Studentet.info
Lajme : Iniciativa e studentėve pėr denoncimin e korrupsionit nė universitete
Kyqur 16-03-2007 10:30:00 (1523 Lexime)


MASH-i e refuzon bashkėpunimin

SHKUP, 15 MARS - Shpėrblimi i shkrimeve mė tė mira, ku studentėt do t'i denoncojnė dhe do t'i rrėfejnė rastet e korrupsionit nėpėr universitetet e Maqedonisė, ėshtė menduar si njėra prej formave me tė cilėn ata tentojnė ta godasin kėtė dukuri qė ka zėnė rrėnjė tė thella nė institucionet e arsimit tė lartė nė Maqedoni.

Nė faqen virtuoze "studentet.info" ėshtė shpallur konkursi pėr temėn mė tė mirė hulumtuese
"korrupsioni nė universitete", rezultatet e tė cilit do tė shpallen nė maj, bashkė me publikimin e shkrimeve mė tė mira qė do tė vlerėsohen nga njė grup gazetarėsh dhe analistėsh tė pavarur.


"Qėllimi i konkursit ėshtė vetėm tė ndikohet nė ndalimin e kėtij fenomeni dhe tė gjitha dukurive negative qė janė evidente nė universitetet e Maqedonisė", tha Rami Mislimi, pėrgjegjės i kėsaj ueb-faqeje, duke u ankuar pėr mungesėn e vullnetit tė Ministrisė sė Arsimit dhe tė Shkencės (MASH) qė tė bashkėpunojė me studentėt pėr projekte tė kėtilla. "Kemi tentuar tė kontaktojmė me ministrin Sulejman Rushiti, pėr tė parė mundėsitė e bashkėpunimit institucional mes MASH-it dhe studentėve shqiptarė, mirėpo nuk kanė treguar gatishmėri qė t'i pėrgjigjen kėrkesės sonė", tha Mislimi.

Sipas tij, kjo kėrkesė pėr takimin me ministrin ėshtė bėrė nėpėrmjet zėdhėnėses sė MASHit, Drita Mamuti, mirėpo kjo e fundit e mohon njė gjė tė kėtillė.
"Nuk ėshtė e vėrtetė se kanė kėrkuar takim me ministrin", tha Mamuti. Sipas saj, gatishmėria e MASH-it pėr ēdo lloj bashkėpunimi, sidomos kur bėhet fjalė pėr dukuritė negative nė arsim, ėshtė
nė nivel tė lartė.

Si dėshmi pėr bashkėpunim tė mirė, Mamuti tha se tė mėrkurėn njė grup studentėsh nga Universiteti i Evropės Juglindore nė Tetovė (UEJL) ėshtė pritur nė zyrėn e ministrit Rushiti, ku ėshtė diskutuar situata e fundit nė Unionin e Studentėve tė UEJL-sė, pas largimit tė kryetarit dhe tė nėnkryetarit tė kėtij unioni.

Mirėpo, pėrfaqėsuesi i ueb-faqes sė studentėve, Mislimi, tregon se kur kėta kanė kėrkuar tė takohen me ministrin, janė adresuar tė kontaktojnė
me nėpunės tė thjeshtė tė MASH-it. "Nuk kemi ēka tė bisedojmė me persona jorelevantė tė MASH-it, kur ministri shqiptar nuk ėshtė i gatshėm tė dėgjojė se cilat janė projektet dhe idetė tona tė bashkėpunimit", shprehet ai. Zėdhėnėsja na udhėzoi tė kontaktojmė me njėfarė Elena, tregon Mislimi.

Nė bazė tė reagimeve dhe shqetėsimeve qė paraqiten
nė faqen virtuoze tė studentėve, mė tė korruptuara i bie tė jenė universitetet publike, kurse nė universitetet private spikat nepotizmi dhe pranimi i kuadrove qė nuk i pėrmbushin kriteret akademike.

Studentėt tregojnė me dhjetėra raste, kur nė universitetet private ligjėrojnė persona qė kanė kryer kurse specializuar jashtė Maqedonisė, por qė nuk e kanė tė kryer fakultetin. Ky fenomen bashkė me atė tė "magjistrave dhe doktorėve tė natės" shpeshherė ka qenė tema e diskutimeve nė portalin studentor.

Nga: Laura PAPRANIKU




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio