgjithshme tė plagjiaturės, qė pėrdoren edhe nė Evropė.

“Senati ka vendosur kėshtu, ngase e ka parė gjendjen e rėndė nė UP dhe me kėtė nuk ka dashur tė amnistojė dikė, pėrkundrazi”, vlerėson Hasani.

Raste tė vjedhjes sė librave ka pasur edhe nė tė kaluarėn, por deri mė tani askush nuk ėshtė marrė me verifikimin e materialeve qė janė pėrdorur nėpėr librat universitarė.
Kėsaj radhe, Rektorati i Universitetit tė Prishtinės ka vendosur qė tė paktėn nė tė ardhmen secili libėr qė kalon nėpėr kėtė institucion, tė verifikohet mirė, para se tė dalė nė shitje. Kohė mė parė, me njė vendim tė Universitetit tė Prishtinės, nga Fakulteti i Mjekėsisė dhe mėsimdhėnia, nė janar ishin suspenduar Dr. Sylejman Rexhepi, Ejup Pllana dhe Dalip Nimani.

Ndėrsa Komisioni permanent pėr mbrojtjen e pronėsisė intelektuale ėshtė duke shqyrtuar edhe disa libra tė tjerė, pėr tė cilėt dyshohet se janė vjedhur nga autorė tė huaj.

Ky komision ishte themeluar dhe ka marrė vendim vetėm pak ditė pas publikimit tė njė artikulli nė gazetėn “Express” me shėnime dhe dėshmi pėr plagjiaturė tė disa profesorėve tė Universitetit tė Prishtinės.

Nga: Artan Behrami




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio