Studentet.info
Lajme : Pėr tė siguruar mobilitetin e studentėve dhe profesorėve
Kyqur 28-03-2007 9:47:03 (1369 Lexime)

USHT-ja nis “maratonėn” e marrėveshjeve

TETOVĖ, 28 MARS- Angazhimi I profesorėve universitarė, qė shpeshherė ka ditur tė jetė "mollė sherri" mes universiteteve
tė ndryshme, pa pėrjashtuar kėtu edhe mosmarrėveshjet qė nė kėtė drejtim kanė pasur dy universitetet shqiptare nė Tetovė, pritet tė zgjidhen sė shpejti. Javėn e ardhshme pritet qė Universiteti Shtetėror I Tetovės (USHT) dhe Universiteti i Evropės Juglindore nė Tetovė (UEJL) tė nėnshkruajnė marrėveshje bashkėpunimi pėr lėvizjen e lirė tė profesorėve dhe studentėve.

"Marrėveshja ėshtė gati dhe presim ta nėnshkruajmė javėn e ardhshme pasi tė kthehet prej vizitės jashtė Maqedonisė rektori i UEJLsė", pohon Sadi Bexheti, rektori i USHT-sė. Ai thotė se kjo Marrėveshje ėshtė nėnshkruar nga pėrfaqėsuesit e UEJL-it, kurse ka mbetur tė hidhet vetėm firma e pėrfaqėsuesve tė USHT-sė.


Kėto dy universitete edhe mė herėt kanė pasur marrėveshje bashkėpunimi, mirėpo me Marrėveshjen e re pritet qė mobiliteti (lėvizja e lirė) i profesorėve dhe studentėve tė kontrollohet nga universitetet dhe jo nga fakultetet sikurse ka qenė praktikė nė tė kaluarėn.

E drejta e angazhimit tė profesorėve nė disa universitete ėshtė e garantuar me Kushtetutė dhe Ligjin pėr arsimin sipėror, mirėpo ato ndalojnė punėsimin e tyre me marrėdhėnie tė rregullt pune nė dy e mė shumė universitete.

Rektori Sadi Bexheti tha se marrėveshjet pėr mobilitet tė kuadrit universitar do tė jenė tė bazuara nė principet e mobilitetit tė studentėve dhe programeve studimore, tė caktuara me ligj dhe tė obliguara me procesin e Bolonjės.

"Ashtu sikurse kemi lėvizjen e lirė tė studentėve dhe caktimin e kredive pėr programet studimore, mes universiteteve tė ndryshme, do tė kemi edhe lėvizjen e lirė tė profesorėve", tha rektori Bexheti. Pėrveē se me UEJL-in, USHTja marrėveshje pėr kėmbimin e profesorėve dhe studentėve do tė nėnshkruajė edhe me katėr universitete tė tjera. Tė hėnėn, mė 2 prill, ėshtė caktuar qė njė marrėveshje e kėtillė tė nėnshkruhet me Universitetin "Shėn Kirili dhe Metodi" tė Shkupit, kurse katėr ditė mė vonė me Universitetin e Vlorės. Nė USHT pohojnė se sė shpejti duhet tė ripėrtėrihen edhe marrėveshjet me universitetet e Tiranės dhe atė tė Prishtinės.

Nga: LAURA PAPRANIKU




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio