Studentet.info
Intervista : Intervist me Dukagjin Pupovci Antar i Keshillit Drejtues ne UP
Kyqur 10-03-2007 16:50:00 (3254 Lexime)


Rektori nuk mund tė shkarkojė dekanėt


Nuk shoh ndonjė mundėsi ligjore qė rektori tė shkarkojė dekanin. Dekanėt zgjidhen dhe shkarkohen nga Senati i Universitetit. Flet Dukagjin Pupovci, anėtar i Kėshillit Drejtues tė Universitet tė Prishtinės.


Si i vlerėsoni veprimet e fundit tė rektorit Enver Hasani,siē janė shkarkimi i njė rektori dhe disa profesorėve tė tjerė?

Dukagjin Pupovci:
Pa hyrė nė motive tė shkarkimit, nuk shoh ndonjė mundėsi ligjore qė rektori tė shkarkojė dekanin. Dekanėt zgjidhen dhe shkarkohen nga Senati i Universitetit,
ndėrkohė qė shkarkimi bėhet me shumicė tė kualifikuar prej 2/3 tė anėtarėve tė Senatit. Mendoj se nė Universitet duhet t'i shmangemi leximit tė normave ligjore mes rreshtave, sidomos
nė ato raste kur korniza pėr veprim ėshtė qartė e definuar. Pėrsėri pa hyrė nė motive, rektori, si zyrtari mė i lartė menaxhues, ka tė drejtė tė iniciojė procedurė disiplinore ndaj stafit akademik dhe jo akademik, gjė tė cilėn e ka bėrė nė disa raste.


Ēka keni kėrkuar nga Rektori tė mėrkurėn nė mbledhjen e Kėshillit Drejtues?

Dukagjin Pupovci:
Personalisht nuk kam kėrkuar asgjė mė shumė as mė pak se qė duhet tė kėrkojė njė anėtar i KėshillitDrejtues. Kam kėrkuar respektimin e ligjshmėrisė me rastin e
marrjes sė vendimeve dhe do tė vazhdoj ta kėrkoj edhe mė tutje.Nė Universitet jemi ngopur me kriza nė tė kaluarėn dhe,mendoj se duhet tė pėrqendrohemi nė probleme reale, tė cilat
duhet tė zgjidhen brenda njė kuadri ligjor tė pėrcaktuar. Nė mbledhjen e fundit ėshtė shprehur njė vullnet i mirė i Kėshillit Drejtues dhe i rektorit qė tė bashkėrenditen mė mirė
veprimet nė tė ardhmen.


Enver Hasani ka thėnė se roli i KD – sė nuk ėshtė t’i kontrollojė shkarkimet apo emėrimet eventuale tė titullarėve nėpėr njėsitė akademike.Mendoni edhe ju kėshtu?

Dukagjin Pupovci:
Ka tė drejtė - ky nuk ėshtė roli i Kėshillit Drejtues, por as i rektorit. Zgjedhjen dhe shkarkimin e dekanėve dhe tė prodekanėve e bėn Senati, rektori mund tė
jete njėri nga propozuesit dhe, kuptohet, tė ndikojė nė vendime tė Senatit, pasi, sipas detyrės zyrtare, e kryeson Senatin. Rektori
ka nė dispozicion mekanizma tė tjerė pėr tė zgjidhur konflikte eventuale me titullarė tė zgjedhur, por jo edhe shkarkimin - kėtė mund ta bėjė vetėm organi qė e ka zgjedhur titullarin. Ndėrkaq, Kėshilli Drejtues ka tė drejtė dhe detyrė tė reflektojė ndaj tė gjitha
vendimeve tė rektorit apo tė Senatit qė kanė tė bėjnė me shkarkime dhe marrėdhėnie tė punės.

Pse jeni ju kundėr luftimit tė plagjiaturės qė ėshtė duke bėrė UP-ja. Dhe pėrseKėshilli Drejtues ėshtė duke u munduar t’i mbrojė plagjiatorėt?

Dukagjin Pupovci:
Nuk e di nga e keni fituar kėtė pėrshtypje se jam kundėr luftimit tė plagjiarizmit - nuk mė kujtohet tė jem prononcuar ndonjėherė rreth kėsaj teme. Pasi po mė pyetni tani, po Ju them se plagjiarizmi ėshtė njė dukuri e shėmtuar, e cila meriton ēdo dėnim, por luftimi i kėsaj dukurie nuk bėhet duke denoncuar
njėri-tjetrin nė mėnyrė tė fshehtė, e aq mė pak duke marrė vendime nė bazė tė raporteve tė komisioneve anonime. Ata qė kuptojnė se njė libėr ose njė temė doktorate ėshtė plagjiat,
duhet tė kenė aq guxim qytetar dhe intelektual pėr tė dalė me emra, duke i prezantuar faktet nė mėnyrė tė argumentuar. Keni pasur raste tė tilla nė gazetėn tuaj dhe unė kam respekt pėr
ata qė i kanė prezantuar, edhe pse nuk mund tė gjykoj pėr saktėsinė e pohimeve tė tyre. Pėrndryshe, luftimi i plagjiarizmit shndėrrohet nė
qėrim hepasesh personale, ose, edhe me keq, nė shkėmbim tė favoreve nė kuptimin "hesht se do tė hesht edhe unė". Ėshtė shumė e papėlqyeshme qė njė institucion tė arsimit tė lartė tė kultivohet fryma e shantazhit dhe e denoncimit tė njerėzve.
Nuk mendoj se dikush nė Kėshillin Drejtues ėshtė kundėr luftimit tė plagjiarizmit. Pėrkundrazi, ėshtė diskutuar haptas pėr mėnyrat e veprimit nė raste tė tilla, dhe kjo ka qenė njėra
ndėr pikat ku pajtimi i Kėshillit Drejtues me rektorin ka qenė pothuaj se 100 %. Ėshtė marrė edhe njė vendim qė pėrcakton disa procedura tė pėrkohshme.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio