Studentet.info
Lajme : Nga Konferenca “Politikat kombėtare pėr integrim nė zonėn evropiane tė arsimit tė lartė”
Kyqur 23-03-2007 10:40:00 (1247 Lexime)

Arsimi i lart nė Kosovė ende nuk ėshtė nė nivelin e kėnaqshėm


Prishtinė, 23 mars - Me qėllim tė shkėmbimit tė pėrvojave tė shteteve tė BE-sė dhe vendeve tė rajonit nė zhvillimin e politikave pėr integrim nė Hapėsirėn Evropiane tė Arsimit tė Lartė, Ministria e Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė (MASHT) organizoi konferencėn dy ditore me temėn “Politikat kombėtare pėr integrim nė zonėn evropiane tė arsimit tė lartė”.
Ministri i Arsimit, Agim Veliu, tė premten nė hapjen e kėsaj konference, tha se arsimi i lartė nuk mund dhe nuk duhet tė mbetet i izoluar brenda kufijve nacional, prandaj Procesi i Bolonjės, sipas tij, ėshtė njė proces integrues, i cili hap dyert e Kosovės pėr t’u bėrė pjesė e njė shoqėrie tė dijės.


“Kosovėn dhe Bolonjėn e lidhė njė muaj i pėrbashkėt, qershori i viti 1999, i cili, pėr Kosovės shėnoi pėrfundimin e luftės sė armatosur dhe fillimin e rindėrtimit tė vendit”, tha ai.

Veliu theksoi se MASHT-i dhe institucionet e arsimit tė lartė nė Kosovė i kanė kushtuar njė kujdes tė veēantė pėrmbushjes sė kėrkesave tė definuara nė dokumentet relevante tė Procesit tė Bolonjės, si dhe kanė pėrcjellur me vėmendje tė gjitha zhvillimet dhe risitė nė kėtė fushė.

Ndėrsa Patricia Waring, pėrfaqėsuese nga UNMIK-u, pasi dha komplimente pėr punėn e deri tanishme tė stafit menaxhues tė UP-sė dhe MASHT-it, porositi qė kėta sė bashku tė vazhdojnė edhe mė tutje nė pėrmirėsimin e mėtejmė tė kushteve nė arsimin e lartė.

“Puna qė ėshtė bėrė deri tani ėshtė pėr ēdo lėvdatė, por duhet tė bėhemi realist, jo tė gjitha problemet janė zgjidhur prandaj duhet tė ecim sė bashku nė mėnyrė qė problemet t’i trajtojmė njė nga njė”, tha ajo.

Kurse zėvendėskryeministri i Kosovės, Lutfi Haziri, tha se Kosova ėshtė ballafaquar me njė nivel tė ulėt tė financimit tė arsimit tė lartė, sidomos nė kėrkime shkencore dhe bashkėpunim ndėrkombėtar, megjithėse ai pranoi qė nė krahasim me vitin e kaluar ka pasur ngritje prej 40 pėr qind tė investimeve pėr arsimin e lartė nga buxheti i Qeverisė sė Kosovės.

“Ngritja e cilėsisė nė arsim dhe reforma janė qėllimi kryesor i MASHT-it, dhe pėr kėtė ka mbėshtetje tė madhe edhe nga Qeveria. Mendoj qė ėshtė shėnuar progres, pasi qė edhe tė ardhurat e mėsimdhėnėsve janė ngritur nga 50 – 80 pėr qind”, tha ai, duke shtuar se njė sukses i madh ėshtė edhe ngritja e pėrfshirjes sė maturantėve nė arsimin e lartė pėr 60 pėr qind.

Nga ana tjetėr edhe rektori i UP-sė, Enver Hasani, pranoi faktin qė arsimi i lartė nė Kosovė po ballafaqohet me gjendje tė vėshtirė dhe mbijetesė, siē tha ai, tė pashoqe nė krahasim me vendet evropiane.

Ai tha se procesi i Bolonjės ka hyr nė UP pa njė pėrgatitje paraprake dhe kryesisht reforma ka prekur mė shumė ēėshtjen administrative.

“UP ka vizion pėr ngritjen e cilėsisė dhe implementimin e sistemit tė kredive ECT, pėrmirėsimin e kurrikulave dhe ėshtė duke bėrė sanimin e gjendjes nė nivelin themelor dhe Master, ndėrsa sė shpejti edhe atė tė nivelit tė doktorraturės qė tė jetė i njėjti me nivelet Evropiane”, tha ai.

Hasani mė tej tha se ėshtė duke u pėrpjekur pėr ta rikthyer normalitetin nė UP dhe ta shndėrroj atė nga njė tip klasik tė mėsimit, nė atė hulumtues.

MASHT-i, ėshtė nė proces tė pėrpilimit tė planit tė punės pėr zhvillimin e politikave integruese tė Kosovės nė Zonėn Evropiane tė Arsimit tė Lartė. Kjo ėshtė pjesė e projektit Tempus pėr promovimin e Procesit tė Bolonjės nė Kosovė, qė ėshtė duke u implementuar nė bashkėpunim me Universitetin e Prishtinės dhe dy institucionet partnere tė BE-sė, Universitetin e Lubjanės nė Slloveni dhe Universitetin e Peloponezit nė Greqi.

Nė kėtė konferencė e cila do tė vazhdoi edhe nesėr, pritet tė marrin pjesė mbi 220 pjesėmarrės. 190 do tė jenė vendor, 25 nga vendet e rajonit dhe 14 pjesėmarrės nga vendet anėtarė tė BE-sė.

Qėllimi primar i kėsaj konference ėshtė shkėmbimi i pėrvojave tė shteteve tė BE-sė dhe vendeve tė rajonit nė zhvillimin e politikave pėr integrim nė Hapėsirėn Evropiane tė Arsimit tė Lartė (HEAL).

Ndryshe, Deklarata e Bolonjės e datės 19 qershor 1999 u nėnshkruar nga ministrat e arsimit tė 29 vendeve evropiane, pėr tė afirmuar Evropėn e dijės me dimensionet e saj specifike intelektuale, kulturore, sociale, shkencore dhe teknologjike. /KosovaLive




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio