Studentet.info
Lajme : Serbėt e Kosovės veprojnė sipas ligjeve tė Serbisė
Kyqur 31-03-2007 2:20:55 (1725 Lexime)

Universiteti i Mitrovicės refuzon akreditimin nga UNMIK-u


Prishtinė, 31 mars – Universiteti i Mitrovicės, qė nga serbėt njihet si “Universiteti i Prishtinės me seli tė pėrkohshme nė Mitrovicė”, e ka refuzuar akreditimin, i cili para tri javėsh i ėshtė dhėnė nga UNMIK-u. Kėtij universiteti nuk i duhet akreditimi i misionit tė OKB-sė nė Kosovė meqė ai ėshtė “akredituar” dhe “posedon lejen e punės” tė Ministrisė sė Arsimit dhe Sportit tė Serbisė.
Sipas njė shkrese qė e ka siguruar e pėrditshmja kosovare “Koha Ditore”, e qė ėshtė nxjerrė mė 20 mars nga organet mė tė larta tė kėtij universiteti, “Vendimi ekzekutiv i pėrfaqėsuesit special tė sekretarit tė pėrgjithshėm tė OKB-sė, nr. 2007/17, i datės 11.3.2007, nė tėrėsi ėshtė i papranueshėm juridikisht pėr Universitetin e Prishtinės, ... nė Mitrovicė”.


Gazeta shkruan se me vendimin e PSSP-sė i ishte vazhduar akreditimi i pėrkohshėm Universitetit tė Mitrovicės, nė kuadėr tė ligjshmėrisė pėr arsimin e lartė nė Kosovė. Por, universiteti me seli matanė urės, thotė tė mos jetė i informuar pėr ekzistimin e Universitetit tė Mitrovicės, me tė cilin as formalisht e as juridikisht thotė tė mos jetė i lidhur, prandaj, edhe vendimi ekzekutiv i UNMIK-ut, qė ka tė bėjė me Universitetin e Mitrovicės, thuhet se nuk mund tė ketė kurrfarė lidhjesh juridike me “Universitetin e Prishtinės, ... nė Mitrovicė”.

Mst: Kemi akreditimin nga Serbia

Nė vendimin i cili mbanė firmėn e rektorit Zdravko Vitosheviq dhe tė kryetarit tė Kėshillit tė kėtij universiteti Novica Stoliq, thuhet se institucioni qė ata udhėheqin asnjėherė nuk i ėshtė drejtuar UNMIK-ut, as institucioneve tė pėrkohshme tė Kosovės pėr tė proceduar akreditimin, “por si edhe tė gjitha universitetet e tjera, themelues i tė cilave ėshtė Republika e Serbisė, nė pėrputhje me Ligjin e arsimit tė lartė tė kėsaj republike, ka nė dispozicion akreditimin nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit e Republikės sė Serbisė”.
Pasi kanė treguar qė “Universiteti i Prishtinės ... nė Mitrovicė” ėshtė themeluar nė vitin 1969 si “universitet shtetėror i Republikės sė Serbisė dhe edhe sot ka kontinuitet tė pandėrprerė tė punės”, ata kanė sjellė nė kujtesė edhe njė marrėveshje pėr arsim “tė cilėn e kanė nėnshkruar mė 1.9.1996, kryetari i Serbisė, Slobodan Milosheviq, dhe dr. Ibrahim Rugova”, me tė cilėn pasuria e Universitetit tė Prishtinės thuhet tė jetė ndarė proporcionalisht me numrin e studentėve me mėsim nė gjuhėn shqipe dhe nė atė serbe. Sipas marrėveshjes sė cilės ata u referohen, “Universiteti i Prishtinės” nė gjuhėn serbe, veprimtarinė e vet e kryen nė selinė e pėrkohshme nė Mitrovicė, prandaj konsiderojnė se atij i takon pasuria (lokalet dhe pajisjet) proporcionalisht prej 40 pėr qind.
Drejtuesit e universitetit pėr tė cilin mediat serbe raportuan se ka lėshuar mė shumė se 1000 diploma false, ndonėse kanė shprehur haptazi kundėrshtimin pėr t’u integruar nė sistemin e arsimit tė Kosovės ata kanė shfaqur edhe pretendimet pėr t’u integruar nė familjen e universiteteve evropiane. Kėtė ambicie e kanė radhitur nė pikėn pesė, nė tė cilėn thuhet: “Universiteti i Prishtinės me seli tė pėrkohshme nė Mitrovicė dhe Konferenca e universiteteve tė Serbisė i kanė parashtruar kėrkesė kryetarit tė Asociacionit tė Universiteteve Evropiane, prof. Georg Wineler, pėr ripėrtėritjen e statusit tė plotė juridik tė universitetit tonė nė Asociacionin e Universiteteve Evropiane, si anėtarė KONUS”.

Mst: Fati i universitetit i lidhur me “fatin e Kosovės nė kuadėr tė Serbisė”

Duke iu referuar rezolutės 1244, drejtuesit e universitetit kanė vlerėsuar se “Kosova ėshtė pjesė pėrbėrėse e Republikės sė Serbisė”, dhe meqė statusi i Kosovės nuk ėshtė zgjidhur ende, “Kėshilli i universitetit kėrkon zbatimin e dispozitave ndėrkombėtare tė Rezolutės 1244, heqjen dorė nga zbatimi i njėanshėm i statusit juridik, integriteti dhe autonomia e Universitetit tė Prishtinės me seli tė pėrkohshme nė Mitrovicė”. Ky universitet gjithnjė ekzistimin dhe punėn e vet “e ka lidhur me fatin e Kosovės nė kuadėr tė Serbisė”, por ka “premtuar” se do tė bashkėpunojė me tė gjithė ata qė zbatojnė tė drejtėn e universitetit tė tyre “ashtu siē zbatohen tė drejtat nė tė gjitha universitetet e Evropės”.
Dy ditė pasi drejtuesit e tė ashtuquajturit “Universiteti i Prishtinės, ... nė Mitrovicė” kishin marrė vendim pėr tė kundėrshtuar vendimin e PSSP-sė, ishte konstatuar se Universiteti i Mitrovicės ka qenė pengesė pėr integrimin e Kosovės nė Procesin e Bolonjės, ndėrkaq ri akreditimi i tij qė ėshtė bėrė nga UNMIK-u vlerėsohej se e pėrmirėson situatėn “e cika ka qenė e vėshtirtė” pėr sistemin e arsimit tė lartė nė Kosovė.
Zyrtarja e UNMIK-ut, Patricia N. Waring, ri akreditimin e kėtij universiteti e pati vlerėsuar si pėrfitim shumė tė madh pėr Kosovėn dhe si ndryshim pėr tė mirė.
“Ka qenė njė pengesė pėr integrimin e Kosovės nė Procesin e Bolonjės, dhe do tė nxisja po aq shumė dialog me Universitetin e Mitrovicės, sa mė shumė qė tė mundni, dhe tė shohim bashkėpunim sa mė tė madh ndėrmjet kolegėve nė Prishtinė dhe Mitrovicė”, kishte thėnė ajo nė konferencėn “Politikat kombėtare pėr integrim nė Zonėn Evropiane tė Arsimit tė Lartė”.
Ndėrkaq, me propozimin e kryendėrmjetėsit pėr statusin e Kosovės, Martti Ahtisaari, janė krijuar parakushtet pėr themelimin e universitetit tė dytė publik nė Kosovė, qendra e tė cilit do tė jetė nė komunėn e Mitrovicės sė Veriut. Universitetit, i cili do tė organizojė studime nė gjuhėn serbe, nuk do t’i nevojitet licencimi nga MASHT-i. Kjo, pėr faktin se, sipas propozimit tė Ahtisaarit, “Komuna e Mitrovicės sė Veriut do tė ketė kompetencėn e arsimit tė lartė, pėrfshirė regjistrimin dhe licencimin e institucioneve tė arsimit, punėsimit, pagimit tė rrogave dhe trajnimit tė instruktorėve dhe administratorėve tė arsimit”. Nė bazė tė kėsaj, komuna do tė ketė autoritet edhe pėr tė zbatuar pėrgjegjėsinė e kėtij universiteti publik nė gjuhėn serbe, ndėrsa kompetencat shtesė do t’i mundėsojnė komunės emėrimin e dy anėtarėve tė Bordit tė universitetit qė do tė pėrbėhet nga nėntė gjithsej, ndryshe nga Universiteti i Prishtinės, ku ministria emėron njė pjesė tė anėtarėve dhe jo komuna.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio