Studentet.info
Lajme : Bisedė me rektorin e Universitetit tė Tiranės, Shezai Rrokaj
Kyqur 24-03-2007 9:34:25 (1450 Lexime)

Rrokaj: Universitetet shqiptare janė tė politizuara


Prishtinė, 24 mars - Rektori i Universitetit tė Tiranės, Shezai Rrokaj, nė njė intervistė dhėnė “Kohės Ditore”, ka alarmuar se universitetet shqiptare nė Shqipėri, Kosovė e Maqedoni janė tė politizuara, se ende vazhdojnė tė jenė shtetėrore e jo publike, dhe se u ngjajnė mė shumė kolegjeve dhe jo universiteteve. Ky pėrkufizim thotė tė jetė i njėjtė pėr tė gjitha universitetet publike shqiptare nė tė tria shtetet, porse brenda tij ka edhe nuanca nga Tirana nė Prishtinė dhe nga Prishtina nė Tetovė.

Universitetet janė tė politizuara, thekson Rrokaj, por vėren pėrpjekje tė vazhdueshme nga politika qė nėpėrmjet legjislativit tė bėjė pėrmirėsime ligjore nė mėnyrė qė universitetet t’i mbajnė larg nga politika. Mirėpo, ai vlerėson se ende politika mendon t’i konsiderojė universitetet si bastione tė njėrit krah apo tė krahut tjetėr politik.
Sipas tij, Qeverisja duhet ta konsiderojė universitetin si njė e mirė publike kombėtare dhe jo si skalion tė njė krahu politik, dhe nga ana tjetėr, thotė qė universitetet duhet ta rritin pėrgjegjėsinė e tyre publike nė tė mirė tė vendit e tė zhvillimit tė tij.
“Universitetet shqiptare duhet tė heqin dorė njėherė e pėrgjithmonė nga ndikimi i partive tė veēanta. Ato nuk janė suporte tė partive. Misioni i tyre ėshtė kombi. Nėse ne duam ta shikojmė universitetin nga kėndvėshtrimi politik shohim se politika e ka realizuar deri mė sot qėllimin e vet. Universiteti nuk e ka realizuar qėllimin pėr tu shkėputur nga partitė e pėr tė pasur si busull, si orientim tė vetin kombin, zhvillimin e shoqėrisė, pėrmirėsimin e jetės”.
Shezai Rrokaj ka guximin tė thotė se universitetet shqiptare, kudo qė ndodhen ato, vazhdojnė tė jenė shtetėrore, por pranon se ka prirje pėr t’u bėrė publike. Tė gjithė mekanizmat e funksionimit tė universitetit janė mekanizma tė njė vartėsie tė plotė nga ana e shtetit, thotė ai dhe konsideron qė universitetet ende mbeten tė njė profili shtetėror.
“Universitetit i duhet autonomia dhe pėrgjegjshmėria. Universitetet duhet tė jenė autonome nė hartimin e kurrikulės, nė bėrjen e shkencės, nė menaxhimin e universitetit, nė konceptimin e organikės. Universiteti nuk mund t’i bindet tutelės shtetėrore. Qeveria nuk mund ta pėrdor universitetin si institucion vasal, sepse nuk mund tė vasalizohet mendimi. Mendimi ose ėshtė i lirė ose nuk ėshtė mendim. E vetmja gjė qė kolaudon mendimin ėshtė e vėrteta”, shprehet Rrokaj gjatė bisedės.
Universiteteve publike u jep epitetin e tė qenit kolegje sepse vė nė dukje se ato vazhdojnė tė jenė nė traditėn e dikurshme tė profilizimit tė universiteteve nė vendet e lindjes (vendeve sovjetike), ku universitetet kishin pėr detyrė tė merreshin me mėsimdhėnien dhe Akademia e Shkencave merrej me kėrkimin shkencor.
“Pėr mendimin tim ende universitetet pėr shumė arsye nuk po munden ta fitojnė kėtė. Edhe pėr kėtė trashėgimi nga e kaluara, por edhe pėr pamjaftueshmėri tė fondeve pėr tė krijuar bazė teknike dhe shkencore, bazė laboratorike pėr tė bėrė studimet e tyre, dhe nga ana tjetėr profesorati ynė ende ėshtė nėn nivelin e njė kėrkimi shkencor tė mirėfilltė”.
Tė vetmen shpresė Rrokaj e sheh tek rinia shqiptare, kudo qė ėshtė ajo. Trevat shqiptare thotė tė kenė njė fat tė madh, meqė ka “njė prurje tė madhe rinore qė ėshtė pasuria mė e madhe dhe e pazėvendėsueshme me asnjė lloj banke nė botė”, prandaj i jep tė drejtė vetes tė besojė qė hapja drejt universiteteve perėndimore, kualifikimi qė kanė punonjėsit universitarė dhe bashkėpunimi me rrjete universitetesh, edhe shkencėtarėt shqiptarė do t’i fusin nė nxjerrjen e njė produkti tė pėrbashkėt dhe kėmbimit tė pėrvojės.
Duke pasur parasysh kėtė, Rrokaj me optimizėm thotė se nuk e sheh krejtėsisht tė errėt perspektivėn “sepse tanimė ne nuk pėrpiqemi tė gjejmė rrugė tė pashkelura allashqiptarēe, por pėrpiqemi tė bashkėpunojmė, tė rakordojmė, tė bėjmė kėrkim shkencor bashkė me partnerėt tanė”, duke e konsideruar kėtė rrugė si mė tė sigurt pėr tė mėsuar prej tyre.
Si shpėtim pėr shqiptarėt pėr t’u shkėputur nga sistemi i vjetėr ai sheh Bolonjėn, ndėrkohė shpreh mėdyshje nėse deri tashti ka pasur reformim tė universiteteve tona konform kėtij sistemi.
“Ka kohė qė nė Kosovė zbatohet Bolonja, por unė jam i bindur se ēfarė Bolonje zbatohet kėtu. Por edhe tek ne. S’ka nevojė t’i shesim mend njėri-tjetrit sepse ne e dimė mirė se ēfarė pėrfaqėsojmė. Ajo qė na duhet qė tė gjithėve ėshtė qė ta pėrdorim Bolonjėn pėr t’u larguar nga mentaliteti klasik i mėsimdhėnies nė universitetet tona”, pėrfundon rektori i Universitetit tė Tiranės, Shezai Rrokaj, gjatė njė interviste dhėnė “Kohės Ditore”.
Intervistoi: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio