Studentet.info
Lajme : Politekniku: Nuk duam degė tė lira
Kyqur 15-03-2007 10:38:00 (1531 Lexime)

Politekniku: Nuk duam degė tė lira

TIRANĖ, 15 MARS- Pėrvojė negative, studentė shumė tė dobėt dhe kalueshmėri e papėrfillshme, nė degėt e hapura nė Universitetin Politeknik tė Tiranės. Pranimi i lirė vitin e shkuar, nė shumė prej degėve tė kėtij universiteti, sipas rektorit Pėrparim Hoxha, ka ndikuar nė rėnien e cilėsisė sė studentėve dhe kjo nuk duhet favorizuar mė tej. Nisur nga ky fakt, argumentuar edhe me pamundėsinė e pėrballimit tė flukseve pa kriter, rektori i ka kėrkuar zyrtarisht Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės, qė pranimet e kėtij viti tė jenė vetėm me kuota tė pėrcaktuara. Ndėrkohė qė nė total, pas kėrkesės sė dekanateve, janė propozuar tė pranohen 1100 studentė tė rinj.


Kriteret

Notė mesatare e pranueshme dhe rezultate tė konsiderueshme nė Matematikė e Fizikė. Kėto janė dy kushtet qė ka propozuar Universiteti Politeknik i Tiranės pėr pranimet e reja, nėse ministria nuk do tė marrė parasysh kėrkesėn pėr heqjen e degėve tė hapura. "Ne kemi kėrkuar pranim tė limituar, por nėse ministria nuk e merr nė konsideratė njė gjė tė tillė, atėherė kemi propozuar disa kushte qė lidhen direkt me cilėsinė e atyre qė do tė pranohen",- thotė ai. Kėshtu, nė Inxhinierinė Mekanike, ku vjet pranimi ishte i lirė, kėtė radhė, sipas rektorit, do tė vendoset si kusht mesatarja. "Nė kėtė degė nuk do tė pranojnė kandidatė me mesatare mė tė ulėt se 6",- thotė ai, duke shtuar se mė e rreptė do tė jetė kėrkesa pėr nė Elektronikė. Pėr kėtė tė fundit, universiteti ka vendosur tė pranojė studentė vetėm me mesatare 7 e lart, e nė asnjė rast mė tė ulėt se kjo notė. Vetė pedagogėt e Universitetit, pranojnė se ky kriter i vjen nė ndihmė edhe vetė studentėve. Por kėtė e kuptojnė pasi kalojnė semestrin e parė.

Mbetėsit

Nė degėt e lira, kalueshmėria nė fund tė semestrit ka dalė e papėrfillshme. Askund, gjysėm pėr gjysėm. Sipas tė dhėnave nga statistikat e kėtij universiteti, mėsohet se nė Inxhinierinė Mekanike, ka kaluar vetėm 4% e studentėve tė rinj, nga 230 qė ka nė total viti i parė. Pėr rektorin dhe tė tjerė pedagogė, tė dhėnat janė shumė shqetėsuese. Aspak mė mirė nuk paraqitet gjendja nė Inxhinierinė e Ambientit, ku kanė kaluar vetėm 11% e tė rinjve, e po kėshtu edhe nė tė tjera degė. Ndėrkohė qė, me gjithė numrin e madh tė mbetėsve, degėt me kuota tė pėrcaktuara kanė njė tjetėr nivel. "Jo mė kot veprojmė kėshtu, pasi studentėt qė kanė ardhur me mesatare shumė tė ulėt, nuk e kanė marrė dot semestrin dhe kėtė e provuam kėtė semestėr",- thotė Hoxha, duke sqaruar se shumica e tė rinjve nė degėt e liberalizuara janė mbetės. Studentėt, pa dashur tė identifikohen, pranojnė vėshtirėsitė e shumta qė hasin gjatė studimit. Probleme qė kurorėzohen me 4 nė fund tė semestrit dhe shumė lėndė pėrsėritėse. "Nuk kam dashur asnjėherė Gjeologjinė, por e zgjodha, pasi nuk doja tė mbetesha pa shkollė",- thotė njė nga studentėt e vitit tė parė tė Fakultetit tė Inxhinierisė sė Minierave. Ndėrkaq, tė tjerė e kanė filluar kėtė vit nė degė tė tilla, pėr t'iu futur edhe njė herė garės pėr degėt qė preferojnė, por qė vjet nuk mundėn ta fitonin dot.

576

ishte numri i kuotave tė pėrcaktuara vjet pėr Universitetin Politeknik tė Tiranės, pa llogaritur degėt e hapura. Nė total, 1700 tė rinj

5

ishte numri i degėve tė liberalizuara nė Universitetin Politeknik tė Tiranės. Gjithė Gjeologji-Minierat, Mekanika dhe Tekstilet

1100

kuota pranimi ka propozuar Universiteti Politeknik i Tiranės, pėr vitin akademik 2007-2008, nė tė gjitha degėt

Nga: Bruna Prifti




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio