Studentet.info
Njoftime : Njoftim
Kyqur 22-03-2007 5:58:18 (1732 Lexime)

Njoftim

Ne, studentėt e programit studimor pėr Kulturė Fizike tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės, jemi tė obliguar tė njoftojmė gjithė opinionin se mė tepėr se njė javė bojkotojmė ligjėratat dhe ushtrimet pėr shkak tė mos funksionimit tė mirėfilltė programit tonė mėsimor si dhe problemeve dhe dėshtimeve qė na janė paraqitur. Ne pėrballemi me shumė probleme, si me orarin e ligjėratave dhe ushtrimeve, probleme nė afatin e provimeve, si dhe dėshtimet nė kurset obliguese tė skijimit, ndėrsa notimi realizohet me pagesėn e vetė studentėve, pėr udhėtimin. Studentėt qė bėjnė aplikim pėr mbrojtje tė temės sė diplomės nuk kanė ku tė adresohen, nuk u caktohet komisioni as mentori edhe pse paguajmė nga 50 ero pėr kėtė qėllim. Gjithashtu pėrballemi me problemin e humbjeve tė fletėparaqitjeve, tė dosjeve dhe pėr tė gjitha kėto nuk kemi ku tė drejtohemi. Njėherė shkojmė te dekani i Shkencave Humane pastaj, ai na dėrgon te prorektori pėr arsim dhe kėshtu gjithė ditėn sillemi vėrdallė nėpėr bodrumet e fakultetit dhe pėrsėri nuk arrijmė tė kryejmė punė.

Problemet kanė reflektuar negativisht edhe nė mbarėvajtjen e gjithė procesit mėsimor, pasi qė nuk kemi kujt t’i drejtohemi pėr tė na zgjedhin hallet studentore. Ne, studentėt pa dėshirėn tonė pranuam profesorėt qė tradhtuan fakultetin tonė, tė cilin fakultet e bėmė me shumė sakrifica dhe mund tė madh, ndėrsa gjithė ai mund hidhet nė ujė nga disa persona tė pandėrgjegjshėm. Kėrkesat tona pėr tė zgjidhur hallet dhe problemet dy muajt e fundit kanė hasur nė vesh tė shurdhėr. Prorektori i USHT-sė, pėr ēėshtje arsimore Mr. Arifiknet Xhemaili, gjithmonė na ka thėnė se sė shpejti do tė zgjidhen tė gjitha kėto devijime. Bile herėn e fundit ka nėnēmuar pėrfaqėsuesit tanė tė cilėve u ka thėnė “shkoni nė ligjėrata se unė jam shefi juaj”. Ndėrkohė, qė pėrfaqėsuesit tanė atėherė kanė kėrkuar qė ai tė zgjidh kėto probleme edhe pse ai ėshtė profesorė i muzikės dhe dirigjent e jo profesorė nė kulturėn fizike.
Javėn qė lamė pas asnjė studentė i kulturės fizike ( nga viti i parė e deri te i katėrti ) nuk kemi ndjekur ligjėratat dhe ushtrimet, qė ėshtė njė humbje e madhe. Mirėpo nėse rektorati nuk ndėrmerr hapa tė sinqertė pėr tė rregulluar ērregullimet qė janė paraqitur, ne do jemi tė obliguar tė marrim masa tė tjera mė radikale.

Tetovė Kėshilli i studenteve i P. S. Kulturė Fizike
22. mars 2007






Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio