Studentet.info
Opinione : Shoqėria shqiptare
Kyqur 22-03-2007 9:40:00 (1514 Lexime)


Plagėt e trungut tė studentėve

Nga: Mehas ALIJA

Studentėt, si subjekt dhe objekt i krijimit tė njė spektri vlerash, janė bukuria dhe forca e shpirtit tė njė shoqėrie. Ata janė krenaria, mburrja dhe thesari i ēmuar i saj.

Pa ta shoqėria do tė ishte e varfėr, sterile, pa ambicie progresive dhe vullneti pėr ndryshime integruese shoqėrore do tė ishte i mbyllur nė kornizat e indiferencės, sepse siē dihet studentėt e mirėfilltė gjithmonė i kanė thyer ato barriera dhe i kanė hapur ato korniza tė mbylljes sė njė shoqėrie nė kllapat e regresit, vetėmashtrimit, asimilimit dhe asgjėsimit.

Ata si lėvizės tė zjarrtė, protagonistė pragmatik e iniciatorė pėr zgjidhjen e turbulencave tė krijuara nga qarqe dhe qėllime ogurzeze kanė luajtur njė rol tė rėndėsishėm pėr tė promovuar njė shoqėri tė hapur dhe njė mirėqenie mė tė qėndrueshme.


Pra, duke e parė dhe soditur realitetin e studentėve nė kėtė frymė, ashtu siē duhet tė jetė profili i tyre, siē ka qenė ndonjėherė dhe siē mund tė jetė!, asnjėherė njė shoqėri nuk do tė ishte e zhgėnjyer skajshmėrisht, konsolidimi dhe pėrparimi i saj do tė ishte i freskėt dhe afatgjatė.

Mirėpo, nėse profilin dhe realitetin e tyre e vlerėsojmė me parametrat e ditėve tė sodit se si ata e organizojnė jetėn e tyre studentore, se si ndodh p.sh. qė ata tė jenė studentė dhe tė mos studiojnė mirėfilli, se si ndodh qė tė mos e pėrfillin librin e shkencėn, tė pėrbuzin dhe tė mos interesohen pėr problemet studentore e shoqėrore, tė propagandojnė antivlerėn, e cila pėr ēdo ditė e mė shumė po thellohet nė kulturėn dhe shpirtin e tyre, ndėrsa nga ana tjetėr tė mos tregojnė interes tė veēantė pėr artin dhe vlerat shpirtėrore e edukativo-arsimore.... do t“i shohim plagėt qė vazhdojnė edhe mė tė hapen dhe tė dallohen nė trungun e tyre studentor.

Plagėt e njė filozofie

E para, duke u nisur nga fakti se rinia e edukuar dhe e arsimuar ėshtė shtytėsi dhe njėri prej faktorėve kryesor tė triumfeve dhe sukseseve nė kuadėr tė njė populli apo tė njė shoqėrie si dhe opozita e klasės sė vjetėr shoqėrore dhe duke pasur frikė se rina shqiptare mund tė konsolidohet mbi parimet e ndriēimit tė mendimit tė shėndoshė, kundėrshtarėt e kėsaj filozofie optimale dhe kėsaj rinie me tipare tė gjalla iluministe pragmatiste, iu vėrsulen duke promovuar njė pako “kurthesh”, botėkuptimesh dhe metodash me anė tė tė cilave do tė ndikonin tek ata, me pretekstin qė ta dobėsojnė vitalitetin e shpirtit tė tyre, dhe kur ta kenė bėrė kėtė, e kanė dobėsuar mbarė popullin. Pėr t“i konvertuar tė rinjtė dhe studentėt nė botėkuptimet e tyre “inferiore” nė mėnyrė konstante promovuan programe dhe platforma tė ndryshme argėtuese, rrugėt e kėnaqėsisė dhe tė dėfrimeve i shpallėn zyrtare dhe integruese, ndonėse ato ishin “qorrsokaqe” tė pasigurta dhe “zona tė minuara”, propaganduan materiale artificiale tė shkruara nga njerėz tė pandėrgjegjshėm dhe tė papėrgjegjshėm, dhe kėshtu duke mos i filtruar tė gjitha kėto, ata (rinia univerzitare) ngadalė i thithėn nė qenien e tyre. Madje edhe sot e kėsaj dite vazhdojnė tė jenė peng e kėsaj filozofie tė konvertimit.

Qė nga koha e komunizmit e deri te demokracia studentėt dhe tė rinjtė shqiptarė jo rrallėherė u gjendėn pėrpara kontesteve dhe turbulencave shoqėrore e univerzitare. Komunizmi, si sistem agresiv, i shtypi dhe i dėnoi ashpėr pasi qė kėrkonin tė drejtat e tyre pėr tu arsimuar dhe shkolluar, ndėrsa demokracia me lirinė e saj absolute i shthuri moralisht dhe mendėrisht, dhe jo vetėm kaq, por i sfidoi me liberalizmin absolut dhe imponimin politik kundrejt konzervativizmit dhe aventurave tė papjekura qė i karakterizonin tė rinjtė shqiptarė, dhe qė vazhdojnė edhe sot, fatkeqėsisht, tė jenė tė tillė. Si rrjedhojė plagėt u zgjeruan edhe mė shumė.

E dyta, si plagė qė nuk mund tė kapėrdihet brenda kauzės univerzitare shqiptare dhe qė mund tė jetė mė shkatėrruesja ėshtė degradimi dhe shpėrfillja e hierarkisė sė normave morale e shpirtėrore. Interesimi i dobėt dhe mos ndėrhyrja serioze e institucioneve shtetėrore dhe stafit akademik univerzitar mbi vlerat morale tė cilat skajshmėrisht po pėrdhosen nga njė pjesė e konsiderueshme e kuadrit univerzitar, ndihmojnė nė krijimin e kushteve pėr njė paralizim tė theksuar tė trurit univerzitar. Madje kjo edhe mund tė ēoj deri te njė kolaps i shoqėrisė univerzitare shqiptare, nė qoftė se nuk shfaqet mėshira, vullneti dhe interesi pėr pėrmisimin dhe shėrimin e kėsaj “plage” kaq pasojėlėnėse.

E treta, politizimi i shoqėrisė univerzitare shqiptare dukshėm ka ndikuar tė shfaqen njė sėrė dukurish negative brenda kuadrit univerzitar. Jemi dėshmitarė tė asaj qė po ndodhė nėpėr univerzitete, brenda stafit drejtues dhe unioneve studentore, ku emėrohen dhe shkarkohen nga vendet drejtuese nėpėrmjet kapacitetit dhe rrjetit partiak. Idetė dhe programet nuk mund tė promovohen, e nė to tė mos ketė konotacion dhe ngjyrim partiak. Shkollat fillore, tė mesmet dhe univerzitetet nuk mund tė mos menaxhohen nga politika ditore, pėr ēdo ndryshim i papritur qė ndodhė brenda tyre menjėherė pėrfitohet pėrshtypja se kėtė e bėri politika. Njė dukuri e kėtillė s“do mend se shoqėrinė univerzitare shqiptare nuk do ta integrojė, sė pari nė vetveten e saj, e pastaj edhe nė shoqėritė tjera, por edhe mė shumė do ta deformojė dhe do ta largojė nga misioni dhe qėllimi i sajė primar.

Njė konglomerat i kėtillė i kėtyre dukurive dhe imitimi i verbėr i tė huajve pashmangshėm imponon rrezikun qė shoqėria univerzitare shqiptare ta humb identitetin e saj kombėtar, fetar e kulturor...


Besimi i humbur

Dikur, nė kohėn kur studentėt kanė qenė objektivi i sulmeve, torturave, burgosjeve, shkeljeve tė tė drejtave tė tyre, ata ishin tė panėnshtruar dhe kėmbėngulės nė objektivat e tyre, ishin besnikėt e popullit qė nuk dorėzoheshin pėrpara dyfytyrėsisė, interesit, arrogancės.... ishin tė palodhshėm dhe permanent nė punėt e tyre. Kanė udhėhequr procese nga mė tė lehtat deri tek mė tė ndėrlikuarat, ndėrkohė qė nė kėtė aspekt nuk ka munguar edhe mbėshtetja e shoqėrisė. Gjersa bėjmė njė retrospektivė tė kėtillė mes studentėve tė sė kaluarės sonė dhe tė tashmes, natyrshėm na imponohen disa pyetje, tė cilat kanė tė bėjnė pikėrisht me gjendjen momentale tė tyre, sa ata i kanė pėr shpirti dhe qenien e tyre ato karakteristika qė i cekėm mė lartė, sa ata kanė besimin e popullit dhe tė instancave mė tė larta tė shtetit, sa demonstrojnė mendėsi dhe mundėsi pėr tė udhėhequr procese tė rėndėsishme tė karakterit edukativo-arsimorė, sa ata shqetėsohen dhe interesohen qė nė shoqėri tė mos krijojnė paragjykime negative dhe tė mos komprometohet identiteti i tyre univerzitar, sa ata punojnė qė kur tė lexohen nga tė tjerėt, tė lexohen pėr nga tė arriturat, sukseset dhe vizionet pragmatike, sa ata janė tė vetėdijshėm pėr padrejtėsitė qė u bėhen dhe tė drejtat qė u shkelen??! Tė tilla pyetje ekzistojnė edhe mė shumė, por ja qė brenda kėtij vėshtrimi tė shkurtėr ėshtė e pa mundur tė parashtrohen tė gjitha. Nė bazė tė kėsaj qė thamė, studentėt tė pa/vetėdijshėm nė veprimet e tyre u reflektuan keq pėrpara syve tė popullit dhe si rrjedhojė humbi besimi tek ai (populli). Kjo ėshtė fatkeqėsia mė e madhe qė i ka ndodhur kauzes sė sotme univerzitare. Tė humbėsh besimin e popullit, por para sė gjithash edhe tė Zotit, nuk reflekton bindshėm dhe bukur, madje donė tė thotė tė humbėsh atė, respektivisht Zotin.

Suficiti i kuantitetit dhe deficiti i kualitetit universitar

Se sot kemi mė shumė kuantitet e mė pak kualitet nė kuadrin univerzitar nuk ka nevojė edhe tė komentohet shumė ose tė jepen referenca tė cilat do ta konfirmonin kėtė tė vėrtetė kaq tė madhe. Kėtė e shohin dhe e ndiejnė me mish e me shpirt ata kuadro, tė cilėt sado kudo e kanė ruajtur atė sublimitet tė vetėdijes sė vėrtetė se duhet mė shumė pėrkushtim nė dije dhe arsim sesa nė dėfrime, nė harxhimin e kohės pa rezultate, nėpėr kafene dhe restauronte luksoze, etj. Mungesa e njė elite kualitative studentore me pėrqindje mė tė kėnaqshme nė suaza tė univerziteteve ka rritur pezmin tek prindėrit, akademikėt, intelektualėt, studentėt dhe mė gjerė. Studentėt duke shpėrfillur aftėsitė e tyre dhe normat shkencore tė studimeve kanė krijuar njė boshllėk nė atė qė ne e quajmė “fushė e studimeve dhe veprimeve” dhe nė “bagazhin” e tyre akademik. Dhe kėshtu, duke mbetur pas nė kėto dy segmente themelore studimore, ata jo qė nuk treguan ambicie dhe vullnet pėr ta rikthyer edhe njė herė vetėbesimin dhe rolin e tyre tė parė, por kėsaj here u treguan, dhe po tregohen njėkohėsisht, mė neglizhentė, tė pasuksesshėm, suficiti i kuantitetit dhe deficiti i kualitetit u ndije ashpėr dhe kėshtu qė, mė lehtė mund tė vėresh grumbuj studentėsh qė “vlojnė” nėpėr univerzitete sesa mund tė vėresh grumbull studentėsh, tė cilėve u “vlon” mendja nga tė arriturat shkencore gjatė studimeve.

Vetėdija qė vonohet tė rikthehet

Tė jesh mik i vetvetes do tė thotė sė pari ta duash atė dhe pastaj idealin qė tė mbėshtjell si bėrthamėn membrana. Studenti ėshtė mik i vetvetes dhe i shoqėrisė kur ai udhėhiqet nga ideale tė larta, tė shenjta, ndėrsa armik kur ai nėpėrkėmbėt nga pasionet dhe interesat e tij tė sofistikuara. Njė student me ideale nuk mund tė rrokulliset nė kėsisoj tatėpjetash djallėzore, e assesi tė bėhet robi i injorancės dhe obskurantizmit, por student dhe njėkohėsisht mendimtar, student dhe kontribuues pėr pėrmisimin e standardeve dhe vlerave univerzitare, lėvrues i fushės akademike dhe mbjellės i farės sė mirė shkencore, studiues i letėrsisė dhe shkrimtar, studiues i fizikės dhe fizicient i mirė, studiues i teologjisė dhe teolog i mirė, studiues i politikės dhe politikan i mirė dhe ēfarėdo fushe tjetėr qė tė jetė ajo, ai duhet tė jetė njė ekspert, idealist dhe profesionist i mirė. Kėto karakteristika padyshim qė i kanė pasur studentėt, tė cilėt mė vonė edhe u bėnė Rilindėsit e kombit tonė. Tani shtrohet pyetja, studentėt e sodit me ēfarė idealesh pėrshkohen dhe ushqehen? Fatkeqėsisht, ata sot pėr mekanizma nuk kanė idealet, vullnetin, dėshirėn, punėn, por dėshirat eksituese, dėfrimet dhe imagjinatat. Edhe ata pak studentė qė tregojnė shquarje nė aspektin e idealizmit realist disa herė ndodhė qė tė ngacmohen dhe tė pėrbuzen nga vetė kolegėt e tyre, pėr arsye se, gjoja, ka vdekur koha e idealistėve dhe revolucionarėve. Sipas tyre, ka skaduar koha e atyre qė ishin tė skalitur me ideale kombėtare e fetare. Ata ishin njė herė dhe mbetėn nė antologjinė e vargut “na ishte njėherė...”.

Njė pėrjetim i kėtillė i realitetit tė vetėdijes studentore e zhveshur nga idealet nuk do t“i shpjer pėr tek rrugėt qė i kanė ėndėrruar pėr kaq shumė vite dhe assesi t“i liron nga ky peng i konvertimit nė mendėsi dhe mentalitet tė huaj pa mos i filtruar ato.

Mungesa e sensit pėr punė kolektive

Ėshtė fakt i pamohueshėm se rinia univerzitare shqiptare ecėn me hendikep, kur ėshtė nė pyetje organizimi kolektiv. Studentėve u mungon sensi dhe eksperienca pėr punė kolektive madhore. Shpeshherė ndodh tė shohėsh studentin dhe studenten tė jenė inferiorė dhe jo konstruktivė ndaj organizimeve kur kėrkohet tė demonstrohet puna kolektive. Mos eksperienca kolektive te rinia univerzitare shqiptare ėshtė pika mė e dobėt dhe shqetėsuese. Duhet me njė shpejtėsi mė tė madhe tė intervenohet nė realizimin e njė stabiliteti tė qėndrueshėm dhe tė krijohen kushte pėr rruajtjen dhe zhvillimin e vetėdijes dhe punės kolektive studentore, nė qoftė se dėshirohet tė ruhet identiteti i tyre si “rini univerzitare” dhe tė sigurohet njė ndjenjė pėr tė shpresuar mė tutje. Nuk mund t’u shpėtosh sfidave dhe problemeve tė kohės nė mėnyrė individuale kur problemin e ke me karakter global dhe tė fryrė.

Pėr fund, duke qenė se vėshtrimi ka karakter mė shumė pėrshkrues dhe komentues se sa analitik i gjendjes aktuale tė rinisė univerzitare shqiptare, ku nėpėrmjet tij pikasen disa “plagė” tė kauzės sonė studentore, jemi tė vetėdijshėm se nuk kemi arritur tė skicojmė nė tėrėsi trungun studentor me tė gjitha “plagėt” e tij. Megjithatė, pavarėsisht se nėn ambalazhin e kėtyre sentencave shprehet shqetėsimi dhe pezmi ynė, kjo nuk do tė thotė se studentėt shqiptarė aspak nuk demonstrojnė vullnet pozitiv ose nuk japin sinjale shpresėdhėnėse, por qė kėto nė krahasim me dukuritė negative qė i karakterizojnė duken tė zbehta dhe pak reflektuese. Dhe, varėsisht se si i kemi studentėt sot, ashtu edhe ekziston mundėsia ta kemi tė ardhmen nesėr.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio