Studentet.info
Intervista : Intervist me Rektorin e UP-sė Enver Hasani dhėnė Gazetės Express
Kyqur 10-03-2007 16:10:00 (3458 Lexime)


ASNJĖ KOMPROPMIS

Akuzat e Dukagjin Pupovcit ndaj rektorit Enver Hasani, ky i fundit i vlerėson si personale. Hasani thotė se ėshtė Pupovci me mish e shpirt ka qenė kundėr zgjedhjes sė tij pėr rektor. Asnjė kompromis me plagjiatorėt. Shkarkimin tim
dikush mund ta shohė vetėm nė ėndėrr. Flet Enver Hasani pėr gazeten Express.


Anėtarė tė Kėshillit Drejtues kanė thėnė se ju duhet t’i ktheni tė gjithė profesorėt e suspenduar? Do tė ndodhė kjo?

Enver Hasani:
Nuk ėshtė e vėrtetė. Ai nuk ėshtė qėndrimi i Kėshillit Drejtues, ky nuk ėshtė qėndrim i tyre. Aty ėshtė folur pėr kushtet, ėshtė formuar njė komision qė do t’i pėrcaktojė kushtet dhe rrethanat nė tė cilat mund tė bėhet shkarkimi i jashtėzakonshėm i dekanėve ose i menaxherėve tė tjerė brenda Rektoratit. Kjo ėshtė praktikė nė ēdo universitet civilizues, nė shtetet perėndimore, nuk ėshtė vetėm te ne dhe atė tė drejtė e kam unė si rektor nė bazė tė nenin 25 pika, 5 ku KD – ja duhet tė caktojė njė kuadėr. Kur dekani merr pjesė nė rrahje, nė ndonjė vepėr penale, kur e bllokon
procesin dhe nuk ėshtė nė gjendje tė menaxhojė si duhet. Pėr arsye menaxheriale, sepse dekanėt janė bartės tė mi imediatė, ata mė pėrgjigjen mua, sipas statutit.

Pse Kėshilli Drejtues ėshtė kundėr jush? Ata ju kanė akuzuar pėr shkarkimet qė keni bėrė nė UP.

Enver Hasani:
Jo, ata nuk janė kundėr meje. Kėshilli Drejtues, pėrveē njė mendimi tė Dukagjin Pupovcit, i cili edhe e ka shprehur nė media qė ka qenė mendim personal. Pjesa tjetėr e Kėshillit Drejtues janė qė tė formohet komisioni dhe ta caktojė kornizėn pėr procedura pėr kushtet e
shkarkimit tė dekanėve siē ėshtė praktikė nė tė gjitha universitet evropiane.

Dukagjin Pupovci ju akuzon juve se keni shkelur ligjin pėr rastet e plagjiaturave dhe me kėto veprime UP-ja ėshtė duke humbur prestigjin.

Enver Hasani:
Jo, mė fal. Nė qoftė se e mbron plagjiaturėn, unė mendoj se duke e mbrojtur plagjiaturėn humbet prestigji i Universitetit. I vetmi vendim pėr plagjiatura ėshtė marrė dhe propozuar nga unė. Unė kam bėrė propozimin, jo Kėshilli Drejtues. Qė profesorit t`i revokohet titulli akademik, sepse ka qenė profesor ordinar, bėhet profesor i asistuar dhe kėshtu me radhė. I hiqet libri nga pėrdorimi, i ndalohet pėr tri vjet tė bėjė vlerėsime profesionale. Kėto janė masa tė cilat bien nė kompetencėn time dhe ėshtė formuar njė komision qė do ta bėjė njė rregullore pėr tė. Unė e rezervoj tė drejtėn e suspendimit, siē ka qenė deri dje. Unė i kam sugjeruar Kėshillit qė tė bėjmė masa mė tė strukturuara dhe i kahije njė universiteti, qė kur tė gjejė dikė qė ka bėrė plagjiat, qė t`i revokojė titujt akademikė qė i ka.

A e keni ju tė drejtėn e suspendimit tė dekanėve dhe profesorėve?

Enver Hasani :
Po, unė kam kėtė tė drejtė. Dukagjin Pupovci nuk ėshtė jurist edhe nuk mund t’i dijė kėto gjėra, normalisht. Unė i kam tė drejtat individuale si rektor dhe detyrimet me nenin 28, saktėsisht tė pėrcaktuara dhe unė ato i realizoj nė bazė njė kornize qė e cakton Kėshilli Drejtues. Nėse KD-ja nuk e cakton atė kornizė, atėherė ato ne i realizojmė ad hoc varėsisht se si paraqiten rrethanat. I vetmi autoritet pėr ta interpretuar kėtė ėshtė Kuvendi i Kosovės, sepse ai e ka nxjerrė statutin. Unė e zbatoj ashtu siē e shoh. Nė tė gjitha universitetet rektori ka tė drejtė nė rrethana tė caktuara tė bėjė shkarkime tė eprorėve imediatė qė i pėrgjigjen rektorit. Dekani ka nenin 73, ku thuhet se dekani i pėrgjigjet rektorit. Nė kėtė bazė ėshtė paraparė nė nenin 28 shkarkimi edhe nė versionin shqip edhe nė versionin origjinal qė ėshtė “Dismissal”, pa pėrjashtim ka kuptimin e shkarkimit nga posti, dhe unė kėtė tė drejtė e kam. Dhe unė nuk kam asnjė dyshim qė kėtė tė drejtė e kanė edhe rektorėt e universiteteve tė civilizuara nė botė. Mirėpo, kjo ėshtė pasojė. Nuk janė mėsuar kėtu. Kėtu duhet tė bėhet rend edhe ligj, dhe unė deri nė fund, pa asnjė hezitim, do ta zbatoj.

Pse Dukagjin Pupovci, mbron plagjiatorėt, apo profesorėt qė kanė bėrė plagjiat?

Enver Hasani:
Pėr kėtė duhet ta pyesni Dukagjinin, unė atė nuk e kuptoj.

U frikėsohet Kėshilli Drejtues kėtyre vendimeve pėr suspendim. Mos kanė bėrė edhe ata vetė ndonjė plagjiat?

Enver Hasani:
Nuk e besoj. Unė kam thėnė qė plagjiatura ėshtė njėfarė lloj katarzi i Universitetit. Ėshtė politikė akademike e kėtij Universiteti dhe ēdo universiteti nė tėrė rruzullin tokėsor qė ėshtė serioz. Nė Juridik ka pėrfunduarnjė rast dhe ka dalė se nuk ėshtė plagjiat dhe javėn qė vjen do ta shihni qė nuk ka qenė. Ėshtė libėr i dobėt, por jo plagjiat. Edhe nė universitetet mė prestigjioze, si p.sh nė Kembrixh nuk pėrjashtohet mundėsia tė ketė plagjiat. Dhjetė veta prej 10 mijė punėtorėve,
nuk ėshtė fare e rėndėsishme.

A do tė dorėzoheni para kėsaj lufte?

Enver Hasani:
Nė asnjė mėnyrė. Dikush mund tė shohė ėndrra qė pėrmend shkarkimin tim. Ato janė vetėm ėndrra dhe dėshira tė dikujt, tė atyre qė dikur nuk kanė pasur dėshirė qė unė tė bėhem rektor. Janė po ata njerėz qė kanė bėrė kėtė pėr motive personale.

KD-ja ju ka akuzuar pėr shkelje tė ligjit,humbjen e prestigjit tė UP-sė, e shumė akuza tė tjera.

Enver Hasani :
Ekziston procesverbali i Kėshillit Drejtues. Ato qė kanė dalė nė gazetė nuk janė fare qėndrime tė Kėshillit Drejtues, ato janė vetėm qėndrime personale tė njė personi, 99 pėr qind nuk janė tė vėrteta ato.

Kush e ka fjalėn pėrfundimtare nė Kėshillin Drejtues?

Enver Hasani:
Nė emėr tė Kėshillit Drejtues nuk mund tė flasė askush, as rektori, as anėtarėt e thjeshtė. Mund tė flasė vetėm kryetari dhe nėnkryetari. Ky ėshtė rregulli.

Nė bazė tė kėsaj qė thoni ju,nuk paskeni mosmarrėveshje me KD-nė?

Enver Hasani:
Kėshilli Drejtues nė asnjė mėnyrė nuk ka shprehur mospajtim nė mbledhjen e fundit pėr sa i pėrket asaj. Ata vetėm kanė kėrkuar qė tė formohet njė komision qė tė caktojė kornizėn, qė t`i caktojė rastet qė dihet. P.sh. huliganizmi, rrahja, vjedhja, plagjiatura. Kur dekani bėn plagjiat, normal qė do ta shkarkoj, nuk ka nevojė tė diskutojmė. Kur rektori, prorektori apo dekani zihen nė vepra tė pahijshme financiare, keqmenaxhim, ėshtė ky standard ndėrkombėtar.

Keni ndonjė porosi pėr Dukagjin Pupovcin.

Enver Hasani:
Jo, ai ėshtė mendim i lirė. Dukagjini ėshtė anėtar i Kėshillit, mund ta japė mendimin e lirė privat dhe publik, por nuk ka tė drejtė tė flasė nė emėr tė KD –sė.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio