Studentet.info
Lajme : Viti i ardhshėm akademik me fakultete tė reja
Kyqur 28-03-2007 10:26:54 (1512 Lexime)

USHT me mjekėsi dhe stomatologji

TETOVĖ, 28 MARS- Nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės (USHT) nga viti i ardhshėm akademik do tė fillojnė me punė fakultetet e mjekėsisė, stomatologjisė si dhe do tė bėhet akreditimi i programit studimor tė Fakultetit tė farmacisė.

Hapja e kėtyre fakulteteve ėshtė paralajmėruar nga ana e zėvendėskryetarit tė Partisė Demokratike Shqiptare, Menduh Thaēi, ndėrsa ėshtė konfirmuar edhe nga rektori i USHT-sė Sadi Bexheti.

Zėvendėskryetari i PDSH-sė Thaēi ėshtė shprehur se janė pjekur kushtet pėr hapjen e kėtyre fakulteteve, tė cilat nė tė kaluarėn janė kontestuar nga struktura tė ndryshme, ndėrsa ka vlerėsuar se kjo ėshtė “punė e kryer”.




Rektori i USHT-sė Bexheti, nė njė prononcim pėr “Koha”, ka konfirmuar edhe sistematizimin e ri tė punės nė tė gjitha fakultetet brenda kėsaj qendre universitare.

“Nė kuadėr tė Fakultetit tė mjekisė do tė themelohen degėt mjekėsi e pėrgjithshme dhe stomatologji, tė cilat pritet tė fillojnė me punė nga viti akademik 2008/2009”, potencoi Bexheti, duke shtuar se me riorganizimin e ri, USHT do tė ketė 9 fakultete, tė cilat edhe tash ekzistojnė, por risi ėshtė se do tė ketė ndryshime nė ēėshtjet organizative tė tyre.

Procesi edukativo arsimor do tė mbahet nė objektet e tanishme dhe nė disa objekte tė reja tė cilat janė paraparė qė tė jenė nėn administrimin e USHT-sė.

Bexheti bėri tė ditur se Qendra sportive me tė gjitha objektet dhe stacionet do tė kalojė nė pronė tė USHT-sė kurse deri sa tė bėhet bartja nė kazermėn e Tetovės, 1000 metra katror tė Shtėpisė sė Kulturės do tė merren nė shėrbim tė USHT-sė ku do tė sistematizohet fakulteti i aktrimit si dhe njė pjesė e spitalit tė Tetovės do tė shėrbejė pėr zhvillimin e procesit edukativ tė fakultetit tė mjekėsisė, pėrkatėsisht farmacisė, fakultetit pėr motra medicinale dhe pjesėrisht do tė shfrytėzohet edhe nga drejtimi i biologjisė.

“Pritet qė sė shpejti tė bėhet kalimi nė kėto objekte, ku do tė zhvillohet procesi mėsimor i studentėve tė USHT-sė”, potencoi Bexheti.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio