Studentet.info
Lajme : Trazira studentore nė Universitetit e Evropės Juglindore nė Tetovė
Kyqur 15-03-2007 10:40:00 (3030 Lexime)

Largohet Jashari, Zatriqi, qetėson lokalistėt

TETOVĖ, 15 MARS - Prej sė martės Unioni i Studentėve tė Universitetit tė Evropės Juglindore nė Tetovė (USUEJL) edhe formalisht ka mbetur pa kryetarin e saj Argjend Jasharin. Largimi i Jasharit, pėr tė cilin zyrtarisht thuhet se ka dhėnė dorėheqje, kurse jozyrtarisht se "ėshtė shkarkuar nga politika", vjen dy javė pas dorėheqjes sė nėnkryetarit Madrid Dauti, nė postin e tė cilit vetė Jashari kishte nėnshkruar emėrimin e Hariz Bardhit, ish-sekretarit pėr marrėdhėnie me jashtė.

"Aktualisht nuk kemi kryetar, pasi Jashari ka dhėnė dorėheqje", tha Drin Zatriqi, sekretari i pėrgjithshėm USUEJ-sė, kurse lajmin e ka konfirmuar edhe kryetari nė dorėheqje. Jashari nuk donte tė japė sqarime pėr largimin e tij, por tha se motivet janė tė natyrės objektive dhe subjektive. "Jam larguar pėr tė njėjtat shkaqe pėr tė cilat u largua nėnkryetari Dauti", tha ai, duke shtuar se me sqarime mė tė hollėsishme do tė dalė nė opinion mė vonė, nėse do tė jetė e nevojshme.


Dauti thuhet se ėshtė larguar nga Unioni pėr shkak tė mosmarrėveshjeve me kryetarin Jashari, edhe pse zyrtarisht ėshtė deklaruar se tėrhiqet, pasi ėshtė i zėnė me studime dhe me angazhimet nė biznesin privat. Mirėpo, nė mesin e studentėve tė UEJL-sė, qarkullojnė edhe thashetheme se dorėheqja e Dautit ėshtė njė "trik" pėr marrjen e postit tė kryetarit. Sipas kėtij varianti,
Dauti, duke qenė nė kryesinė e USUELJ-sė, ka shumė gjasa tė emėrohet kryetar i Unionit dhe me kėtė tė realizojė "profecinė" e studentėve vendas.
Me ndėrrimet nė USUEJL nė mesin e studentėve ka plasur edhe lokalizmi. Studentėt nga Maqedonia, e sidomos ata nga rajoni i Tetovės, nėpėr faqet virtuoze tė internetit, ēdo herė e mė tepėr shprehin shqetėsimet pėr ardhjen e mundshme tė kosovarėve nė krye tė Unionit.

Mė i pėrfolur nė kėtė kontekst ėshtė Drin Zatriqi, i cili konfirmon se ėshtė nė dijeni tė kėtyre thashethemeve. Mirėpo, ai qetėson lokalistėt nga Maqedonia se nuk ka asnjė pretendim pėr postin e kryetarit. "As nuk jam kandidat potencial dhe as e kam ndėrmend tė konkurroj pėr kėtė post",tha Zatriqi. Sipas tij, kryetarin e ardhshėm tė USUEJLsė do ta emėrojė Senati i Unionit, gjatė kėtij muaji.

Largimi me ose pa taktikė i nėnkryetarit Dauti, si dhe dorėheqja ose shkarkimi i Jasharit, janė komentuar edhe si "ndėrhyrje e politikės nė ēėshtje studentore". Jozyrtarisht thuhet se disa anėtarė tė Senatit tė USUEJL-sė tė martėn mbrėma janė takuar me pėrfaqėsues tė partisė shqiptare nė pushtet -Partisė Demokratike Shqiptare
(PDSH). Mbajtja nė kontroll e Universitetit tė Evropės Juglindore (UEJL) nga kjo parti, ėshtė fshehtėsi publike, ashtu sikurse edhe ngritja dhe rėnia e unioneve studentore, sipas rotacionit
tė pushteteve.

Nga: Laura PAPRANIKU




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio