Studentet.info
Lajme : U promovua libri "Cėshtja shqiptare"- Riformėsimi i Ballkanit nga James Pettifer
Kyqur 30-03-2007 10:31:45 (1847 Lexime)

“Cėshtja shqiptare” nga James Pettifer u promovua para studentėve tė USHT-sė

TETOVĖ, 29 MARS - Analisti britanik pėr cėshtje ballkanike, njėherėsh edhe ligjėrues nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės, James Pettifer, promovoi mė 28.03.2007 (tė mėrkurėn) nė Amfiteatrin e Rektoratit, para studentėve, profesorėve dhe stafit akademik, librin e tij dhe tė koautores Miranda Vickers, "Cėshtja shqiptare"- Riformėsimi i Ballkanit.

Prorektori pėr cėshtje tė Arsimit nė USHT, prof.Arifikmet Xhemaili, duke falėnderuar mysafirin pėr nderin qė i ka bėrė kėtij Universiteti, tha se “analisti britanik pėr cėshtje ballkanike, Xhejms Petifer, qė nga koha kur filloi tė ngrihej ky tempull i dijes ishte gjithnjė pranė nesh dhe ishte i angazhuar nė zyrtarizimin e kėtij Universitetit, qė sot kultivon dijen akademike dhe ka statusin e barabartė me universitetet e tjera nga vendi dhe jashtė. Prorektori Xhemaili tha se prof. Petifer punoi me njė pėrkushtim tė madh pėr cėshtjen shqiptare, ndėrsa fryti i kėsaj pune qė ėshtė mbėrthyer nė veprėn e tij “Cėshtja shqiptare”, tash po promovohet para jush, duke i uruar profesorit jetė tė gjatė dhe shumė libra tė tjerė.


Recenzenti i librit “Cėshtja shqiptare”, dr. sc. Nuri Bexheti tha se “kam pėrshtypjen qė deri mė tash njė pėrkujdesje tė vecantė nga tė huajt na kanė pėrkushtuar gjermanėt, ndėrsa nė kohė tė fundit kjo gjė shihet edhe te anglezėt, sic ėshtė rasti me profesorin James Pettifer. Nė kėtė libėr mund tė shihet edhe njė paanėsi politike E vecantė e kėtij libri ėshtė edhe qasja ndaj implikimeve tė ambasadave tė huaja nė lidhje me ngjarjet qė ndodhėn nė trojet shqiptare”, tha profesori Nuri Bexheti. Bashkautorja e kėtij libri, Miranda Vickers nėnvizoi se “ideja primare ka qenė qė tė hapim njė debat rreth cėshtjes shqiptare, qė shqiptarėt tė marrin kėtė libėr dhe tė mbushin ato zbrazėtira qė i kanė lėnė. Pranojmė se nuk e njohim mirė gjuhėn shqipe dhe ka mbetur shumėcka pa u mbush, pasi qė ėshtė fjala pėr njė periudhė 15 vjecare nė Shqipėri, Kosovė dhe Maqedoni”. Profesori James Pettifer, nė fjalėn e tij tė rastit tha se nė librin e tij pėrfshihet periudha nga viti 1997, nė tė cilėn janė pėrfshirė tė gjithė luftėrat dhe konfliktet”.

Analisti Pettifer bėri tė ditur se edhe gjatė konfliktit tė vitit 2001 ka qėndruar nė Tetovė, pėr tė ndjekur situatėn pėr sė afėrmi. Mė tej, ai shtoi se nė Angli shumė pak ėshtė ditur pėr historinė e shqiptarėve ngase ėshtė mėsuar historia e Jugosllavisė, ndėrsa ajo qė i ka shtyrė kėta autorė ta bėjnė kėtė libėr ėshtė trazira e vitit 1997 nė Shqipėri, duke e quajtur si vit kryesor pėr shqiptarėt. Sipas Pettifer, ky vit ėshtė nisma e hapjes sė cėshtjeve tė shqiptarėve, nisma e njė historie tė re pėr shqiptarėt. Nė fund, profesorėt dhe studentėt patėn mundėsinė tė parashtrojnė edhe pyetje lidhur me kėtė libėr, me theks tė vecanta pėr pėrmbajtjen dhe pėrfshirjen e ngjarjeve.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio